Është bërë e zakonshme që në përvjetorët e ngjarjeve të vitit 1981 të theksohet roli i “organizatave patriotike ilegale”. Madje, me një nostalgji të veçantë përdoren termet “ilegalisht”, “ilegalja”, “ilegaliteti” dhe nocione tjera që rrjedhin nga fjala “ilegal”.

Përmasat që ka marrë përdorimi i këtij termi imponon hapjen e debatit që një herë e përgjithmonë të ketë një qartësi se çka mbulojnë këto terme në aspektin kuptimor.

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është polemik, për këtë arsye nuk do të citoj asnjë autor që përdor apo arsyeton përdorimin e këtij termi. Nëse e shoh të nevojshme në të ardhmen mund të përdoren edhe emrat e përveçëm.

Në fillim po përmend arsyetimin e mbështetësve të përdorimit të këtij termi me atë se “termi ‘ilegal’ është ngulitur në fjalorin e ligjërimit të zakonshëm dhe atë shkencor, studiues, e cila kuptohet si formë e veprimit të fshehtë të organizatave të Lëvizjes Kombëtare kundër regjimit jugosllav”.

Përdorimi nga një numër i madh i njerëzve i një termi për një dukuri të caktuar nuk e arsyeton përdorimin e tij, nëse ky term është i gabueshëm. Madje, edhe në rastin kur të gjithë njerëzit e një shoqërie të caktuar përdorin një arsyetim të caktuar për një çështje kjo nuk ja shton saktësinë.

Është i njohur “shembulli i baticës”. Për mijëra vite shoqëritë njerëzore që kanë jetuar përgjatë brigjeve të detit janë munduar ta shpjegojnë fenomenin e baticës. Është interesant se shumica e popujve që na kanë lënë botëkuptimet e tyre rreth kësaj çështjeje dëshmojnë për një qasje pak a shumë të ngjashme: janë munduar të gjejnë shkakun e baticave në thellësi të detit. Për t’i forcuar bindjet e tyre, kanë imagjinuar perënditë e detit të cilët kur zemëroheshin me sjelljen e njerëzve (e zemërimin e kishin ciklik!) provokonin baticën e detit! Kishin mundur të vazhdojnë hulumtimin e tyre në det edhe për mijëra vjet të tjera dhe me tërë teknikën që posedon aktualisht njerëzimi nuk do të gjenin të vërtetën në fund të detit. Këndvështrimi ishte i gabuar! U dashtë të ndryshohet këndvështrimi dhe të shihej ndikimi i hënës në tokë për shpjeguar shkencërisht fenomenin e baticës. Mund të ketë ende njerëz që besojnë se perënditë e detit krijojnë baticën dhe nuk ngurrojnë të bëjnë sakrifica për të zbutur zemërimin e perëndive, me arsyetim se kështu kanë besuar të parët e tyre.

Prandaj, përdorimi i gjerë që ka termi “ilegal” si “formë e veprimit të fshehtë të organizatave të Lëvizjes Kombëtare kundër regjimit jugosllav” nuk ja shton saktësinë këtij termi.

Ajo që është thelbësore për problematikën e mësipërme ka të bëj me faktin se çështja e legalitetit/ilegalitetit nuk ka për kriter vlerësimi formën e veprimtarisë, por ligjshmërinë e një veprimi. 
Kur kemi të bëjmë me ligjshmërinë e veprimeve që shkëputën territoret shqiptare nga Shqipëria dhe u ndanë si plaçkë shteteve fqinje, të gjithë veprimtarët për gjatë më shumë se një shekull e kanë cilësuar si të paligjshme. I njëjti qëndrim ka qenë edhe në rastin kur Jugosllavia komuniste nuk e zbatoi vullnetin e popullit të Kosovës që të bashkohet me Shqipërinë dhe shkeli vendimet e Rezolutës së Bujanit ku delegatët shqiptarë, serbë, malazezë dhe boshnjakë, pjesëmarrës të kësaj Konference, ishin përcaktuar qartë në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Prandaj, pushteti komunist jugosllav në territoret shqiptare ishte ilegal, edhe pse vepronte haptas. Ndërsa, të gjitha veprimet e kryera kundër këtij pushteti, qoftë haptas, qoftë fshehtas, ishin veprime të ligjshme në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje, që ishte një nga parimet themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe konsiderohet vlerë universale.

Nëse çështjen e “legalitetit/ilegalitetit” e shohim në raport me lëvizjet nacionalçlirimtare në botë do të bindemi për qasjen e gabueshme që është instaluar në terminologjinë që përdoret për Lëvizjen Kombëtare të shqiptarëve që kanë vepruar kundër pushtetit ilegal të Jugosllavisë në territoreve tonë.

Duke u nisur nga fakti se “legalitetit/ilegalitetit” shndërrohen në objekt të luftës në mes palës që ka pushtuar territorin e caktuar dhe atyre që angazhohen për ta çliruar nga okupatori, termi “ilegal” shndërrohet në fjalën thelbësore që i ndan dy kampet.

Përderisa të gjitha organizatat dhe lëvizjet nacionalçlirimtare anë e kënd botës okupimin e territorit të tyre dhe mosrespektimin e të drejtës për vetëvendosje e konsiderojnë “ilegal” dhe pushtetin që nuk ka respektuar vullnetin e popullit e cilësojnë si “pushtet ilegale në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pushteti i instaluar përpiqet t’i njollosë lëvizjet dhe organizatat çlirimtare si të ishin struktura “ilegale”, për arsye se nuk respektojnë ligjet dhe rendin e vendosur nga ai.

Një nga orientimet politike të lëvizjeve apo të organizatave çlirimtare në botë është këmbëngulja e tyre që të fitojnë legalitetin në shkallën ndërkombëtare dhe ta prezantojnë pushtetin si pushtet ilegal.

Falë vendosmërisë së tyre të madhe lëvizjet nacionalçlirimtare në botë fituan legalitetin ndërkombëtare edhe përmes të drejtës ndërkombëtare. Në pikën 2 të rezolutës 1514 të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të datës 14 dhjetor 1960 thuhet qartë se “të gjithë popujt kanë të drejtë që lirshëm të vetëvendosin; në përputhje me këtë të drejtë ata përcaktojnë lirshëm statusin e tyre politik dhe ndjekin në mënyrë të lirë zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor”.

Mjafton të lexohen programet, kartat, kushtetutat apo statutet e këtyre organizatave dhe lëvizjeve çlirimtare për t’u bindur se askund nuk mund të gjejmë identifikimin e tyre si “organizata ilegale” ose “lëvizje ilegale”. Përkundrazi, si “ilegal” përkufizohen veprimet e palës tjetër, ligjet e palës tjetër, prezencën politike, ushtarake dhe policore të palës tjetër.

Vetëm ne bëjmë përjashtim! Identifikojmë veten si “ilegalë” dhe organizatën (lëvizjen) tonë çlirimtare e cilësojmë si “ilegale”. Mosnjohja e përmbajtjes adekuate të këtij termi ka bërë që në disa raste përdorimin e këtij termi për veten tonë ta bëjmë me mburrje!
Ta përkufizosh veten si “ilegal” në raport me Jugosllavinë në tërësi, ose me Serbinë, me Maqedoninë apo me Malin e Zi veç e veç, është gabimi më i madh që mund të bëjmë, sepse u japim “legalitetin” pushtimit të territoreve tona dhe mosrespektimit të të drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar.

As ndikimi që ka pasur një film i realizuar në Shqipëri në vitin 1976, i titulluar “Ilegalët”, që trajtonte veprimtarinë antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore, as mbështetja në definicionet e cilitdo fjalor nuk i jep saktësi përdorimit të gabueshëm të termit “ilegal” në raport me ne dhe organizatat (lëvizjet) që kishin për qëllim çlirimin kombëtar nga Jugosllavia.

Nëse kemi parasysh se në rrafshin e politikës ndërkombëtare cilësimi i një organizate si “organizatë ilegale” ka konotacion tejet negativ, për arsyes se në këtë kategori futen organizatat që merren me trafikim të drogës, të armëve, të njerëzve, të organeve njerëzore etj. duhet të ndërpritet përdorimi i gabueshëm i këtij termi. Në të kundërtën i bëjmë shërbim, në mënyrë të pavetëdijshme, propagandës antishqiptare.

Përveç ankesave që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i shprehu në takimin me nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, ai, në një fjalim para rreth 6000 qytetarëve në Mitrovicë të Sremit të Vojvodinës volli vrer kundër miratimit të Platformës për dialog të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Mediat në gjuhën shqipe raportuan për fyerjet që presidenti i Serbisë u adresoi politikanëve shqiptarë të Kosovës dhe atyre të BE-së. Megjithatë, revolta e Aleksandar Vuçiçit lidhur me platformën që miratoi Kuvendi i Kosovës del hapur në fjalimin e tij të mbajtur në Mitrovicë të Sremit.

E shoh me interes që lexuesi shqiptar të njoftohet më gjerësisht rreth këtij fjalimi. Për këtë arsye kam bërë përkthimin e pjesëve që më janë dukur më domethënës dhe që nxjerrin në shesh se ku i djeg Serbisë!

Ndër të tjera ë këtë fjalim Presidenti i Serbisë AleksandarVuçiq thotë:

“Të dashur miq. Dje ka ndodhur diçka e rëndë; shqiptarët kanë sjellë platformë! Ju lus që të dëgjoni se çka shkruhet në atë platformë. Kanë sjellë Platformë… Kam menduar se pafytyrësia ka kufij, por dje kam kuptuar se pafytyrësia nuk ka fund!

Në atë platformë kanë shkruar se ne duhet të njohim pavarësinë e tyre, ta njohim menjëherë! Madje as kjo nuk u mjafton! Ta njohim në kufijtë e sotëm të Kosovës që ata të mund të na njohin një ditë dhe të na i falin një ditë të gjitha mëkatet. Ky është vetëm parakusht, që ne të tregojmë shenja besueshmërie që ata të kenë më shumë besim te ne, që të mund ta pranojnë Serbinë! Paramendoni veprojnë sikur ne të mos ishim shtet dhe sikur na ka mbetur që ata të na njohin!Dhe për këtë arsye flasin për njohje reciproke. Sikur të mos ishte  e pikëlluese do të kishte qenë qesharake. Kjo i bie sikur ne presim që ata të na njohin neve, që na njeh krejt bota, neve që jemi themelues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Na flasin se si është mirë që të ketë njohje reciproke!

Dhe kjo është cikërrimë në krahasim me atë që vijon.

Ata thonë se Serbia duhet të përgjigjet për krimet seksuale të kryera ndaj shqiptareve! Pastaj thonë se Serbia dhe serbët duhet të përgjigjen për të gjitha krimet tjera që janë kryer ndaj shqiptarëve, dhe ne me të gjithë këto kërkesa duhet vullnetarisht të pajtohemi! Të krijohet një gjykatë e veçantë  për krimet që kanë kryer serbët. Edhe kjo nuk është e mjaftueshme! O njerëz, do të duhet t’u paguajmë dëmshpërblimet e luftës, ndoshta për arsye se kanë bërëndarjen e dhunshme të një pjese të territorit tonë përmes agresionit që ka kryer Pakti NATO; ndoshta për këtë do të duhet t’u paguajmë dëmshpërblime lufte.Dhe e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme! Do të duhet të plotësojmë edhe pesë kushte të tjera që ata, të “mëdhenjtë e kësaj bote”, jo ta harrojnë, por të na e falin, dhe ata të na njohin në një moment të caktuar! Dhe kur i shihni të gjitha këto ju e kuptoni se shqiptarët kanë sjellë vendim që të mos ketë dialog! Kanë sjellë vendim që të mos ketë kurrfarë bisedimesh! Dëshira e tyre është ta ulin sa më pushtë Serbinë!

Kemi dashur kompromisin dhe gjithmonë e kemi kërkuar. Edhe sot themi se dëshirojmë kompromis, por për atë që të shkatërroni Serbinë, ta asgjësoni Serbinë, ta shkelni Serbinë nuk do të mundni as ju, siç nuk kanë mundur edhe shumë më të fortë se ata të Prishtinës që janë përpjekur në qindra vjet para tyre…Po u them se nuk ka më “Oluja”! Nuk ka më “Blesak”! (Këtu aludohet në ofensivat kroate që çliruan përfundimisht çdo pjesë të Kroacisë që mbahej nën okupimin serb). Dhe e di mirë se çka ju them kur shqiptoj këto fjalë! Dhe ju bëni llogaritë mirë! Bëni llogarit mirë dhe përpiquni të luani! Ne nuk do ta ngucim askënd! Asnjëherë nuk do të provokojmë asnjë konflikt! Por do të kërkojmë paqe dhe do të kërkojmë bisedime! Ndërsa ju kur të hiqni platformën tuaj dhe kur do të hiqni taksat e juaja, atëherë mirë se vini në bisedime, pa marrë parasysh se çfarë rrenacakësh jeni!”

Mendoj se ky fjalim e nxjerr sheshit pse Serbia nuk është e gatshme të hapë një kapitull të ri në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti!

Për të interesuarit që të dëgjojnë fjalimin në tërësi:

https://informer.rs/vesti/politika/424334/foto-video-vucic-razvalio-siptare-bando-pristinska-sada-uzmite-papire-sikter-srbija-vam-zahteve-nikada-ispuniti-nece?fbclid=IwAR0xoD4JGSjOljB28Z3OoMhjiKVlUCjIeZyAdQDvjDoPPvmti9CLliGGQ3Y#.XIKcK4UTpuc.facebook

Shënjestra e amerikanëve për të dërguar pas hekurave pushtetarët e korruptuar, duket se po kthehet drejt Tiranës. SPAK po ngrihet dhe sinjalet janë të qarta se do ketë hetime në radhët e pushtetarëve të lartë. Ajo që po e dëshmon fare qartë një gjë të tillë është Maqedonia. Aty ra pushteti i korruptuar i Gruevskit dhe tani po shkojnë para drejtësisë të gjithë zyrtarët e përfshirë në afera. Ditën e djeshme janë dënuar me burg një sërë zyrtarësh tepër të lartë, mes të cilëve dhe kreu i PDSH, Menduh Thaçi.

Bëhet fjalë për dosjen e famshme “Titanik 2”, e cila ka të bëjë me afera korrupsioni dhe manipulim të zgjedhjeve. Dje Gjykata e Shkupit vendosi dënim me tri vite burg për ish-shefin e policisë sekrete DSK, Sasho Mijalkov. Ndërsa kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi u dënua me tre vite e dy muaj burg. Ish-anëtarit të Komisionit të Zgjedhjeve, Bedredin Ibraimi, i është dhënë dënimi me katër vjet e gjashtë muaj burgim, ndërsa anëtarët Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Scev u dënuan me nga tre vjet bur.gim.

Përveç tyre janë dhe mbi 90 zyrtarë të tjerë në Maqedoni që po hetohen për afera të ndryshme. Interesant është fakti se pas arratisjes së Gruevskit, kishte sinjale se dhe emrat e mësipërm mund të bënin të njëjtën gjë dhe janë vënë në vëzhgim, veçanërisht Sasho Mijalkov. Ai është kushëri i parë i Gruevskit dhe kanë qenë amerikanët që e mbanin në vëzhgim.

Rreziku shqiptar

Arrestimet në Maqedoni kanë shpërthyer prej gati më shumë se një viti dhe kjo po bëhet falë Prokurorisë Speciale që është ngritur atje. Pas gjithçkaje fshihen amerikanët, të cilët kanë vendosur të ndëshkojnë gjithë shpurën e Gruevskit. Kjo tregon se e njëjta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë. Sapo Prokuroria Speciale të marrë jetë, do ketë reprezalje në nivele ish-ministrash, deputetësh e ish-deputetësh. Dyshimet janë se pikërisht një shembull i tillë e ka alarmuar dhe opozitën shqiptare.

Berisha, Basha e Kryemadhi e kanë parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni, Rumani e Kroaci dhe duket se po luajnë kartën e fundit për të mos e lejuar një gjë të tillë të vijë dhe në vendin tonë. Të njëjtën gjë bëri dhe Nikola Gruevski pasi ra nga pushteti. Të gjithë e mbajnë mend sesi i ngriti njerëzit në protestë dhe sulmoi institucionet. Madje njerëzit e tij u futën në Parlament dhe sulmuan fizikisht deputetët. Pra duket se kemi të njëjtët skenarë që po përdor dhe sot opozita shqiptare. Gruevski e dinte se po afronte fundi dhe tentoi të destabilizonte Maqedoninë me shpresën se do i shpëtonte ndëshkimit.

Jo vetëm që u dënua, por u arratis nga frika. Po ashtu, janë arrestuar disa ish-ministra dhe shumë funksionarë të tjerë. Duket se dhe opozita shqiptare e di fare mirë se vala e arrestimeve të tilla do vijë në vendin tonë. Nëse shihet retorika e ndërkombëtarëve që kanë ardhur në vendin tonë, të gjithë e kanë vënë theksin te reforma në drejtësi e lufta ndaj korrupsionit. Të gjithë kanë kërkuar të mos ketë asnjë pengesë.

Në Maqedoni të gjitha arrestimet janë udhëhequr nga amerikanët dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe në vendin tonë. Një tjetër ngjashmëri është se dhe në Maqedoni ishte Moska që fshihej pas Gruevskit dhe e nxiste të sillte destabilizimin. Por ditët e fundit kanë dalë fakte se e njëjta gjë po ndodh dhe në vendin tonë, pasi PD e LSI po i shërbejnë Rusisë. Por ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë se nuk ka asnjë kthim pas për SPAK, çfarëdo që të ndodhë. Kjo duket se është dhe arsyeja që ka trembur liderët opozitarë, të cilat po tentojnë të ndezin flakë vendin. /Kliti Topalli /ekskluzive.al

Bardhyl-Mahmuti-Ditëve të fundit më kanë ardhur mesazhe të cilat gjoja mbështeten në  materialet ekskluzive të burimeve të vendimmarrjes ndërkombëtare në bisedimet Kosovë – Serbi. Për të qenë më bindëse në atë që shpërndahet në emër të “vendimmarrjes ndërkombëtare”, shkrimi shoqërohet edhe me një hartë të territoreve që parashihen “të shkëmbehen me marrëveshje”!

Prezantimi i hartës është bërë me mjeshtri që të krijohet iluzioni se në këtë shkëmbim territoresh Kosova fiton më shumë se sa Serbia! Këtu kemi të bëjmë me një manipulim të fëlliqtë në funksion të krijimit të një klime të favorshme për t’i dhënë territoret e Kosovës Serbisë dhe për të “marrë” territoret që padrejtësisht janë ndarë prej saj.

P.S. Në këtë rast nuk e përdora termin “i kulluar” ose i “pastër”, sepse nuk ka asgjë të pastër e as të kulluar në këtë manipulim të fëlliqtë!  

– Cdo agresor e organizador i tij ndeshkohet ashpernga ligjet shqiptare dhe nderkombetare !
Ndaj….

MOS U BENI MISH PER TOPIN E KUSAREVE DHE VRASESVE TUAJ

Nga Alban Dega, Nju Jork

Protesta e drejte dhe kufiri ligjor me
krimin !

Kam ndjekur drejteperserdrejti protesten ne disa televizione njekohesisht…80 per qind e protestuesve qene paqesore, qytetare, demokrate.
Protesta paqesore, demokratike dhe qytetare kunder cdo qeverie eshte proteste qytetare krejt e ligjshme dhe e drejte deri ne castin qe filloi guri dhe druri kunder policise.
Perdorimi i dhunes fizike kunder policise dhe ruajtesve te rendit, demtimi i prones private dhe publike eshte shkelje e rende, dhunim i ligjit, shkurt krim.
Shufrat e hekurit dhe vareja, shishet me benzine e hunjte, cenimi e per me teper rrenimi i prones private ose publike jane te kunderligjeshme, jane krim!
Nuk po flas per kusaret e kamikazet e Sali Berishes qe vodhen mbi 600 milione jo 230 milione te saj nga ajo autostrade qe nuk eshte aspak autostrade por udhe 1 kalimeshe ne dhjetra kilometer te saj, per secilin prej te cileve jane paguar 22.666.666,66… dollare. Mos harroni se edhe interesi 12: 99 per qind ne vit i kredise tregtare te Boles se Berishes paguhet nga shqiptaret jo nga hajdutet me cizme te saj qe i nxoren perseri ne prite viktimat e tyre.

Kamikazet e Berishes dhe regjizoret e “luftes … mosbindjes civile”

Rreth 20 per qind qene kamikaze te Berishes, Bashes, Nokes, Kryemadhit… mercenare te “Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias krejt jashte kontrollit” te politikes atdheshitese e atdherrenuese kunder shqiptareve dhe Shqiperise, operative shqipfoles te UDB-es serbe dora e zeze e Beogradit e Moskes ne Kukes, Tropoje, Has e kryesisht ne Tirane.
Hajdute me pervoje te gjate mbi 50 vjecare, vrases, plackites, zhvates, gjobaxhi… qe ishin regjizoret politike te dhunes qe nxisnin dhunen jane kriminele jo qytetare demokrate . Te vetquajturit “ pishtare te demokracise” qe me demokraci kuptojne salikracine, kusarine dhe korrupsionin, pandeshkueshmerine dhe paprekshmerine, krimin e organizuar duhet te kene kujdes dhe ti Ruben forces se ligjit !
Regjizoret me Flamur Noken dhe operativet e UDB-es se Beogradit dhe RIA-s se Putinit patjeter do te jene ne prapaskene. Ata hedhin gurin duke fshehur duart e kokat ne Benza me Land Rovers me targa deputetesh e duke dhene udhezime e urdhera zjarri e varesh me I-phone X e Galaxi Note 9 … njemije dollaresh…
Edi Rama mund te kete njemije e nje te meta por nuk eshte vrases serial si Sali Berisha e banda e tij qe i vrau shqiptaret e Shqiperine te pakten 13 here ne 13 vjet ! Duhen hapur mire dite per te parandalusr skenare ala Sputnik te Putinit per fillimin e luftes civile ne Shqiperi e Fake News te Beogradit she Moskovit !
Bema e zezona antishqiptare pa fund te nje kryebanditi

Pa medyshje ne prapaskenen dhe regjine e protestes se 16 shkurtit eshte dora e zeze e zjarrvenesve politike dhe te Shqiperise jo sot por tash e 27 vjet me:

1- “Kuoten Zero” qe
rrenoi krejt industrine,
Si bujqesine, arsimin –
ekonomine shqiptare

2- “Cekun e Bardhe qe vrau shpirtin e punes te shqiptareve
3- Shkeljen e ambardos se naftes e armeve per terroristet e UDB-es , paramiliaret e bamditet e Milloshevicit dhe vampiret e Ruandes
4- Mbytjen ne torura e zhdukjen e kufomes se atdhetarit Remzi Hoxha,
5- Piramidat vrastare te 10 000 shqiptareve te 97-es dhe vjedhjen ose djegjen e kater 4 miliarde dollareve te shqiptareve
6- Grushtin serbo- salisto- fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998 ne kulmin e genocidit serb ne Kosove,
7- Vjedhjen 500 milione euroshe te “autostrades se kusarise se kombit”,
8- Hedhjen ne ere te 150 milione dollareve te Bankes Boterore ne Bregdetin e Jugut te Shqiperi nga shenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi me korrupsionin e pangopesine e tij
9- “Tokat e Helmatisura” te Porto Palermos te nipit te shefit te UDB-es serbe Stanishic Damir Fazlic, ne bashkepunim me Lulezim Bashen, Argita Berishen qe ia hoqi 100 milione dollare investime per bonusin e suksesit te garantuar
nga i jati i saj kryeminister, Sali Berisha

Nga fatkeqesite ne katrahura……

10- CEZ-in 650 milionesh te Xenit te garantuarpo ashtu nga babai i tij kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tredhur prej tij ,
11- Masakren e tmerrshme antishqiptare e antiamerikane te Gerdecit me 26 viktima, qindra te sakatuar dhe nje fshat te rrenuar deri nene themele
12- ARMO-n e Taci- Oil qe i shkaktoi nje humbje prej 650 milione eurove te garantuara nga superfuqia ekonomike e Botes qeveria kineze te ofertes qe beri nje kompani kineze per privatizimin e saj
13- Me Rapiscanin famekqe me nje humbje prej 250 milione dollaresh
14- Me Interkoneksionin Kosove- Shqiperi, e financuar nga banka e fuqishme gjermane qe e sabotoi nipi i Beogradit ne bashkepunim me UDB-en serbe
15- Me marreveshjen atdheshitese te Otrantos te Lulezim Berishes qe u kap ne flagrance nga atdhetari Myslim Pashai dhe Gjykata Kushtetuese e Shqiperise
16- Me ekzekutimin pa vendim gjykate ligjore dhe ne shkelje flagrante te Kushtetues se Shqiperise qe ndalon denimin me vdekje te 4 protestuesve te pafajshem, plagosjen e dhjetera, rrembimin, torturimin e qindra te tjereve nga policia, FNSH-ja dhe “falangat e murrme” te Sali Berishes.
17- Me dhjetera lejet abusive, te falsifikuara e korruptuara te hidocentraleve e rrenimit dhe vrasjes se Valbones, Vjoses e dhjetra perlave te natyres shqiptare Dora e zeze dhe e zgjatur e Beogradit dhe Moskes ne “luften civile” ne Shqiperi ne Veri e ne Jug te vendit… Ka edhe me !

Dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne “luften civile” ne Shqiperi

Eshte nje mal me krime te renda te ”Bandes se Gangstereve “ dhe “Mafias jashte kontrollit” te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Bujar Nishanit, Edi Palokarit, Fatmir Mediut, Genc Rulit, Genc Pollos, Aldo Bumcit, Enkeled Alibeajt, Ilir Metes, Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit e co.
Te vetdijshem per bemat e krimet e tyre pa fund, kjo bande e Mafia eshte hedhur ne veprime e akte deri ne terror jo vetem psikologjik e verbal, por edhe thirrje te hapura per “revolucion”, per permbysje me dhune te qeverise , per “mosbindje civile” ( “mosbindje dytetare”), per “plumba kokes “deri ne bllokim te rrugeve kryesore automobilistike dhe paralizim te mbare te jetes ekonomike, financiare, ushqimore, shendetesore, arsimore te shtetit.
Zedhenesi me i zellshem i kesaj politike rrenuese eshte kreu i “Bandes se Gangstereve” e Il Capo dei Capi, kapoja e “Mafias krejt jashte kontrollit”, Sali Berisha dhe kamikazet e tij me antishqiptare, Lulezim Basha e Flamur Stanishici, Edi Palokari e Monika Kryemadhi, Petrit Vasili e co.
Duke iu pergjigjur flake per flake dhe mjenehere ogurit te zi te Kremlinit, Sputnikut Putinist per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi”, “Banda e Gangstereve” te Sali Berishes me qahajajte e tij Lulezim Basha, Flamur Noka, Monika Kryemadhi… brenda 12 oreve pas kushtrimit te Putinit shpallen “ Mosbindjen Civile” te “Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne saje te pandeshkueshmerise dhe paprekshemerise qe u ka siguruar Luigji i 14-te Sali Berisha.

Flake per flake e njezeri ne rrugen e Putinit!

Putini kukati “ filloi lufta civile ne Shqiperi”… Kukuvajkat e Moskes ne Tirane shpallen dhe neser fillojne “ mosbindjen civile” ne Shqiperi! Cfare bie ne sy ne qendrimin e medias shqiptare dhe gazetareve te mirenjohur tashme si “kazani”!? Te gjitha kanalet televizive dhe gazetat e “Kazanit” jane renditur perkrah sponsoreve, tutoreve dhe oligarkeve politike te tyre me Sali Berishen dhe Like Floririn ne krye.
Kanale televizive, te akuzuara me video e fakte konkrete tek “ Tema”e Mero Bazes “Report TV”, “ “Pamfleti” i Gjergj Zefit , “Dita”, “Shqiptarja.com”, Vizion Plus, Bedri Islami, Viktor Malaj, Skender Minxhozi, Ardian Thano…. dhe elita intelektuale e gazetarise shqiptare, …. per lidhje e sponosorizim nga Moska u bashkuan me padronet e tyre ne Tirane, Beograd e Moske. “Ora News”, me drejtore te pergjithshme nje “nuse” ruse te pronarit Ndroqi me Artur Zhejin eshte ne krye te listes.
“News 24”. “Ballkan Web” e “Gazeta Shqiptare”e Mafias se Pogradecit dhe Gruevskit rus te Shkupit ….; Fatos Lubonja e Andi Bushati, Andi Bejtja e Armand Shkulaku, Cim Peka per te mos folur per RD-ne dhe “Integrimi” i “Levizjes Socialiste per Interes”, sic e quajti aq bukur sot deputeti Ulsi Manja ne “News 24” u mbajne ison. Top Chanal me drejtorin e saj Ben Bibilushin, qe kurre as nuk eci dhe as nuk ka per te ecur vete, ishin zedhenesit dhe instruktoret e Bandes se Gangstereve duke derdhur krejt mllefin e deshtimit te paralajmeruar Libra-s se Blushit.
” Klani” ishte as mish as peshk, por si gjithnje hileqar ne pritje te nderrimit te drejtimit te eres per tu kthyer ne origjine kur u be grusht rreth Sali Berishes e Lulezim Bashes kunder protestes se 21 janarit 2011, armeve kimike dhe kunder Reformes ne Drejtesi e Vetingut, pro Cadres ….
Informim i njeanshem, dizinformim, fake news ala RIA, GRU, ala Sali Berisha, ala Vladimir Putin per nxitje trazirash e mosbindje civile eshte thelbi i ologarkeve mediatike ne sherbim te oligarkeve politike te Sali Berishes dhe Like Floririt, i cili eshte mjeshtri i uzurpimit e kontrollit te medias .

Zemra e shtetit eshte prej ligji !

Jo rastesisht zgjodha trazirat me te renda qytetare te shekullit te 20 –te ne nenen boterore te demokracise, te mikut dhe aleatit me te madh te shqiptareve dhe Shqiperise, me 29 prill 1992 .
Pjesa e pare e kesaj analize nuk eshte krijim imi eshte thjesht perkthim i permbledhur nga Google bashke me fotot qe e shoqerojne.
Vetem atehere kur u harxhuan te gjitha mjetet demokratike te Bashkise se qytetit te Los Anxhelosit, kur nuk dhane rezultat nderhyrja e Gardes Kombetare te Guvernatorit te Kalifornise shtetit me te madh te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, vetem pasi u bllokuan autostradet kombetare dhe u rrezikua rendi , qetesia dhe jeta e shtetasve amerikane dhe bizneseve te tyre , Presidenti i Amerikes e njekohesisht miku i madh i shqiptareve te Kosoves dhe Shqiperise. Xhorxh H. Bush urdheroi ushtrine dhe agjencite ligjzbatuese federale te rivendosnin rendin,
Brenda tri oreve kryeqyteti Boteror i Kinematografise, i Hollivudit dhe Oskareve ra ne qetesi. Ligji dhe fuqia e tij hyjnore mbrojti dhe rivendosi demokracine e cenuar e te kercenuar me zjarr e me hekur. Shteti e ka zemren prej guri, kane thene romaket e lashte!
Sot shteti e ka zemren prej celiku special qe eshte ligji dhe drejtesia ndaj kujtdo qe e dhunon dhe shkel sadopak ate!

Vigjilence … syceltesi !

Askush nuk eshte as i pandeshkueshem dhe as i paprekshem prej tij. Aq me pak Sali Berisha dhe Banda e tij qe kane nje Himalaje me krime deri kunder njerezimit mbi kurrizin e tyre!
Po te keni dyshime po i kujtoj kolegun e tij te aferave te pista te helikoptereve sakate qe u blene prej tij sa frengu pulen nga, Sarkozin dhe shtetin e tij, Francen qe coi ne gijotine shembelltyren e Sali Berishes, Luigjin e 14-te dhe “Ligji jam une” i tij !
Sarkozi eshte ne burg sot per nje afer korruptive elektorale prej 70 milione eurosh qe i kishte dhuruar Muamar Kadafi i Libise, shume me e vogel se vetem Rapiscani 250 milionesh i Sali Berishes dhe Mafias se tij krejt jashte kontrollit “. Per te fshehur gjurmet e veta te pista, Sarkozi urdheroi ekzekutimin e tij barbar dhe te te birit ne kundershtim me kerkesen e amerikaneve per ta nxjerre para gjyqit.
A nuk eshte vetem ky fakt nje kushtrim ndaj cdo shqiptari per vigjilence, per syceltesi per te qendruar larg bandes se gangstereve te Tiranes qe e rrenuan, shketerruan dhe zhbene shtetin shqiptar me shume se 13 here ne 13 vjet sundimi te tyre!
Mos bini viktime e banditeve, gangstereve, mafiozeve politike e familjare te Tiranes!
Mos beni mercenarin dhe zjarrvenesin e “revolucionit” Bolshevik te Sali Millosh Putinit dhe te Lulush Karabush “300 leke kilen e energjise”.. e Mona Cizmes !
Drejtesia ligji vonon por nuk harron !
As nuk do te harroje kurre !
Mos u beni mish per topin e kusareve dhe vrasesve seriale tuaj dhe te Shqiperise!

Ilir Harshova-Ndonëse për Berishën humbja gjithnjë është fitore, të gjithë e kuptuan se mbyllja e protestës së dhunshme e 16 shkurtit 2019, e cila mund të quhet fare mirë kryengritje dhe jo protestë, pasi qëllimi i saj ishte rrëzimi i qeverisë aktuale dhe zëvendësimi i saj me një tjetër dhe, prandaj, duhej trajtuar si e tillë, ishte nga dështimet më të turpshme të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës, organizatorit të saj, por mjerisht këtë gjë nuk e kuptoi as partia, as Saliu, as aleatët e tyre dhe as mbështetësit e tyre.
Në vitin 1924 Hitleri organizoi një puç për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të Gjermanisë së atëhershme. Puçi u shtyp dhe Hitlerit më 26 shkurt të vitit 1924 iu bë gjyqi dhe u burgos. Burgu ia solli mend në krye Hitlerit dhe ai kuptoi së në një vend demokratik nuk mund ta merrje pushtetin me dhunë. Ai hoqi dorë nga dhuna, ndryshoi krejtësisht politikën e tij dhe në vitin 1933, në mënyrë demokratike, pra me vota, arriti të bëhej kancelar i Gjermanisë. Ne këtë gjë nuk arritëm ta kuptonim as atëherë e nuk e kuptojmë edhe sot që për ato që bëri Sali Berisha në vitet 1997-1998 e më tej, ishin dhe janë të mjafta për ta nxjerrë atë një herë e mirë jo nga politika shqiptare, por krejtësisht nga jeta shqiptare.
Partia Demokratike e Sali Berishës e vënë e tëra nën komandën e tij, dhunën e ka në bazë të politikës së saj dhe, ndonëse me emër “Demokratike”, ka kohë që do ta marrë pushtetin me metoda jo demokratike, me metoda dhune. Ka kohë që ajo parti shpif dhe përsërit lloj-lloj gënjeshtrash banale për pozitën që, edhe për një njeri me gjysmë mendje nuk mund të pranohen por, duke i përsëritur pa pushim e vend e pavend, ka arritur të bindë një numër njerëzish që ato që thotë ajo janë të vërteta dhe se Edi Rama dhe qeveria e tij duhen rrëzuar me çdo mjet dhe mjeti i vetëm për të ka mbetur dhuna, qoftë në parlament e qoftë në rrugë.
E ngjashme me Partinë Komuniste Shqiptare që u fsheh pas Frontit Demokratik për t’u dukur si parti e të gjithë popullit, edhe Partia Demokratike i vuri emrin kryengritjes së saj “Protestë Popullore” se me demek i gjithë populli shqiptar qenka bindur nga ato që thotë ajo parti, se është revoltuar nga qeverisja e keqe e Edi Ramës, e cila mund të ketë vërtet një qind të meta por, a nuk ka parë ai popull edhe qeveritë e Sali Berishës që kanë qenë shumë më të këqija dhe tani mezi pritka të rrëzojë Edi Ramën dhe të vërë në vend të tij Lul Bashën e Saliut?
Sali Berisha duhet ta heqë një herë përgjithmonë mendimin se mund të vijë në pushtet pa zgjedhje por, mjerisht, atë e urdhëron instinkti i tij, instinkti i dhunës, prej së cilit ai nuk ka fuqi të heqë dorë. Nga ana tjetër ai e kupton se ashtu siç e ka katandisur ai atë parti, ajo parti është pa të ardhme dhe nuk vjen dot në pushtet as me zgjedhje, siç erdhi Hitleri. Partia Demokratike, dikur parti e shpresës për shumë shqiptarë, pak e nga pak largoi prej saj të gjithë ata që patën njëfarë vlere e njëfarë personaliteti, që mund të jepnin ndonjë kontribut të vlefshëm, dhe e ka lënë tashti në dorë Bashës, Palokës, Nokës, Salianjit, Balliun e të tjerëve të ngjashëm dhe me aleat politik LSI-në e Monës, me atë parti që, po të mos kishin ndërhyrë amerikanët ca kohë më parë, njerëzit e saj do të vazhdonin të dilnin edhe sot në atë “protestë” me shallin e kuq në qafë, siç dilnin dikur në festat e brigadave.
Partia Demokratike është transformuar sot në një parti që nuk ka asnjë ide e asnjë ideal, por punon e lufton vetëm për të mbrojtur interesat e Sali Berishës dhe familjes së tij. Ajo sot nuk ka një shtresë të caktuar dhe të qëndrueshme njerëzish që ta mbrojnë atë dhe që ajo t’i mbrojë ata, ajo nuk ka më përkrahëse të saj shtresën e djathtë, të cilën ajo e tradhtoi që në ditët e para të krijimit të saj si dhe partitë e djathta tradicionale që ajo i shkatërrojë të gjitha, duke i çarë dhe përçarë, aq sa sot ato janë katandisur në kufoma që nuk u ka mbetur asnjë rol për të luajtur.
Të djathtët e vërtetë shqiptarë, pak nga pak e njohën atë parti, e kuptuan se ajo nuk mbronte interesat e saj, përkundrazi, ishte për ta më e dëmshme dhe më e rrezikshme se partitë e majta dhe u larguan prej saj. Sot ajo parti ka vetëm një shtresë ndjekësish dhe simpatizantësh të përbërë prej lloj-lloj aventurierësh, oportunistësh, interesaxhinjsh, kriminelësh, halabakësh, injorantësh, destruktivësh, vandalësh e rrugaçësh, por jo të djathtësh të vërtetë, që i mbledh anë e kënd Shqipërisë e i sjell në Tiranë vetëm për të ushtruar dhunë.
Ajo parti, që të ketë të ardhme, duhet të riorganizohet krejtësisht, të largojë Sali Berishën dhe të ndryshojë plotësisht politikën e saj, për t’u bërë vërtet një parti e djathtë demokratike, përndryshe, ajo sot i ngjan një të sëmuri të degraduar psikik që vuan nga halucinacionet dhe nga ankthi kronik i marrjes së pushtetit dhe bën marrëzira duke shkuar poshtë e më poshtë e nga një budallallëk në një tjetër si ky që po bën tashti me djegien e mandateve, veprim që as vetë nuk di se ku do e çojë e ç’do të përfitojë.</p>
Nju Jork-TemA

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin,
humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e
pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në
moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej
rasteve të shumta të tragjedisë tonë kombëtare, brenda
dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve
të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe
poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet
masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare. 

Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër
pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi

dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri
(veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit
enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për
këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me
vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara:
Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe
me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i
Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë
kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3
momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i
kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.


Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë
(djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2
bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë.
Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7
ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.


Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji,
ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të
shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për
nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë,
shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa
ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një
vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin
përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e
dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin
vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i
mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare
u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në
shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma
mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe
motrës së vogël.

Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore
në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar
shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça
dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).


Për në Amerikë do tu ktheheshim prej një aeroporti të Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia - Information and facts”. Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona (të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav) dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16- 17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke. Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe tia
lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U
llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në
autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar
me gjak, sërish i humbi ndjenjat…


Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts.
Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe
malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu
edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës
ishte shqiptare.
Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një
ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në
vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan
(zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth
18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë.
(Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën
politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin
Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-
Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin
(dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.


Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës
në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm
për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj
ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Për shkak
të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të
vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha
varret e tyre. Unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem
me ta në jetën para vdekjes“.


Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit
e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të
dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!


Bedri Islami – Protesta e shumë përfolur e opozitës përfundoi para se të fillonte. Që në momentin, kur një pjesë e turmës sulmoi portën kryesore të godinës qeveritare, aty nuk kishte më rebelim popullor e as ngritje krye kundër qeverisë. Turma, në pak minuta hodhi poshtë gjithçka dhe, ndërsa ata përpiqeshin të depërtonin edhe më tej në një godinë bosh nga qeveritarët, ata, të cilët e kishin marrë përsipër t’i drejtonin, pak më tej, qëndronin të heshtur duke pritur në ankth e shpresë që t’u dhurohej një pjesë e pushtetit.

E përgatitur prej më shumë se një muaji dhe e shpallur me bujë si dita e fundit të qeverisjes së Edi Ramës , protesta u shfry befasisht shpejt, si çdo e ngutshme, e verbër dhe e nxitur nga keqdashja dhe jo nga vizioni i saj.

Përse dështoi një protestë, e cila, në fakt, duhej të kishte shkundur një qeveri, që, duke pasur mjaft gabime në rrugën e saj, e meritonte të shkundej fort.

Janë disa arsye themelore për këtë.

Së pari, protesta nuk kishte kauzë. Ajo kishte thirrje disa javore, por kauzë nuk kishte. Përmbledhja e protestës në qëllimin e largimit të Edi Ramës nuk e bënte kauzën e saj të prekshme, reale dhe të arritshme.

Më shumë se me jetën e njerëzve që ishin thirrur të protestonin, ajo tingëllonte dhe vazhdon të tingëllojë,  si një ftesë për të ndërruar kuajt e karrocës, dhe ku tepsia e pushtetit do të ndahet edhe një herë, si është ndarë në 30 vitet e fundit.

Së dyti, megjithëse ishte promovuar si protesta më e madhe e këtyre viteve pluraliste, ajo nuk mori ato përmasa që ishin menduar. Mbeti, edhe një herë, në sinorët e militantëve dhe të mitingashëve, të cilët, edhe pse kishin një organizim nga të gjithë qarqet, në kujdesin e të dërguarve nga qendra, edhe pse në më shumë se gjashtë javë ishin bërë të gjitha çka duheshin, që nga takimet derë më derë e deri tek shtrëngimet e duarve në ecje e sipër, ishte e shenjuar si protestë e dy forcave politike, të cilat ishin bashkuar nga halli dhe nga fakti i të qenurit në opozitë.

Nëse, nga e gjithë Shqipëria, mbledh vetëm atë masë njerëzore, për më tepër, përmes joshjes së udhëtimit gratis apo pritshmërisë se me 16 shkurt qeveria do të bjerë në theqafje, kjo do të thotë se tek ti mungon elementi bazë:  personifikimi i protestës.

Ende, as sot, nuk e di askush se kush ishte personifikimi i protestës.

Njeriu i parë që vuri re këtë bjerrje të madhe ishte Berisha. I njohur si politikan e së prapshtës, ai e kuptoi se njw protestë anonime të çon drejt anonimatit, ndaj mori përsipër ndezjen e saj.

Nëse nuk ia arriti kjo do të thotë se edhe tek ai kishte dy gjëra penguese: ishte i vonuar dhe ishte në një kohë të humbur.

Së treti, kjo ishte një lëvizje pa lider. Më shumë se gjithçka tjetër, duke dashur të paraqitej si zëri i popullit, në fakt u bë zëri i askujt.

Asnjë lider i shpallur nuk ishte në krye të saj dhe askush nuk mori përgjegjësinë e bartjes së drejtimit të një proteste, përmes së cilës ishte menduar dita e fundit e qeverisë Rama.

Një ide e tillë nuk mund të bartet përmes mitingashëve që sulmuan si deshët e mesjetës portat e kryeministrisë.

Mungesa e liderizmit ishte shenja e plakjes së protestës.

Duke u fshehur pas termit popull, në fakt ata u fshinë nga “populli” mitingash, të cilët morën përsipër rolin e liderit, që edhe ashtu ishte një “lider“ i maskuar, që ngjante më shumë me talebanët.

Nga një lëvizje dhe protestë popullore, që mund të kishte fituar shumë herë më tepër nga përfaqësimi politik, ajo u kthye në një lëvizje mitingashësh, të cilët nuk dinë asgjë tjetër veçse të risjellin edhe një herë imazhet e vitit 1992, kur dhuna ishte përfaqësuese e mendjes.

Liderët e shpallur të protestës, që në fakt më shumë u strukën se sa lideruan, Basha dhe Kryemadhi, megjithë rrahjet e gjoksit dhe trashjen e zërit, nuk e kuptuan se Rama nuk mposhtet dot nga foltoret e partive dhe as nga kërcënimet parlamentare.

Ata, të dy sëbashku, munguan në çastin e madh dhe në kohën e duhur. Sepse, ende, asnjëri prej tyre nuk është lider dhe nuk mund të bëhen pa shfaqur më parë vizionin e tyre për një qeverisje ndryshe.

Së katërti: pas kujt duhej të shkonin protestuesit: atyre iu dhanë dy rrugë. Mitingashët që sulmonin dhe drejtuesit e partive që shfryheshin.

Asnjëra palë nuk ishte për t’u zgjedhur dhe as për t’u lakmuar.

Njerëzit janë lodhur me qeverinë, por janë të lodhur edhe me opozitën, që është në fakt qeverisja paraardhëse.

Ende asnjëra palë e opozitës nuk ka bërë autopsinë e saj, nuk ka dëshmuar se ka zënë mend nga e shkuara e qeverisjes së tyre dhe nusërimi i tashëm nuk do të thotë se janë virgjin në politikë.

Mungesa e figurave të reja, të lakmuara për t’u ndjekur dhe të domosdoshme për të qenë shëmbëlltyrë, është vrasja më e madhe e besimit.

Kush mundet ende të besojë se kwta që flasin për përmbysje janë më të mirë, më të ndershëm dhe më të pakapur nga krimi dhe oligarkia politike e financiare, se sa ata që u kërkohet ikja?

Së pesti, dhuna nuk është mjet për të marrë pushtetin. Sa herë që e ka provuar një opozitë, aq herë ka dështuar. Më mirë se të gjithë këtë e di Berisha, i cili tani ka më shumë hallin e tij se të të tjerëve.

Organizatorët e protestës nuk morën guximin të distancoheshin nga dhuna. Ta bënin atë haptas, qartë, me guxim dhe personalisht.

Ata qëndruan të heshtur, herë – herë të strukur, duke pritur sinjalin e fitores, që simbolizohej me shpartallimin e një porte.

E pastaj?

Lejuan që dhuna të bëhej mjet, deri në çastin kur faktori ndërkombëtar solli kërcënimet e para.

Pastaj, befas, e kthyen ndryshe, në një variant mjeran, sipas të cilit, policia provokoi duke u hapur rrugë mitingashëve.

Ngushëllim më budalla nuk kishte dhe nuk mund të kishte.

Dhuna ishte paralajmëruar ditë me radhë, nga vetë opozita, duke e mbledhur pas sloganit se, “populli e di vetë se çfarë do të bëjë”.

Kur menduan ta nxjerrin kokën nga rëra struciane, ishte vonë.

Protestuesit që kishin ardhur të rrëzonin qeverinë përmes qwndresës së tyre, qoftë edhe me ditë e me netë, e braktisën atë të parët.

Së fundi , dhe kryesorja:

Roli i ambasadave.

SHBA, BE dhe OSBE morën frenat e protestës në duart e tyre dhe i zbrapsën. Ata e bënë të qartë qëndrimin e tyre pa asnjë ekuivok dhe pa ndjerë dhimbje se kush mund tw goditej.

Çfarë duhej bërë nga vetë drejtuesit e opozitës, e bënë ndërkombëtarët. Ata i treguan shpejt e shpejt sinorët se deri ku shtrihet e drejta e tyre dhe se mund të fillojë e drejta e shtetit ligjor.

Pa këtë ndërhyrje energjike, të kohës dhe të menjëhershme, protesta mund të ishte ende aty: e zvogëluar, por agresive. Me të papriturat e natës. Ndoshta edhe me përplasje më të mëdha.

Nëse kjo nuk ndodhi nuk është as meritë e opozitës, e cila u tërhoq, e as meritë e veçantë e policisë, e cila u përmbajt.

Ndërhyrja diplomatike, në fakt pa shumë diplomaci, ishte ajo që përcaktoi një të nesërme.

E sotmja e rëndoi opozitën dhe e relaksoi Edi Ramën.

Por tregoi se ende jemi një republikë bananesh, ku, për të dyja palët, krejt lehtë, mund të vendosë një prononcim ndërkombëtarësh dhe të mbarojë festa.

Të dashur miq,

Para dy ditësh Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi deklaroi se “gjatë luftës dhe pas saj kanë ndodhur abuzime të individëve të caktuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me emrat e individëve të caktuar, janë shkruar komunikata dhe deklarata edhe nga banhofa jashtë vendit pa dijeninë dhe aprovimin nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , të cilat kanë qenë në kundërshtim me vullnetin dhe vendimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë kontekst ai përmendi  komunikatën numër 59, si komunikatë abuzuese që ka lënduar luftëtarin e orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kuptimin moral dhe kombëtar Gani Gecin dhe familja e tij dhe i shprehu ndjesë dhe keqardhje pse kjo gjë nuk është sqaruar deri tani”.

Mbrëmë përmes messengerit të Facebookut më thirri Gani Geci. Sipas pohimeve të tij, dikush nga njerëz kompetent i paskan thënë se komunikatën numër 59 e paskam shkruar unë!

Nëse pohimi i tij është i vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një praktikë shumë të ulët dhe tejet të ndyrë. Në këtë rast kemi  të bëjmë jo vetëm me praktikën e hedhjes së gurit dhe fshehjes së dorës, por edhe drejtimin e gishtit për nxitje konflikti.

Siç i sqarova edhe Gani Gecit, pa marrë parasysh e cilës natyrë ka qenë dhe çfarë përmbajtje ka pasur, asnjë komunikatë nuk është shkruar nga ana ime. Këtë e dinë fare mirë të gjithë ata që kanë shkruar komunikata dhe deklarata politike.

Në bisedë me Ganiun nuk ishte vendi që ta potencoj atë që e kam thënë publikisht që në vitin 2010, me rastin e vdekjes së Ambasadorit të SHBA-ve për Ballkan, Richard Holbrooke. Atëherë sqarova se në selinë e NATO-s në Bruksel u përpilua komunikata përmes të cilës Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpallte në mënyrë të njëanshme armëpushim për t’i dhënë mundësi zgjidhjes së Çështjes së Kosovës përmes dialogut.

Atë komunikatë nga Selia e NATO-s ia kam diktuar përmes telefonit anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, z. Kadri Veseli, i cili gjatë asaj dite, me modifikimet e caktuara, e ka bërë publike. Edhe pse z. Veseli, pasi e dëgjoi në tërësi komunikatën, më porositi që ta publikoja unë refuzova për të vetmen arsye se nuk doja që komunikatat dhe deklaratat e UÇK-së të shpërndaheshin nga vendet jashtë Kosovës, për arsye se teknika e identifikimit se prej nga vijnë informatat mund të na nxirrte jo serioz.

Me një fjalë, as edhe në rastet kur më është thënë të shkruaj komunikatë nuk e kam bërë.

Po e përsëris atë që i thash Gani Gecit. Nëse do ta kisha shkruar atë komunikatë dhe nëse do të isha i bindur se ajo komunikatë bazohet në fakte kurrë nuk do të pendohesha dhe kurrë nuk do të kërkoja falje, edhe sikur krejt arsenalin e armatimit të botës ta kishe në duart tua.

Unë kurrë nuk do të shkruaja një komunikatë që bazohet në të pavërteta dhe shpifë për të tjerët! Edhe në rastin më të pamundshëm, nëse do ta kisha shkruar komunikatën numër 59 me të gjithë ato të pavërteta që përmban kjo komunikatë, unë nuk do të prisja 20 vjet për të kërkuar falje. Do ta bëja menjëherë dhe do t’i merrja përgjegjësitë që do të më binin për shpërndarje të dezinformatave që kanë lënduar luftëtarin e orëve të para, Gani Gecin dhe familjen e tij. Është koha që secili të merr përgjegjësitë edhe për gabimet që janë bërë

Nga Bardhyl Mahmuti-Sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit veprimet që përbëjnë gjenocidin “kanë për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesshëm, fizik ose biologjik, të një grupi nacional, etnik, racor ose fetar, si të tillë”.

Në datën 27 janar bota përkujton ditën e çlirimit të Kampit famëkeq të Përqendrimit në Auschwitz (Aushvic). Ky kamp përqendrimi u shndërrua në sinonim të gjenocidit nazist kundër popullit hebre, sepse në të u zhvendosën me tren mbi një milion pjesëtarë të këtij populli, shumica dërmuese e të cilëve u vranë.
Në këtë përvjetor po veçoj vetëm disa aspekte që lidhen me krimin e gjenocidit.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore gjykatat ndërkombëtare dhe të shteteve veç e veç ndoqën dhe ndëshkuan regjimin që kreu gjenocid dhe zinxhirin komandues nga kreu i shtetit e deri te kriminelët që ekzekutuan krimin më të shëmtuar që njeh e drejta penale ndërkombëtare. 
Ky ndëshkim duhej të përcillte mesazhin se bota nuk do të tolerojë përsëritjen e krimeve të kësaj natyre. Në funksion të këtij mesazhi u miratua Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit. 
Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit përcakton se cilat akte hyjnë në këtë kategori krimi. Për arsye se një numër i politikanëve, gazetarëve dhe atyre që marrin fjalën në rastet e përkujtimit të akteve gjeocidare në Kosovë përdorin terminologji joadekuate, e shoh të udhës që të ndalem shkurtimisht në këtë konventë, sepse kjo do të na mundësojë që të shohim mjetet e manipulimit që përdorin mohuesit e gjenocidit serb në Kosovë.
Ajo që më duket thelbësore të tërheq vëmendjen ka të bëjë me faktin se sipas kësaj konvente “që të kualifikohet si gjenocid, akti kriminal duhet të jetë kryer me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht një grup i caktuar nacional, etnik, racor ose fetar, si i tillë.” Pra, është pikërisht “QËLLIMI” që të SHKATËRROHET tërësisht ose pjesërisht grupi «SI I TILLË” ajo që e karakterizon gjenocidin dhe që e dallon nga krimet e tjera. (Neni II i Konventës).


Siç shihet, as termi “zhdukje” as termi “shfarosje”, terme që përdoret shpesh në hapësirën politike dhe mediatike të Kosovës, nuk hynë në definicionin e krimit të gjenocidit. “Shfarosja” si nocion hyn në kuadër të krimeve kundër njerëzimit, që paraqesin krime të një shkalle më ulët në krahasim me krimin e gjenocidit. Prandaj, ata që përdorin nga padituria e tyre këtë term kur flitet për krimet serbe duhet ta dinë se përdorin një nocion që e ulë përgjegjësinë kriminale të shtetit serb.
Në këtë përkufizim nuk përcaktohet ASNJË NUMËR, ASNJË PËRQINDJE në bazë të së cilës shkatërrimi i pjesshëm i grupeve të lartpërmendura do të mund të konsiderohej si gjenocid. Në këtë kontekst po përmend studimin e Nicodème Ruhashyankikos, që u publikua si studim i Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së .


Në “Studimin e çështjes së parandalimit dhe ndëshkimit të krimit të gjenocidit» Ruhashyankiko thekson se “përkundër asaj që qëllimi i Konventës është parandalimi dhe ndëshkimi i akteve të gjenocidit të drejtuara kundër një numri të madh personash, asgjë nuk e ndalon që këto dispozita të interpretohen dhe të aplikohen në rastin e vrasjeve individuale. Edhe në rastet kur rezultati është VRASJA E NJË PERSONI TË VETËM, fakti se qëllimi i kriminelit është drejtuar kundër jetës së më shumë se një anëtari të grupit, nuk paraqet asnjë pengesë që dispozitat e Konventës të aplikohen edhe në këtë rast (…) 
Megjithatë, një pjesë e autorëve mendojnë se për ta cilësuar krimin si gjenocid atëherë një numër më i madh personash duhet të jenë goditur nga ky veprim. Sipas disa autorëve, që të cilësohet krimi si gjenocid, ata mendojnë se duhet të kemi “qindra apo mijëra viktima” gjatë aksioneve që kanë për qëllim shkatërrimin e një grupi si të tillë.

Cilësimi i krimeve në Kosovë si gjenocid nuk ka për qëllim t’i “banalizojë” gjenocidet e aplikuara kundër popujve tjerë në periudha të ndryshme kohore. Përkundrazi. Manipulimi me numrin e vrasjeve dhe heshtja e qëllimit për të shkatërruar shqiptarët e Kosovës, si të tillë, paraqet një formë të banalizimit të krimeve me qëllim të mohimit të gjenocidit.
Kriminelët e regjimit të Beogradit dhe mohuesit e gjenocidit serb e dinë se nëse nuk arrihet të dëshmohet “qëllimi” për të shkatërruar tërësisht apo pjesërisht shqiptarët e Kosovës, asnjë arsyetim ideologjik apo politik nuk është i mjaftueshëm për ta kualifikuar krimin e Serbisë si gjenocid. Për këtë arsye, strategjia për të mohuar “qëllimin” dhe fshehja e gjurmëve u shndërruan “në sistem të shkatërrimit të së vërtetës dhe kujtesës… në sistem të shkatërrimit të bindjes lidhur me krimin dhe të futjes së dyshimit për vërte¬tësinë e krimit…”
Krahas vrasjeve që synonin shkatërrimin fizik të shqiptarëve të Kosovës, forcat serbe aplikuan edhe formën e “gjenocidit biolo¬gjik”. 
Në përputhje me Konventën për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, cenimi i integritetit fizik dhe mental të anëtarëve të një grupi nacional, etnik, racor apo religjioz përbën akt të gjenocidit. Sot askush nuk mund ta kontestojë faktin se dhunimi dhe dhuna seksuale mbi një femër përbën cenim të rëndë të integritetit fizik apo mental të personit të dhunuar. Dhunimet seksuale në Bosnje, në Kroaci dhe Kosovë u bënë si mjet bashkë¬kohor i luftës që kishte për qëllim “shkaktimin e dëmeve të pariparueshme ndaj anëtarëve të grupit. Aq më tepër kur ky keqtrajtim është bërë me atë qëllim.” Dhunimi dhe dhuna seksuale përbëjnë shkelje të konventës së lartpërmendur sepse dhunimi i shkakton viktimës traumatizëm dhe plagë të pashlyera psikologjike.
Duke u bazuar në faktin se dhunimi paraqet një cenim të rëndë të integritetit fizik dhe mental të viktimës, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Rwandën e cilësoi dhunimin si formë e gjeno¬cidit. Ndërsa, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, nën ndikimin politik, hoqi cilësimin e këtyre krimeve si gjenocid.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për Rwandën i cilësoi dhe i dënoi dhunimet seksuale të Hutu-ve ndaj Tutcive si akte gjenocidi për shkak të faktit se dhunimi paraqet cenim të rëndë të integritetit fizik dhe mendor të viktimës. Të konsiderohen si krime lufte aktet e njëjta që forcat ushtarake dhe policore serbe bënë në Bosnje, në Kroaci dhe në Kosovë dëshmon për një raport të caktuar të forcave politike dhe për presionin që iu bë Gjykatës Penale Ndër-kombëtare për ish-Jugosllavinë për të hequr akuzën për gjenocid.

Me një fjalë, krimet e kryera në Kosovë nuk kanë qenë jashtë kontrollit të strukturave politike, ushtarake dhe policore serbe, por ishin rezultat i një plani që kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si të tillë dhe ndryshimin e strukturës së popullsisë së Kosovës. Të gjitha aktet e dhunës që forcat serbe kryen ndaj shqiptarëve të Kosovës (vrasjet, plagosjet, keqtrajtimet, dhunimet seksuale, poshtërimet, cenimet e integritetit fizik dhe mental të tyre, dëbimit nga Kosova etj) kishin për qëllim të shkatërronin një pjesë të shqiptarëve për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Vrasja sistematike e civilëve të paarmatosur shqiptarë, vrasja e 1392 fëmijëve, e 1739 grave dhe e mijëra pleqve që nuk paraqisnin asnjë rrezik ushta¬rak, dhunimi i mbi 20 mijë femrave shqiptare dhe zhdukja e 1657 kufomave civile dëshmojnë se forcat serbe aplikuan gjenocidin fizik dhe biologjik në Kosovë me qëllim të shkatërrimit të shqiptarëve të Kosovës, si të tillë.
Sa i përket “qëllimit për të shkatërruar një grup nacional, etnik, racor ose fetar”, që përbën thelbin e gjenocidit, nuk ka asnjë dallim mes gjenocidit të aplikuar nga regjimi i Hitlerit kundër hebrenjve dhe gjenocidit të aplikuar nga regjimi i Milosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës. Dallimi qëndron në përmasat e realizimit të qëllimit.