Një akademik britanik ka zbuluar një fotografi të gruas të përshkruar nga disa si dashuria e vërtetë e Vladimir Leninit, pasi fotoja kishte humbur për gati një shekull.

Dr Robert Henderson, ekspert i historisë ruse në Queen Mary University në Londër, zbuloi fotografinë e Apollinariya Yakubova, një revolucionare ruse, e cila ka jetuar në Londër në fillim të shekullit të XX.

Yakubova dhe bashkëshorti i saj ishin bashkëpunëtorë të ngushtë me Leninin dhe gruan e tij, Nadezhda Krupskaya. Henderson e gjeti fotografinë në Arkivin e Shtetit të Federatës Ruse në Moskë në muajin prill, ndërsa hulumtonte për jetën e një revolucionar i ri, Vladimir Burtsev, për një libër.

Sipas akademikut, Lenini e quante Yakubovan “Liroshka”, një formë përkëdhelëse për njeriun që do.

Ajo u burgos, si Lenini, në një kamp siberian për idetë e saj revolucionare, nga i cili u arratis dhe pas një udhëtimi të gjatë prej 7000 miljesh arriti në Londër, ku u shndërrua në një nga figurat më të rëndësishme të Partisw Social Demokrate Punëtore në mërgim.

Ajo madje thuhet se e refuzoi propozimin për martesë të Leninit, një plagë që liderit historik rus nuk iu mbyll kurrë.

Apollinariya përshkruhet nga bashkëkohësit si “një person i mrekullueshëm, inteligjente, e vendosur, dhe jashtëzakonisht e sinqertë”. Nuk dihet se çfarë u bë me Yakubovan, por besohet se ka vdekur mes viteve 1913 dhe 1917.

I burgosuri i cili para 56 vjetësh ka qenë në burg në Shawshank, për të cilin është bërë filmi legjendar “Arratisja nga Shawshanku” është arrestuar të martën.

Zyrtarët kanë deklaruar se kanë gjetur 79 vjeçarin Frank Freshvoters, i cili e ka përdorur emrin Williams Coke , pasi ata morën informatën se jeton në Melburn.

“Ne iu afruam, ia treguam një fotografi nga viti 1959 dhe e pyetëm nëse e kishte parë një person ndonjëherë. Ai është përgjigjur se nuk e kishte parë një kohë të gjatë”, e ka përshkruar takimin me të arratisurin Tod Gudjir nga policia lokale.

Freshvorters nga viti 1959 ka jetuar me emër të rrejshëm, nuk ka ardhur në situatë që të jetë në kontakt me policinë, por edhe ka fituar ndihmë sociale.

Kjo bukuri e rrallë natyrore vjen nga kanioni i Shejës në Bicaj të Kukësit.

Fotoja është shkrepur në këto ditë të ftohta të janarit nga biologu Arben Palush

Gjyqtarët në Aalborg të Danimarkës nuk e besojnë historinë e një 31-vjeçari për një aksident me një sharrë ryme.

Ata kanë konstatuar se 31-vjeçari nga Jutlandi i Veriut qëllimisht e ka futur gishtin e tij të vogël në një sharrë rrethore, për të fituar para nga një mori kompani sigurimesh.

Kështu kanë vlerësuar tre gjyqtarët në Gjykatën e Aalborgut. Në një aktgjykim të dorëzuar të enjten, 16 kompani të sigurimeve, të cilat ishin hedhur në gjyq, u liruan nga kërkesa për dëmshpërblim, njoftoi gjykata në faqen e saj të internetit.

Shuma e përgjithshme që i aksidentuari kishte kishte kërkuar nga kompanitë e sigurimit arriti në 33 milion DKK, por kompanitë pas vendimit gjygjësorë nuk duhet të paguajnë asgjë. Në total, ai ishte siguruar në 17 kompani sigurimesh.

Gjykatësit e shohin të habitshëm se 31-vjeçari kishte nënshkruar shumë polica të sigurimit në pak më shumë se tre vjet e gjysmë para se ai të plagosej.

Në vend të përfitimit të miliona krunave, personi në fjalë ka përfituar një shpenzim shtesë. Në emër të shpenzimeve të lëndës, ai duhet të paguajë 210.000 kr., thuhet në fund të aktgjykimit.

rtvzeri.com

Viti 2018 (deri më 30 shtator) ishte viti më i nxehtë për Italinë që nga 1800, me një temperaturë më të lartë se 1.53 gradë në krahasim me mesataren.

Kjo është ajo që lexohet në një dosje Isac-Cnr lidhur me temperaturat e regjistruara në nëntë muajt e parë të vitit.

“Duhet theksuar, thotë klimatologu Michele Brunetti, duke shtuar se veçanërisht muaji prill shënoi rekordin si muaji më i nxehtë ndonjëherë.

“Është e qartë, shton Brunetti, se  të dhënat përditësohen nga muaji në muaj dhe për të thënë me siguri nëse 2018 ka qenë për Italinë viti më i nxehtë që prej vitit 1800, do të duhet të presim deri në fund të vitit”.

Në gusht 1973, një tentativë e dështuar për të grabitur bankën “Kreditbanken” në Stokholm të Suedisë përfundoi në marrjen peng të 4 nëpunësve.

Pas 6 ditë tratativash të policisë suedeze me pengmarrësit, kriza u zgjidh – por pasoi një sjellje e çuditshme në ditët, javët dhe muajt më pas nga viktimat e këtij akti të rëndomtë terrorist.

Ndërsa mbaheshin të burgosur në një bodrum të bankës, u lidhën shpirtërisht me kriminelët që i mbanin peng, deri në atë pikë sa më pas, përpiqeshin edhe të siguronin ndihmë financiare për të paguar mbrojtjen ligjore të ish-xhelatëve të tyre dhe të dilnin në gjyq për të dëshmuar në favor të kusarëve.

Psikologët që e studiuan këtë  sjellje e quajtën “sindroma e Stokholmit”.

U vu re se kjo sindromë ndeshej rëndom në situata pengmarrjeje, por edhe në situata të tjera ku njëra palë mund të ushtronte lirisht dhunë ekstreme ndaj palës tjetër: në burgje e kampe përqendrimi, në marrëdhëniet midis shfrytëzuesve dhe prostitutave, ose edhe në familje ku burri keqtrajtonte gruan ose fëmijët.

Ura Beipanjiang qëndron 565.4 metra mbi Luginën e Madhe Beipanjiang në provincën Guizhou të Kinës Jugperëndimore.

Ura e Beipanjiang, e vendosur në kufirin e provincave të Guizhou dhe Yunnan të Kinës Jugperëndimore, u njoh nga Guinness si ura më e lartë e botës.

Ura ngrihet 565.4 metra mbi Luginën e Madhe të Beipanjiang, lartësia e barabartë me një rrokaqiell 200 katësh.

Me një gjatësi prej 1,341 metra, u hap për trafik më 29 dhjetor 2016, si një pjesë e një autostrade që lidhin qytetin Hangzhou në provincën Zhejiang të Kinës Lindore dhe qytetin Ruili në provincën fqinje të Guizhou në Yunnan.

Kushtet e ndërlikuara gjeologjike e bënë të vështirë ndërtimin e urës, por me ndihmën e teknologjisë ajo u ndërtua më në fund.

Në maj, Ura e Beipanjiang fitoi medaljen e Gustav Lindenthal, e quajtur “Çmimi Nobel në ndërtimin e urës”.

Nga Stefan Andrews

Ka shumë studime mbi alkoolin, që e vënë theksin tek rreziqet e tij mbi shëndetin, dhe në shumë pak raste tek përfitimet që mund të vijnë prej tij. Ju jeni ndoshta të vetëdijshëm, se konsumi i tepruar i alkoolit mund të dëmtojë mëlçinë, dhe me gjasë keni dëgjuar se një konsum i moderuar i verës, një gotë në ditë, mund t’i bëjë shumë mirë zemrës.

Ndërkohë, shumë më pak është theksuar roli i alkoolit gjatë gjithë historisë, dhe madje edhe parahistorisë. Hulumtues dhe arkeologë të ndryshëm, kanë studiuar prova të bollshme nga sitet arkeologjike në mbarë botën, të cilat dëshmojnë se alkooli është përdorur si një ”lubrifikant social”, që i ka paraprirë shpikjeve të rëndësishme siç janë shkrimi dhe madje qeramika.

Gjuha e shkruar, nuk u shfaq deri rreth vitit 3500 P.E.S në Lindjen e Mesme, por gjurmët e pijeve në rajon datojnë deri 10.000 vjet më parë. Po si e ka ndihmuar alkoolin njeriun? A e ndihmoi alkooli kulturën dhe qytetërimin njerëzor të evoluojë dhe të përparojë? Sipas disa shkencëtarëve, përkushtimi ynë ndaj alkoolit është i përjetshëm, dhe lidhjet që kemi me të janë të pathyeshme.

Biologu evolucionar i Universitetit të Oksfordit, Robin Danbar, e çon diskutimin deri në 400 mijë vjet më parë, kur të afërmit tanë të largët, gjahtarët-mbledhës, shpikën zjarrin dhe filluan të zhvillonin festa rreth tij. Ngrënia e një vakti ushqim përreth një zjarri, i ndihmon njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ushqime të reja dhe të krijojnë marrëdhënie të reja. Ndërsa alkooli nuk ekzistonte ende, me kalimin e kohës, pasi ai u arrit të zbulohej, mund të ishte paraqitur si një arsye kryesore, për të pasur më shumë festa rreth zjarrit.

Dhe në qoftë se ishte alkooli ai që nxiste hormonet e lumturisë, dhe ndihmonte në krijimin e kujtimeve e reja të lumtura, të afërmit tanë të lashtë mund të kenë qenë më shumë se sa të etur për të zbuluar të gjitha sekretet e fshehura tek drithërat dhe të frutat.

“Njerëzit arkaikë, mund të kenë qenë shumë të njohur me frutat e fermentuara, dhe natyrisht që mund t’i kenë konsumuar ato me zell, siç bëjnë sot shimpanzetë dhe elefantët në Afrikë”- thotë Danbar për “The Guardian”. Antropologu biologjist i Kolegjit Dartmauth, Nataniel Domini thotë për “National Geographic”, se “ne jemi para-përshtatur për konsumimin e alkoolit”.

Si pasojë e të jetuarit nëpër pemë, paraardhësit tanë primatë konsumonin fruta të ndryshme, por era e etanolit, që vjen nga kokrrat e kalbura të rëna përktokë, mund të ketë pasur një efekt të këndshëm. Erë e veçantë, do ta bënte atë të lehtë për ta zbuluar.

Ky ushqim ishte gjithashtu ushqyes, dhe i pajisur me disa veti antibakteriale. Duke u kthyer pas miliona vjet, është e lehtë të imagjinohen primatët, që zbresin nga një pemë për të mbledhur atë që ka mbetur në tokë. Miliona vjet më vonë, pati një transformim tjetër të rëndësishëm social:lindja e bujqësisë, dhe kultivimi i drithërave.

Debate të nxehta kanë ekzistuar midis shkencëtarëve për dekada, nëse kultivimi i parë i grurit ishte për shkak i prodhimit të birrës apo të bukës? Disa studime sugjerojnë se kur fermerët e Epokës së Gurit, filluan të kultivonin drithëra para 12 mijë vitesh, ata ndoshta nuk ishin dhe aq të interesuar për të ushqyer barkun e tyre të uritur.

Kultivimi i drithërave, ishte një proces i vështirë dhe që merrte shumë kohë, madje edhe për paraardhësit tanë të hershëm që kishin gjithë kohën e botës. Procesi ka sjellë jo vetëm grumbullimin e kokrrave të vogla dhe më të padëshirueshme, por gjithashtu edhe kujdesin ndaj mbeturinave, duke rezervuar të korrat e mira, dhe më në fund duke i përpunuar në një produkt përfundimtar, i cili mund të mos ketë qenë bukë, por lëngu i këndshëm që ishte birra.

Procese të tilla të përpikta, kërkonin ndoshta një lloj rasti “të veçantë”: një festë ku njerëzit  mblidheshin, dhe kur miqësitë e reja nxiteshin nga alkooli.

Nëse gjendja shpirtërore ishte e mirë, mund të rishikoheshin mundësitë e ndërmarrjeve të reja për të ardhmen. Të afërmit tanë nomadë, qenë ndoshta më të prirur të lidheshin midis njëri-tjetrit në sajë të pijeve alkoolike. Alkooli, zbuti lidhjen e këtyre shoqërive të hershme që ishin ende më formim e sipër.

Birra, mund të kishte qenë shpërblimi për të gjithë njerëzit që punonin fort, që duhej të transportonin pllakat gjigante të gurëve, për të ndërtuar faltore antike, dhe mrekulli të ngjashme arkitekturore. Një dëshmi intriguese vjen nga Turqia, nga një vend i njohur si Göbekli Tepe, ku një studim mbi të botua në revistën “Antikiteti” në vitin 2012.

Göbekli Tepe, spikat për ruatjen e e mbetjeve të disa prej tempujve më të hershëm të njohur në botë, dhe gjithashtu janë gjetur enë gigante prej guri, që ishin në gjendje të mbanin deri në 135 litra lëngje, dhe që datojnë të paktën 11.000 vjet më parë.

Në pjesën e poshtme të enëve të gurit, shkencëtarët thuhet se gjetën një element kimik të njohur si oksalat, një substancë e çliruar nga pija, gjatë përpunimit të drithërave dhe fermentimit. Göbekli Tepe, ka të ngjarë të ishte një vend ku njerëzit shkonin për të prodhuar disa prej llojeve më themelore të birrës, për të pasur një festë, dhe përfundimisht kënaqur me lloje të caktuara të riteve fetare.

Njohuri të tilla, sfidojnë madje mendimet tona tradicionale, mbi atë se si feja u shfaq në shoqëritë tona. Supozohet se feja pati kryesisht avantazh në vendbanimet njerëzore që tanimë ekzistonin. Por sikur paraardhësit tanë gjahtarë-grumbullues, që mblidheshin në Göbekli Tepe për ritualet, të vendoseshin përfundimisht aty për të zhvilluar ato rituale më shpesh, dhe kjo të ketë çuar në formimin e fesë?

Arkeologët në sitin arkeologjik turk, e besojnë këtë të fundit. Gjurmët e hershme të alkoolit, mund të gjenden kudo tjetër në mbarë botën. Në Kinë, një lloj specifik vere prodhohej nga frutat, orizi dhe mjalti që 9.000 vite më parë, sipas “National Geographic”. Në Gjeorgji, prodhimi i verës filloi 8.000 vite më parë, në të njëjtën kohë kur njerëzit e lashtë në Iran zbutën dhe kultivuan kulturën e rrushit.

Dhe që atëherë, ne kemi kultivuar një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje me alkoolin. Një shembull tjetër është birra që është prodhuar në Qipro rreth 3.500 vjet më parë, në një vend të quajtur Kisonerga-Skalia, sipas “Live Science”. Në kohët e Romës së lashtë, vera ishte një lloj ilaçi. Kërkohej që ushtarët ta konsumonin atë përditë në doza të caktuara.

Pasuesve të Profetit Muhamed, u kërkohej të përmbahen nga konsumi i çdo lloj pije alkoolike, por kjo erdhi me premtimin se kjo do të sillte më shumë shpërblime në parajsë. Ndalime të ndryshme erdhën dhe shkuan, si ajo në Angli në vitin 1316, kur për shkak të mungesës së grurit, pirja e alkoolit u ndalua përkohësisht.

Në një nga ndalesat më të fundit, ajo në SHBA, zgjati vetëm 13 vjet, midis viteve 1920-1933.  Njerëzit e duan aq shumë alkoolin, sa që e kanë çuar atë edhe në hapësirë. Astronauti Baz Aldrin, mbante një faqore gjatë misionit të famshëm Apollo në vitin 1969.

Mund të mësosh teksa ëndërron

Shkencëtari i famshëm Nikola Tesla flinte vetëm 2 orë në ditë. Ç’është më interesantja ai ishte në gjendje që përgjatë këtyre 2 orëve të gjente zgjidhje për problemet që nuk mund t’i ndreqte kur ishte zgjuar.

Mund të shikosh ëndrra të kthjellëta

E njohur ndryshe si një ëndërr e ndërgjegjshme, ëndrra e kthjellët është një teknikë e cila i lejon njerëzit të kontrollojnë ëndrrat e tyre. Dëshiron të ngasësh makinën më të shpejtë në botë? Do ta ngasësh. Dëshiron të bëhesh një miliarder? Pa merak! Disa persona kane mundur të shohin të tilla ëndrra që në vegjëli, ndërsa të tjerë kur rriten. Përpara se të flini mendoni se çfarë dëshironi të shihni në ëndërr.

Mendojeni për çdo ditë, vazhdimisht dhe gjithë çka keni në mendje do ta shihni në ëndërr. E nëse do ta dëshironi vërtet me gjithë zemër, e gjitha do t’ju kthehet në realitet. Ligji i tërheqjes, jo kot!

Ëndrrat të tregojnë të ardhmen

Disa shkencëtarë besojnë se realiteti është veçse një iluzion që ne e kontrollojmë me mendimet tona, në dijeni të tij ose jo. Kjo është arsyeja përse shpesh, ëndrra që i kemi parë dikur i shohim të pasqyruara në realitet.

Lincoln ëndërronte vazhdimisht për vrasjen e tij. Shkrimtari i famshëm Mark Tëain ëndërronte për vdekjen e të vëllait. Disa njerëz kishin ëndërruar për katastrofën e Titanikut para se ajo të ndodhte.

Shumë shpikje janë frymëzuar nga ëndrrat

Ëndrrat jo vetëm që u japin njerëzve mundësinë për të parashikuar të ardhmen, por gjithashtu edhe ide të mëdha suksesi dhe inovatore.

Doni shembuj? Larry Page dikur kishte ëndërruar për Google- in, Elias Hoëe për makinën e qepjes, Dimitri Mendeleyev për formulimin e tabelës periodike të elementëve kimikë, etj.

1. Jeta nuk është e drejtë, mësohuni me të.

Mjaft pritët që jeta “t’ju sjellë” gjërat që ju mendoni se “i meritoni”.

2. Botës nuk i bëhet vonë për vetëvlerësimin tuaj.

Filloni të bëni diçka me veten dhe për veten tuaj sot. Tani!

3. Nuk do të kesh një pagë me gjashtë shifra menjëherë pas shkollës.

Do të duhet të punosh fort për të arritur atë që dëshiron.

4. Nëse mendon se mësuesi është i ashpër, prit të shohësh si do të jetë shefi.

Në vend të të “hajë me dhëmbë” përpara klasës, tani do të jetë përpara një zyre të tërë.

5. Gatimi i hamburgerëve nuk është “përtej dinjitetit tënd”.

Gëlltite atë krenari idiote dhe merre atë punë që tani mendon se është nën nivelin që ti meriton.

6. Nëse i çon gjërat në për dreq, nuk është faji i prindërve.

Mjaft shpërndave fajësime dhe fillo të marrësh përgjegjësi për dështimet e tua.

7. Prindërit dijnë diçka që ti nuk e di.

Ndoshta, para se të lindje ti, prindërit e tu nuk kanë qenë aq të mërzitshëm sa janë sot.

8. Shkolla mund të ketë hequr fituesit dhe humbësit, por jeta jo.

Rezultati i një provimi nuk justifikon mjetet. Nuk ka as edhe ngjashmërinë më të vogël me atë që ndodh në jetën reale.

9. Jeta nuk është e ndarë në semestra.

Një herë që fillon, jeta vazhdon e vazhdon, pa fund. Kështu që shpenzoje kohën tënde duke bërë një gjë që vlen.

10. Ajo që sheh në televizor nuk është jetë reale.

Në jetën reale, njerëzit duhet ta lënë kafenenë dhe të shkojnë në punë.

11. Tregohu i mirë me ata që vetëm mësojnë.

Shanset janë që do të përfundosh të punosh për një prej tyre.