Besëlidhja e Lezhës, e njohur si Lidhja Shqiptare e Lezhës, Kuvendi i Lezhës, Liga e Princërve Shqiptarë, është Kuvendi i Princave Shqiptarë të vitit 1444, të cilët dëshironin të shkëputeshin nga lidhja me Perandorinë Osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak osman.

Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë. Si organizatorë të kuvendit merret i posakthyeri nga Stambolli, gjenerali shqiptar në Perandorinë Osmane, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Qëllimet e Kuvendit ishin bashkimi i sa më shumë fisnikëve e principatave nga tokat, që më parë në botë krishtere ishin të njohura si toka të Perandorisë së Bizantit, si dhe rimëkëmbja e Mbretërisë së Arbrit. Ky kuvend mbështetej edhe nga Papa, pasi që më këtë do të ndalohej apo, së paku, do të ngadalësohej depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan e që në vete sillte edhe fenë islame.

Princërit që morën pjesë ishin: Gjergj Arianiti, Andrea Topia (Thopia), Stërnip i Karol Thopisë, princ i krahinës midis Krujës dhe Durrësit, i shoqëruar nga dy djemtë e tij dhe nga i nipi Tanush Topia; Teodor Korona Muzaka, princ i Beratit dhe disa princër të tjerë të Myzeqesë; Gjergj Stres Balsha, princ i krahinës midis Krujës dhe Lezhës; Pal dhe Nikollë Dukagjini, principata e të cilëve zgjatej nga Drini në Kosovë gjerë në kufi të Serbisë; Lek Zaharia Altisferi, princ i Danjës; Pjetër Spani, princ i Malësive të Shoshit e të Shalës i shoqëruar nga të katër djemtë e tij; Lek Dushmani, princ i Zadrimës; Stefan Çernoviçi, princ i Malit të Zi. Veç këtyre u mblodhën në Kuvend edhe përfaqësues të republikës së Venedikut si vëzhgues.

Kjo Besëlidhje mori disa vendime. Vendimet e Kuvendit ishin krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës.

Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut. Të gjithë princërit u zotuan të përkrahnin me ushtri, me ushqime dhe para kundër Sulltan Muratit II.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare.

Për më shumë vite e shekuj, por edhe sot ky Kuvend merret si shembull i krijimit dhe mbajtjeve të kuvendeve me karakteristika shqiptare demokratike, në të cilat vendos shumica e pjesëmarrësve dhe udhëhiqen nga një i ri që respekton mendimet e pleqërisë shqiptare.

“Fati i një njeriu shkruhet tek emri“, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: “Ligjvënësi“ për myslimanët, “I Madhërishmi“ për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit

Ishte Kur’ani që zgjodhi fatin e sulltanit më të madh otoman. Në 6 nëntor 1494 në Trebisonda në Detin e Zi, në pallatin e pushtuar perandorëve të fundit bizantinë, një princeshë tartare vetëm 17 vjeçe mbante në krahë birin e sapolindur. Një prej oborrtarëve hapi librin e shenjtë të Islamit dhe ai tregoi emrin Suleiman, Solomoni i popullit hebraik: mbret i fuqishëm dhe gjykatës i paanshëm. “Fati i një njeriu përmbahet tek emri“, kishin thënë dikur romakët, por për të mbajtur fatin e Sulejmanit, u deshën në fakt dy emra: “Ligjvënësi“ për myslimanët, “I Madhërishmi“ për të krishterët. Rreptësia dhe ëmbëlsia, në fakt, bashkëjetonin në shpirtin e Sulejmanit, përjetësisht i dyfishtë, ashtu sikurse dhe perandoria e tij, që ngrihej mes Lindjes dhe Perëndimit.

Baba atëvrasës

Në moshën 7-vjeçare, Sulejmani iu hoq kujdesit të të ëmës dhe u stërvit si një princ, në trup dhe në shpirt. Përveç turqishtes, mësoi persishten, arabishten dhe serbishten; studioi algjebër, poezi, muzikë dhe Kur’anin. U bë i aftë dhe muskuloz me luftën tribale turke dhe mësoi të kalërojë si dhe të përdorë harkun njësoj si bashkëmoshatarët e tij. Por, si princ që ishte, Sulejmani i ri duhej që të ruhej fort: në atë kohë, për otomanët vlente ligji i vëllavrasjes, sipas të cilit një sulltan kishte të drejtën dhe detyrën që të vriste të afërmit meshkuj që kërcënonin stabilitetin e perandorisë.

Babai i tij, sulltani Selimi i Egër kishte mbytur vëllezërit dhe bijtë e tyre, dhe ndoshta kishte helmuar edhe të atin. Selimi ndërroi jetë në 21 shtator 1520: Sulejmani kishte mbetur i vetmi trashëgimtar dhe në 30 shtator 1520, në moshën 26 vjeç, ai u bë i dhjeti sulltan otoman. Aktet e tij të parë ishin akte zemërbutësie, aq sa poetët e quanin “vesa qiellore në një kullotë të djegur prej diellit“ dhe papa u ra këmbanave për festë. Por një vit më vonë ai shfaqi temperamentin e tij të vërtetë duke pushtuar Beogradin, mburojë e Hungarisë në Ballkan.

Babai i tij, Selimi, ia kishte kushtuar jetën e tij mbrojtjes së ortodoksisë sunite, duke shtypur rebelimet në Persi dhe në Egjipt: Sulejmani do të tërhiqej fatalisht nga Perëndimi dhe do të synonte m’u në zemër të krishtërimit. Me një gjuhë që fatkeqësisht sot është shumë në modë, mund të thuhet që ajo mes perandorisë otomane dhe Europës ishte një përplasje qytetërimesh, por në të vërtetë ishte më shumë një pikëpjekje: në atë shekull të mrekullueshëm që ishte Pesëqinda, Lindja dhe Perëndimi e shihnin njëri-tjetrin si në një pasqyrë të përmbysur, duke parë tek tjetri atë që i mungonte tek vetvetja.

Nëse sot e kujtojmë Pesëqindën për Mikelanxhelon dhe karavaxhion, europianët e atyre viteve përjetonin një krizë të thellë identiteti: zbulime të rinj gjeografikë dhe shkencorë revolucionarizuan dijen, “herezia“ luterane trondiste fenë, ushtritë përhapnin murtajën duke luftuar njëra kundër tjetrës. Po në këta vite, në tokat në kufi me Zotin e Madh mbizotëronin harmonia dhe bashkimi dhe vëzhguesit kristianë ishin të frikësuar dhe admirues njëkohësisht. Ekspert i ligjit kuranor, Sulejmani reformoi kodin e perandorisë dhe eficencën e gjykatave të saj linte me gojë hapur të dërguarit perëndimorë. Në sytë e europianëve, perandoria e Sulejmanit të Madhërishëm ishte e pamposhtur, eficiente dhe madhe e drejtë. Në sytë e Ligjvënësit, kaosi në Europë ishte provë e superioritetit të besimit tek Muhamedi.

Luftëra (dhe paqe)

Sigurisht, nuk mund të mohohet që turqit dhe të krishterët flisnin shpesh nëpërmjet armëve. Sulejmani mbretëroi për 46 vjet me radhë, dhe çdo vit ushtria e tij kryente një luftë kundër të pafeve: kristianë të Perëndimit dhe “heretikë“ shiitë të Lindjes. Sulejmani komandoi vetë 13 fushata ushtarake, i rrethuar nga mijëra truproja. Zgjerimi i kufijve të Islamit ishte detyra e Gaz-ëve, luftëtarët e fesë: Sulejmani u bë i pari i tyre. Por nuk ishte asnjëherë fanatik: ishte një antikonformist.

Miqësi fatale

Në rini u lidh thellësisht me një grek, Ibrahim Pashën: bir i një peshkatari të varfër kristian, Ibrahim ishte rrëmbyer nga piratët dhe i ishte shitur një vejushe që, e befasuar prej talentit të tij, e kishte rritur si mysliman duke i dhënë një edukim të rafinuar, falë të cilit ai kishte mundur që të hynte në pallat. Në Mesdheun e asaj kohe, pirateria dhe tregtia e skllevërve ishin praktika të zakonshme si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët. Por, për otomanët, nëse një skllav demonstronte dhunti, ai mund të bënte karrierë. Ibrahimi do të bëhej kryeministër: në vitin 1523 Sulejmani e emëroi Vezir të Madh dhe që atëherë, vetëm vdekja do t’i ndante dy të rinjtë, që i qëndruan në krah njëri-tjetrit në paqe dhe në luftë.

Sulltani turk dhe Veziri grek ishin të lidhur nga një miqësi e sinqertë, një lidhje disi e paqartë që u shkaktonte zili dhe jo pak smirë njerëzve të oborrit. Pavarësisht se Ibrahim ishte konvertuar prej kohësh në Islam dhe ishte martuar me motrën e sulltanit, shumëkush dyshonte se ai mund të kishte mbetur jobesimtar, aq sa guxonte që të priste në pallat babanë e tij të dehur. Në të vërtetë, perandoria otomane e atyre kohëve ishte kozmopolite dhe në të bashkëjetonin njerëz nga më të ndryshmit: grekë, turq, sllavë, arabë, tartarë, venecianë, francezë, hebrenj, gjenovezë, armenë, persë, shqiptarë. Kostandinopoja ishte qyteti më i madh dhe shumëngjyrësh i botës, një babel i vërtetë gjuhësh dhe racash. Çdo popull kishte komunitetin e tij të referimit dhe mundej, pa e ekzagjeruar, që të ndiqte kultin dhe traditat e veta. E rëndësishme ishte që karvanët dhe tributet të vinin të përpiktë, për pjesën tjetër jetohej krejt në paqe. Sulejmani ndoqi traditën shumëkulturore të sulltanëve të parë, të cilët kishin mirëpritur hebrenjtë e përndjekur prej Inkuizicionit. Në Turqinë moderne s’do të mbetej shumë pak nga kjo frymë, e zëvendësuar prej vesit më të keq të perëndimorëve: nacionalizmin. Por në kohën e Sulejmanit nuk ishin të rrallë “renegatët“ perëndimorë që “bëheshin turq“, të joshur prej pagave dhe karrierave prej Një Mijë e Një Netësh.

Mjeshtëra të disiplinës

Prosperiteti i perandorisë garantohej nga pushtimet e ushtrisë, më e fuqishmja në botë falë teknologjive të përparuara (artileria) dhe rekrutimit të detyruar të jeniçerëve (këmbësoria) për të rinjtë kristianë. Disiplina ishte e hekurt, aq sa nëse një kalorës guxonte që të shkelte fushat e mbjella me kalin e tij, ai vetë dhe kafsha ekzekutoheshin në vend. Trupat e të krishterëve, përballë këtyre, ishin një turmë ushtarësh të dedikuar alkoolit dhe grindjeve. Magjepsja prej rendit të Sulejmanit ishte e tillë që në Ballkanin e shtypur prej skllavërisë dhe taksave, ndonjëherë fshatarët e krishterë e prisnin sulltanin si çlirimtar. Mbretëri të tëra dorëzoheshin spontanisht, por kush guxonte që të rezistonte copëtohej prej luanit turk.

Në vitin 1526 Sulejmani asgjësoi të gjithë fisnikërinë hungareze në betejën e Mohaks: për të festuar, ushtarët e tij ngritën një piramidë me 2 mijë koka të prera. Në vitin 1529, ai për pak sa nuk mori Vjenën dhe në vitin 1534 pushtoi Bagdadin. Në po të njëjtët vite do të niste ofensiva e madhe detare otomane, që u bë e mundur prej aleancës me piratët barbarë të Afrikës Veriore. Kultura e turqve ishte ende e lidhur me stepat, por në vitin 1533 Sulejmani pati intuitën që të emëronte kapedan pasha (Admiral i Madh), piratin Khair ed-Din: i treti i vëllezërve Barbarosa, edhe ai i lindur i krishterë. Vitin tjetër Sulejmani bëri aleancë me Franceskun I të Francës kundër Karlit V dhe anijet e Barbarosës shkatërruan brigjet italianë. Në vitin 1538 flota e krishterë u mund në Prevezë dhe në vitin 1541 ajo e Karlit V e komanduar nga Andrea Doria u fundos në pjesën më të madhe në përpjekjen për të rimarrë Algjerin. Mesdheu Lindor u shndërrua në një “liqen turk“ dhe brigjet e Afrikës Veriore ishin në duar të piratëve që paguheshin prej Sulejmanit: si Ali “Zgjebaniku“, një renegat kalabrez apo Mortamama.

Dashuri dhe poezi

Sulejmani nuk ishte i pamëshirshëm vetëm në luftë, por edhe në dashuri. Në vitin 1533 ai shkaktoi sërish skandal kur u martua me Rokselana “Rusen“, një konkubinë e haremit emri i vërtetë i të cilës kishte qenë Anastasia Lisovska. Bijë e një prifti ortodoks në një fshat polak, e rrëmbyer që fëmijë nga tartarët dhe e shitur në Kostandinopojë si skllave, Rokselana nuk ishte e bukur, por ishte inteligjente dhe shumë e gjallë: eunukët e haremit e quanin “E Hareshmja“ dhe Sulejmani u dashurua marrëzisht. Për të hoqi dorë nga gruaja e parë, kirkaziane Gulbahar, dhe më i pas i qëndroi përgjithmonë besnik.

E Hareshmja dhe i Madhërishmi arritën që të ndajnë gjithçka, dashurinë dhe qeverisjen. Ai i dedikonte poezi perse, ndërsa ajo i këndonte melodi sllave: sërish Lindja dhe Perëndimi. Dashakeqët thoshin se “mishi i shitur” i kishte bërë magji sulltanit. Praktikisht, atmosfera në harem po bëhej e rëndë, por ajo që e helmonte nuk ishte magjia, por rivaliteti mes Rokselanës dhe Ibrahimit. Të dy urreheshin mes tyre: Rokselana ishte jashtëzakonisht shumë xheloze ndaj intimitetit mes dy miqve, ndërsa Ibrahimi arriti deri aty sa t’i kërkonte Barbarosës që të rrëmbente për sulltanin bukuroshen Giulia Gonzaga, me shpresën që ta bënte të harronte Rokselanën. Por rrëmbimi dështoi dhe duelin për zemrën e Sulejmanit e fitoi Rokselana.

Lamtumirë mik

Në vitin 1536 Sulejmani urdhëroi mbytjen e Ibrahimit dhe konfiskoi zotërimet e tij: greku kish qenë krahu i tij i djathtë për plot trembëdhjetë vite, por pushteti dhe pasuria e kishin bërë arrogant dhe populli ishte i pakënaqur me të. Pas tij sulltani do të kishte 8 vezirë: bashkëpunëtorë të shkëlqyer, por kurrë më miq të tij. Me Ibrahimin vdiq dhe rinia e Sulejmanit; maturimi konsolidoi sukseset e tij, por pleqëria e bëri më të ashpër. Ligji i vëllavrasjes i kërkoi taksën e parë të gjakut në vitin 1553, kur sulltanit iu desh që të mbyste djalin e tij të madh, Mustafain. Trashëgimtari duhej shumë prej ushtrisë dhe prej popullit, por Rokselana e donte të vdekur; duke qenë djalë i Gulbaharit, nëse do të bëhej sulltan ai do të kish eleminuar bijtë e saj, Selimin dhe Bajazitin. Pas vrasjes së vëllait të madh, dy vëllezërit e tjerë hynë në një luftë njëri kundër tjetrit në vitin 1558, me vdekjen e Rokselanës.

Sulejmani mori anën e Selimit dhe në vitin 1561 urdhëroi ekzekutimin e Bajazitit: “Falënderoj Zotin që kam jetuar aq gjatë sa të shoh myslimanët të cliruar nga lufta mes bijve të mi. Kështu do të kaloj në paqe ditët që më kanë mbetur. Nëse do të kish ndodhur e kundërta, do të kisha jetuar dhe do të kisha vdekur në dëshpërim”, u justifikua Sulltani, tashmë i mbyllur në një besim rigoroz. Sulejmani ndërroi jetë në 6 shtator 1566 gjatë luftës së radhës kundër Vienës.

Sulltani i ri ishte Selimi II “bjondi”, që shumë shpejt nisi të thirrej “llupësi”. Pushtimet vazhduan për më shumë se një shekull, por tashmë kishte nisur vjeshta e gjatë e rënies otomane.

Sulejmani u varros në oborrin e xhamisë së kushtuar atij vetë, në krah të Rokselanës. Udhëtarët që shkojnë në Stamboll sot i gjejnë ende aty, në heshtjen që ndërpritet prej zërit të hoxhës dhe nga mjaullimat e maceve për të cilat besimtarët kujdesen plot dashuri.(Voxnews.al)

Përshkrimi fizik i dokumentit
Dokumenti i Ivo Andriqit sot ruhet në: “Arhiv Serbije, [Jugoslavije, m.a.] fondi i: Milan Stojadinoviqit, kutia 37, f. 1-13” dhe është i daktiloshkruar në dy kopje, e para me ngjyrë blu ndërsa e dyta me ngjyrë të zezë. Është daktiloshkruar me grafema çirilike. Është i paginuar në fund në mes te faqeve me numra 1-13, dhe kopja e parë me laps plumbi me të njëjtit numra, ndërsa kopja e dytë është e papaginuar me laps plumbi. Faqja e parë ka përmbajten e dokumentit, ku janë të shënuar dhjetë kapituj me numra romak. Në fund të faqes së parë, djathas, poshtë është shkruar me stilograf me ngjyrë blu nga kryeminsitri dhe minsitri i punëve të jashtme i Serbisë së asaj kohe, Milan M. Stojadinoviq: “Referat i z. Ivo Andriq, 30 janar 1939”.

Dokumenti nuk ka titull autorial. Data e krijimit të tij, merret ajo që ka shënuar Stojadinoviqi me dorë në faqen e parë, po ne jemi të mendimit se dokumenti është hartuar të paktën disa ditë më herët (gjithashtu nuk jemi dakord se ky dokument u hartua me 1 janar të vitti 1939, sicc mund të haset në ndonjë shkrim të autorëve shqiptarë). Fletët e dokumentit kanë dimensione: 28.8cm x 20,6cm. Nuk kanë shenja filigranes. Dokumenti nuk ka shënime të tjera.

Dokumenti lexohet lehtë. Është në gjendje shumë të mirë. Ruhet në një kuti kartoni së bashku me disa dokumente të tjera me përmbajtje të ngjashme, për të cilat do shkruajmë një herë tjetër. Dokumenti është i ndarë në dhjetë kapituj dhe ka edhe katërmbëdhjetë nënkapituj, të parët të shkruar me grafema kapitale ndërsa të dytët me grafema normale.

Çfarë është “Elaborati i Ivo Andriqit për Shqipërinë i vitit 1939”?
Një ndër projektet e shumta për zhdukjen, shpërnguljen e asmimilin e shqiptarëve si dhe për përvetësimin e territorreve të tyre etnike dhe ndarjen e tyre në mes të fqinjëve si dhe zhbërjen e shtetit të tyre të cunguar, është edhe ai i nobelistit jugosllav, Ivo Andriqit. Ky projekt ka përmbatje raciste (A. Stipçeviq, 1992), dhe mbështet gjenocidin mbi shqiptarët (S. Çekiq, 2009), është punuar me përkushtim, (S. Keçmezi-Basha, 2014) vetëdije të plotë, qëllime të qarta dhe ide largëpamëse, nga Ivo Andriqi në janar të vitit 1939, për kryeminsitrin dhe minsitrin e punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe Kroate Sllovene,(MSKS) Milan M. Stojadinoviqin (M. M. Stojadinović, Ni rat ni pakt. 1963), i cili ka shënuar me dorën e tij në të djathtë, poshtë të faqes së parë të dokumentin datën 30 janar të vititi 1939 dhe emrin e autorit, Ivo Andriq.

Këtë “Elaborat” Andriqi e shkroi kur ishte me funksion ndihmës ministër i punëve të jashtme (A. Stipçeviq, 1992) në MSKS (D. Kostiq, 2010), që në fakt ishte persnoni me përgjejgjësi më të madhe në ministrinë e punëve të jashtme të MSKS, pasi M. Stojadinoviq ishte kryeminsitër, I. Andriqi kryente punët e ministrit të punëve të jashtme (R. Paviq, 2001). Më 25 mars të vitit 1941 në Vienë, Ivo Andriqi firmos paktin “Trepalësh“ për bashkimin e MSKS me shtetet fashishte (L. Radoviq, 2008).

Leximi i kujdesshëm i tekstit të “Elaboratit” hedh dritë mbi disa ngjarje dhe personalitete historike shqiptare, psh. siç është “Republikën e Mirditës” si krijesë e ideuar, finacuar dhe mbeshtetur nga serbët, (B. Horvat, 1988) etj, por edhe mbi pretendimet serbe për të pasur një baraspesh në rajon ndaj pretendimeve greke e italiane.

Ne kemi bërë një përkthim ad literam të tërë “Elaboratit” duke ruajtur besnikërisht terminologjinë profesionale diplomatike, juridike, gjeopolitke, politike, ekonomike dhe topnoniminë. Në ato vende ku në origjinal mungonte kuptimi i fjalës në fjali, ne në kllapa kemi vënë fjalën që mungon ose atë që duhej të ishte. Nuk kemi bërë asnjë lloj ndërhyrje në tekst sikurse është bërë në botimet sllavish ose në përkthimet shqip.

“ELABORATI I IVO ANDRIQIT PËR SHQIPËRINË I VITIT 1939”
(Përkthimi ad literam)

I.
LUFTA BALLKANIKE DHE SHQIPËRIA

Dalja e ushtrisë serbe në Adriatik
Sipas aneksit të fshehtë të Marrëveshjes për Aleancën në mes të Bullgarisë dhe Serbisë, të datës 26 shkurt të vitit 1912, Serbisë i njihej e drejta në territoret e deriatëhershme turke në Veri dhe në Perëndim të malit të Sharrit. Lidhur me këtë dispozitë, duke synuar ti siguronin vendit të tyre dalje në det, trupat serbe më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe gradualisht pushtuan tërë Shqipërinë Veriore, deri në Tiranë e në Durrës. Në “Times” të Londrës më 25 nëntor [të vitit 1912, m.a.] u botua deklarata e Pashiqit që Serbia kërkon Durrësin me pjesën më të madhe të hinterlandit.

Krijimi i Shqipërisë autonome
Megjithatë Konferenca e Ambasadorëve në Londër, më 20 dhjetor të vitit 1912 mori vendim për krijimin e Shqipërisë autonome, duke i dhënë Serbisë vetëm të drejtën e daljes tregtare në detin Adriatik. Po kjo Konferencë, më 20 mars të vitit 1913 vendosi që Shkodra ti dorëzohej Shqipërisë. Mali i Zi refuzoi ta pranonte vendimin e fuqive të mëdha; për këtë e mbështeti Serbia, e cila dërgoi trupat e veta për ta forcuar rrethimin e Shkodrës. Fuqitë e Mëdha vendosën (më 21 mars [të vitit 1913, m.a.]) të bënin demonstrimin detar, nga i cili u përmbajt vetëm Rusia. Kryqëzorët austro-hungarezë, anglezë, francezë, gjermanë dhe italianë, të grumbulluar afër Tivarit, i detyruan trupat serbe të tërhiqeshin nga pozicionet afër Shkodrës.

Bllokada e bregdetit malazes
Fuqitë e Mëdha shpallën më 10 prill [të vitit 1913, m.a.] bllokadën e brigjeve të Malit të Zi, por qeveria malazeze vazhdoi rrethimin e Shkodrës, e cila kapitulloi më 20 prill [të vitit 1913, m.a.]. Mbreti Nikolla, megjithatë, u detyrua të lëshonte pe dhe, më 4 maj, [të vitit 1913, m.a.] me një telegram që i dërgon sër Eduard Greit (sir Edëard Gray), e dorëzon fatin e Shkodrës në duar të Fuqive të Mëdha. Pushtimi ndërkombëtar i Shkodrës zgjati prej 5 majit të vitit 1913 deri në fillim të Luftës Botërore.

II.
NDARJA E SFERAVE TË INTERESIT NË SHQIPËRI NDËRMJET SERBISË E GREQISË

Edhe pse nën presionin e Fuqive të Mëdha, në radhë të parë të Austrisë, u detyrua të tërhiqet nga Adriatiku dhe Shqipëria Veriore, Serbia nuk pushon së humburi shpresën. Në deklaratën e cila ishte shtesë e fshehtë e Marrëveshjes së aleancës në mes Greqisë e Serbisë nga 19 maj i vitit 1913, u ndanë sferat e interesit në mes të Greqisë e Serbisë, në Shqipërinë e porsaformuar autonome. Territori që shtrihet në veri të grykës së lumit të Semanit në det, pastaj drejt rrjedhës së këtij lumi deri te Gryka e Devollit, pastaj përgjatë Devollit deri te Mali i Kamjes – bënte pjesë në sferën e ndikimit serb. Pjesa jugore e Shqipërisë, nga kjo vijë, bënte pjesë në sferën e ndikimit grek. Në rast trazirash në Shqipëri, dy shtetet do të merreshin vesh për qëndrimin që do të mbanin. Këto janë kërkesat maksimale që në një dokument të shkruar i kemi parashturar ndaj Shqipërisë.

III.
PAKTI I LONDRËS DHE SHQIPËRIA

Pakti i Londrës është lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes: Francës, Britanisë së Madhe, Rusisë dhe Italisë kishte dispozitat vijuese ndaj Shqipërisë:

Në vërejtjen e nenit 5 është thënë: “Katër fuqitë aleate do të ndajnë tokat e poshtëshënuara të Adriatikut Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi: […]. Në Adriatikun e poshtëm (në viset që ju interesojnë Serbisë e Malit të Zi) tërë bregdetin, nga Kepi Planca deri te Lumi Drin, me portet e rëndësishme të Splitit, Dubrovnikut, Kotorrit, Tivarit, Ulqinit, Shëngjinit […]. Porti i Durrësit do ti ndahet shtetit të pavarur mysliman, Shqipërisë”.

Në nenin 6 thuhet: “Italia do ta marrë në zotërim të plotë Vlorën, ishullin Sazan, e pos kësaj edhe një territor mjaft të gjërë i domosdoshëm për mbrojten e tyre, domethënë pjesën ndërmjet lumit të Vjosës në veri e në lindje, kurse në jug deri në Himarë”.

Në nenin 7 thuhet: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do ti kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së Madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë e Greqisë”.

Që në vitin 1915 Fuqitë e Mëdha, pra miratojnë parimin e ndarjes së Shqipërisë dhe pranojnë që në Shqipëri të kenë interesat e tyre Italia, Serbia e Greqia. Ndërsa këtyre dy vendeve ballkanike ju njihet e drejta në korrigjimin e kufijve, Italisë i dorëzohet Vlora si dhe protektorati mbi Shqipërinë e cunguar.

IV.
SHQIPËRIA NË KONFERENCËN E PAQES

Pikëpamjet e fuqive të mëdha
Në Konferencën e Paqes fuqitë aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), propozuan më parë për Shqipërinë, në Veri e Lindje, ata kufinj të cilët ishin përcaktuar në Konferencën e Londrës në vitin 1913; i njihnin sovranitetin e plotë Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin e nevojshëm dhe i jepnin Italisë mandatin për administrim të lirë të shtetit shqiptar nën kontrollin e Lidhjes së Kombeve (Memorandumi nga 9 dhjetori i vitit 1919).

Pikëpamja jonë
(Kundër mandatit të Italisë. Për Shqipërinë e pavarur. Argumentet për korrigjimin e kufijve dhe për marrjen e Shkodrës e të Shqipërisë Veriore).

Në përgjigjen tonë nga 8 janari i vitit 1920 ne e hodhëm poshtë propozimin, që Italisë ti jepej mandati mbi Shqipërinë, duke theksuar se kjo do të ishte përsëritje e rastit të Bosnjës e Hercegovinës. “Kjo zgjidhje, thuhet në përgjigjen tonë, do të krijonte në favor të Italisë kufij ofensivë kundër shtetit tonë, i cili do të privohej nga mjetet për t’u mbrojtur. Kjo do të thoshte në njëfarë dore përparësi ofensive, kurse në anën tjetër vartësi e përsosur strategjike”.

Ne kemi kërkuar, për shkaqe ekonomike dhe strategjike, që të bëhet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (në rrjedhën e mesme të Drinit, në Bunë dhe në shikim [drejtim, m.a.] të fiseve Kelmendi e Kastrati), që i përcaktoj Konferenca e Londrës nga viti 1913. Përveç këtij korrigjimi, delegacioni ynë kishte deklaruar se zgjidhja më e mirë është, nëse Shqipëria bëhet shtet i pavarur në kufijtë e vitit 1913, dhe me administrim autonom.

Në rast se kjo zgjidhje nuk do të pranohej, ose nëse pjesa Jugore e Shqipërisë do t’u jipej shteteve të tjera, delegacioni ynë kishte kërkuar për ne pjesën Veriore të Shqipërisë deri në Drin. “Shteti ynë ka të drejta të lashta në këto treva, thuhet në memorandumin tonë. Shkodra është kryeqyteti i dikurshëm i sundimtarëve serbë.

Populli ynë ka derdhur lumenj gjaku për Shkodrën, sidomos në luftën e vitit 1913, i cili i ka kushtuar Serbisë disa mijëra ushtarë të saj, kurse Malit të Zi një të tretën e ushtrisë së tij. Për ti kënaqur dëshirat e Fuqive të Mëdha, trupat serbe dhe malazeze zbrazën në vitin 1913 Shkodrën dhe Shqipërinë Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrinë, kërcënoi me luftë. Shkodra mund ti takonte Malit të Zi, po të pranonte ky i fundit tia lëshonte Llovqenin Austrisë, ose të ishte neutral. Por Mali i Zi refuzoi tia lëshonte Austrisë këtë pozicion të rëndësishëm strategjik”.

“Lugina e Drinit me Shkodrën përbëjnë një tërsi gjeografike dhe ekonomike me Malin e Zi dhe trevat kufitare të Serbisë. Për Serbinë e Mesme dhe për Malin e Zi, Lugina e Drinit është e vetmja rrugë natyrore direkte dhe më e shkurtër për në Adriatik. Hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik duhet të kalojë nëpër Luginën e Drinit. Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ja ka njohur Serbisë të drejtën e daljes në det”.
“Shkodra është në lidhje edhe me lumin Buna, i cili i hap udhë natyrore tregtisë së Malit të Zi në det.

Që nga Marrëveshja e Berlinit, Mali i Zi gëzonte të drejtën e lundrimit të lirë në Bunë. Liqeni i Shkodrës, në pjesën më të madhe i takon Malit të Zi. Për shkak të pakujdesisë së turqve, tokat më të mira të Malit të Zi edhe më tutje janë të përmbytura nga uji i Liqenit të Shkodrës. Për këtë shkak shtetin tonë e intereson në masën më të madhe rregullimi i Bunës dhe i Drinit, jo vetëm për shkak të lundrimit në Bunë, por edhe për shkak se në këtë mënyrë do të thaheshin 12 deri në 20.000 hektarë të tokës më pjellore dhe po aq hektarë do të bonifikoheshin. Dy të tretat e kësaj toke i takojnë Malit të Zi”.

Pikëpamjet italiane
(Sipas Memorandumit të 10 janarit 1920)
Italia kërkon nga Lidhja e Kombeve mandatin që ta administrojë shtetin e pavarur shqiptar.

Kufijtë shqiptarë në Veri e në Lindje do të jenë ata që janë caktuar në Konferencën e Londrës. Kufiri Jugor do të jetë objekt shqyrtimi.
Qytet i Vlorës do ti jepet Italisë nën sovranitet të plotë, bashkë me hinterlandin e nevojshëm për mbrojtjen e saj dhe zhvillimin ekonomik.

Aleatët pranojnë që Shkodra dhe Shqipëria e Veriut ti bashkohen Jugosllavisë
Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaori më sa vijon: “pra sipas kësaj shteti i S. H. S. [Serbëve Kroatëve e Sllovenëve, m.a.] do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi ti ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin”.
Niti kishte pranuar këtë, me kusht që Italia ta mbante Vlorën dhe ta fitonte mandatin mbi Shqipërinë.

Përgjigjja jonë e fundit Konferencës së Paqes
Në përgjigjen tonë të fundit Konferencës së Paqes (më 14 janar të vitit 1920), ne edhe më tutje kemi qëndruar në pikëpamjen, se zgjidhja më e mirë do të ishte që administrimi i Shqipërisë në kufijtë e caktuar më 1913 ti besohej qeverisë autonome lokale, pa kompetenca të cilësdo fuqi të huaj. Nëse kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset që pjesë të territorit shqiptar t’u jepen shteteve të tjera, delegacioni ynë do të kërkoj pjesën e Shqipërisë Veriore (duke bashkëngjitur një hartë me kufirin e shënuar), për të cilën ishte premtuar regjim autonom.

Pikëpamja e të ndjerit Pashiq
Kur dukej e sigurt se aleatët do ti lejonin Italisë të përforcohej në Shqipërinë e Mesme, kryetari i delegacionit tonë, Pashiqi, në fund të vitit 1919 njoftoi qeverinë në Beograd se kishte ardhur koha, që të shtrënguar nga rrethanat, ta ndryshojmë politikën tonë ndaj Shqipërisë. Në atë letër thuhej: “Pasi në Shqipëri nuk mund ta kthejmë gjendjen çfarë ka qenë para evakuimit të ushtrisë sonë dhe të shtetit të parë të Esad Pashës, për shkak të depërtimit të Italisë dhe të përkrahjes së Italisë nga ana e fuqive; pasi Fuqitë duan ta zbatojnë Marrëveshjen e Londrës dhe s’do të ketë Shqipëri çfarë ne kemi mbrojtur, aleatët do tia japin Italisë Vlorën me hinterlandin dhe protektoratin mbi një pjesë të Shqipërisë – në këto rrethana, ne duhet të kërkojmë kufij të tjerë më të mirë ndaj territoreve shqiptare, të cilat do të bien nën protektoratin italian”.

“Minimumi që do të pranojmë nga aleatët është ky: kufiri përgjatë Drinit të Zi deri në grykëderdhejn e Drinit të Bardhë e nga aty Drinit të Madh (duhet të jetë të Bardhë, në origjinal është të Drinit të Madh, m.a) deri në det”.

“Maksimumin duhet ta kërkojmë, në mënyrë që Italia të marrë sa më pak territore. Ky maksimum i pretendimeve tona do të ishte: Lumi i Matit deri në burimin e tij, e nga aty drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do të ishin kufijtë tonë me protektoratin italian”.

V.
PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPËRISË PAS LUFTËS DHE TËRHEQJA PËRFUNDIMTARE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas përfundimit të luftës, në bazë të një vendimi ushtarak ndërmjet aleatëve, trupat italiane pushtuan tërë territorin e Shqipërisë, madje edhe atë pjesën Veriore, të cilën ne, na e kishte njohur Pakti i Londrës. Vetëm Shkodra ishte nën pushtimin e përbashkët të trupave franceze dhe italiane.

Për shkak të qëndrimit armiqësor që Italia kishte asokohe ndaj shtetit SKS, ne këtë pushtim ushtarak italian të Shqipërisë e kemi konsideruar si rrezikun më të madh për ekzistencën tonë. Ne territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë inicuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërinë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke e bërë për vete me para, fisnikët (parinë, m.a.) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit”.

Pakënaqësia e popullsisë shqiptare, të cilën e përkrahnim edhe ne, i detyroi italianët që në fillim të vitit 1920, ti tërhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme të Shqipërisë dhe të përqëndroheshim vetëm rreth Vlorës, prej nga poashtu në qershor të të të njëjtit vit do të detyrohen të tërhiqen, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Tiranës për evakuimin e tyre nga tërë territori shqiptar, përveç ishullit të Sazanit.

Deri te evakuimi nga Shqipërisa erdhi për shkak të rezistencës së organizuar të shqiptarëve, por nuk duhet harruar se në atë kohë Italia ishte shumë e dobët politikisht dhe ushtarakisht. Edhe sot ka shqiptarë të cilët mendojnë se mund ti përzënë italianët nga Shqipëria kur të dëshirojnë. Ky vetëbesim është fatal për ata, sepse nuk e shohin që Italia e sotme fashiste nuk është ajo që ishte në vitin 1920 nën qeveritë parlamentare të Nitit, të Gjolitit e të Faktës.

VI.
SHQIPËRIA PARA KONFERENCËS SË AMBASADORËVE

Pas evakuimit të trupave italiane nga Shqipëria, gjendja në terren ishte pastruar (qetësuar, m.a.), Konferenca e Ambasadorëve, mundi që në nëntor të vitit 1921 të mirrte vendim për njohjen e Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran. Në vend të premtimeve të mëparshme lidhur me Vlorën dhe me mandatin mbi Shqipërinë, Fuqitë e Mëdha ia njohën Italisë vetëm interesin e saj të posaçëm për ruajtjen e pavarësisë shqiptare. Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve, me shpresë se kjo do ta siguronte edhe më tepër pavarësinë e saj.

Para Konferencës së Ambasadorëve, edhe një herë provuam, por pa sukses, që të realizonim korrigjimin e kufirit në drejtim të Shkodrës dhe të Drinit, duke theksuar për Shkodrën shkaqet historike, kurse për Drinin shkaqet ekonomike dhe ato të trafikut. Eksperti francez në Konferencë, Larosh, na ngushëlloi kështu: “Qeveria mbretërore ka gabuar, që nuk e ka miratuar, në atë kohë, propozimin e Francës për ndarjen e Shqipërisë. Pashiqi qe pajtuar me këtë, por qeveria e Beogradit kishte refuzuar”. Që mos të lejonim italijanët në Vlorë, ne u detyruam të hiqnim dorë nga Shkodra dhe kufirit deri në Dri.

Meqenëse ne gjithmonë e kemi përfaqësuar idenë e pandashmërisë së territorit shqiptar, ashtu siç ishte caktuar ajo në vitin 1913, si dhe pavarësinë e Shqipërisë, do të mund të supozohej se ne, kjo zgjidhje e Konferencës së Ambasadorëve do të na kënaqte. Kjo megjithatë, nuk është e rastit. Vështirësitë në marrëdhëniet tona me Shqipërinë, si dhe në marrëdhëniet tona me Italinë për shkak të Shqipërisë, po rëndoheshin edhe më tutje, edhe përkundrë shpalljes së Shqipërisë si shtet ti pavarur dhe anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Republika e Mirditës
Derisa Konferenca e Ambasadorëve po zgjidhte çështjen e kufijve të Shqipërisë dhe organizimin e pavarësisë, ne, në gjysmën e vitit 1921 nënshkuram me të parët (fisnikët,bajraktarët, m.a.) e Mirditës marrëveshjen e bashkëpunimit. Ishte paraparë formimi i shtetit të lirë të Mirditës, të cilin do ta mbronin forcat ushtarake të S.K.S. dhe interesat të cilit në botën e jashtme do ti përfaqësonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranës e shtypi këtë lëvizje, kurse ne qemë akuzuar dhe dënuar para Lidhjes së Kombeve.

VII.
PAKTI I ROMËS, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPËRIA

Pakti i Romës i janarit të vitit 1924, me frymën e tij, ua imponoi edhe Romës edhe Beogradit respektimin e pavarësisë dhe parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe informimin e ndërsjellë rreth ngjarjeve në Shqipëri. Kjo, megjithatë nuk pengoi qeverinë italiane që të ndihmonte Fan Nolin, në qershor të vitit 1924, që të organizonte kryengritjen kundër Ahmet Zogut, dhe as qeverinë tonë, që në dhjetor të të njëjtit vit ti mundësoj Ahmet Zogut që nga territori ynë të futet në Shqipëri dhe të merrte pushtetin. As Roma, as Beogradi nuk mund t’u bënin ballë intrigave dhe kërkesave të “miqve” të shqiptarëve, të cilët kërkonin ndihmë për të ruajtur ose për të ardhur në pushtet dhe premtonin besnikëri e bashkëpunim, kurse në rastin e parë ndërronin orientimin.

VIII.
PAKTI I TIRANËS DHE GJENDJA QË KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq duke i udhëzuar përfaqësuesit tonë për punë në Shqipëri, ju thoshte: ne dëshirojmë Shqipëri të pavarur, por edhe Shqipëri të dobët dhe të trazuar (jostabile, m.a.). Koha dëshmoi se kjo nuk ishte e mundur të mbahej (realizohej, m.a.). Shqipëria e dobët dhe e trazuar ishte e detyruar të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje atje ku mund të gjente. Regjimi i cili ishte i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, ndërsa ai të cilin ne dëshironim ta rrëzonim, kërkonte mbrojtje nga Italia.

Shqipëria e dobët dhe e trazuar (jostabile, m.a.), në vitin 1926 i kërkoi mbrojtje dhe ndihmë Italisë. Ahmet Zogu mori së pari garanci për regjimin e tij, dhe pastaj pranoi në vitin 1927 në lidhjen e një Alenace Ushtarake për 20 vjeçare, përfitoi qindra e qindra miliona lireta për punime botore, ekonomikisht dhe finaciarisht e vuri Shqipërinë në zgjedhën italiane, pranoi shumë instruktorë italianë. U krijua, kështu, një raport që i ngjante shumë atij protektorati, kundër të cilit kishim luftuar në Konferencën e Paqes.

Ajo që viteve të fundit më së shumti na rrezikonte prej Shqipërie, ishte organizimi ushtarak fortifikimet ushtarake dhe aksionet irredentiste. Gjithandej e vërenimin rrezikun nga aksionet italiane dhe atë “kufirin ofensiv”, kundër të cilit patëm luftuar para aleatëve në Paris, kur patëm propozuar që Italisë ti jepej mandati në Shqipëri.

Në këtë vend është me interes të theksohet, që vetëm ne kishim protestuar dhe kishim luftuar kundër ndërhyrjes së Italisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Asnjë vend tjetër i Ballkanit në kërë drejtim nuk na përkrahu. Dy fuqitë detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundërshtuan mbylljen e detit Adriatik. Për më tepër, Osten Çëmbërleni, në takimin me Musolinin në Livorno në vitin 1926, dha pëlqimin për Paktin e Tiranës. E të gjithë përfaqësuesit francezë në Tiranë vazhdimisht i jepnin këshilla mbretit Zog që të mos futej në konflikt me italianët.

IX.
PAKTI I MIQËSISË ITALO-JUGOSLLAVE I 27 MARSIT TË VITIT 1937

Italia e Jugoslavija duke ndjekur politikë miqësie njëra ndaj tjetrës, mund të merren vesh për Shqipërinë në këtë formë: Italia ka interesin e vet jetësor në Vlorë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar nuk bën të rrezikohet prej nesh; ne këtë interes duhet ta kuptojmë dhe ta respektojmë. Interesi jetësor i Jugosllavisë është të mos jetë e rrezikuar në kufirin në drejtim të Serbisë Jugore, as nga Kosova (e populluar me shqiptarë), as nga Shkodra dhe Mali i Zi. Për këtë, pa dyshim është llogaritur, kur në protokollin e fshehtë së bashku me Paktin e Miqësisë është parashikuar që të ndërpritet fortifikimi i mëtejmë në zonat e Librazhdit e të Milotit.

Për sa i përket aksionit ekonomiko-financiar në Shqipëri, ne për këtë nuk kemi, dhe nuk dëshirojomë të investojmë mjete të veçanta. Italianët, pra, mbeten pa konkurrencë dhe pa vërejtje nga ana jonë, kuptohet me kusht që të mbeten në kufijtë e obligimit tjetër të fshehtë, të cilin para dy vjetësh e kanë marrë ndaj nesh që në pikëpamje politike, ekonomike dhe financiare nuk do të kërkojnë kurrfarë përfitimesh të posaçme, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë do ta komprometonin pavarësinë e shtetit shqiptar.

Në këtë mënyrë Pakti i Miqësisë i datës 25 mars 1937 krijoi një “modus vivendi” tolerant ndërmjet nesh dhe Italisë në territorin shqiptar, për të cilin vite më parë kemi pasur aq shumë konflikte e dyshime (mosmarrëveshje, m.a).

Është çështje tjetër, që ky qetësim, në Shqipëri, a do të mund të përballoj disa situata të rënda dhe të komplikuara në Detin Mesdhe ose në Ballkan.

X.
RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS QUO-së

Pavarësia e Shqipërisë është zvogëluar, por nuk është shkatërruar
Pavarësia e një shteti ndaj botës së jashtme gjithnjë është gjithnjë një koncept realtiv. Duke pasur parasysh rrethanat, kjo pavarësi është më e plotë ose është më e zvogëluar. Për Shqipërinë, sot nuk mund të thuhet që politika e brendshme dhe e jashtem është e pavarur nga Italija.

E megjithatë, ajo në bashkësinë ndërkombëtare konsiderohet si shtet i pavarur. E drejta ndërkombëtare, bregdetin shqiptar e njeh si të pavarur e jo si italian, përkatësisht e konsideron se është nën suverenitetin e një shteti Ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur në Ballkan. Ajo ka një pjesë të sovranitetit të territorit të Zarës, por ky nuk i ofron mundësi të zgjerohet më tutje. Në Shqipëri, Italia ka ndikim, por nuk ka lirinë e aksionit sikur në territorin e saj. Shqiptarët megjithatë e kundërshtojnë ndërhyrjen e saj, i shkaktojnë vështërsi dhe e ngadalësojnë.

“Ballkani – popujve të Ballkanit”
Politika tradicionale e Serbisë është “Ballkani – popujve të Ballkanit”. Ky parim është përdorur në kohën e tij në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe kundër Monarkisë Austro-Hungareze. Jugosllavia e përdori me sukses këtë kundër dispozitave të Paktit të Londrës, i cili e futi Italinë në Dalmaci dhe në Shqipëri. Në zbatimin e këtij parimi ne gjithmonë kemi shikuar garancinë më të mirë për paqe në Ballkan, për bashkëpunim ndërmjet popujve të Ballkani dhe për zhvillim normal të popujve ballkanas. Prania e një Fuqie të Madhe në Ballkan, janë dyer të hapura të intrigave e pushtimeve.

Zgjerimi i Italisë
A është e mundur që Italia, duke u bërë zotëruese e sovrane e Shqipërisë Jugore dhe të Mesme, të mbetet vetëm në atë brez të ngushtë bregdetar? Ne këtë nuk e kemi besuar para 20 vjetësh, kur Fuqitë e Mëdha ia ofruan Italisë Vlorën me hinterlandin. Ne këtë e kemi edhe më të vështirë ta besojmë sot, kur Italia tregon aq shumë dinamizëm e guxim në politikën e saj të jashtme.

Një precedent i rrezikshëm
Marrja e një pjese të territorit të Ballkanit nga një Fuqi e Madhe joballkanike pa kurrfarë baze etnike, për tërë popujt e Ballkanit, pra edhe për ne, është një precedent i rrezikshëm. Të tjera Fuqi të Mëdha nga drejtime të tjera mund të paraqiten me pretendime të ngjashme. Rasti i veçantë i Italisë në Shqipëri për ne është i rrezikshëm, sepse me Paktin e Londrës, me të cilin për herë të parë ju njoh Italisë, Shqipëria Jugore, po kësaj Italie i ishte njohur edhe Dalmacia Veriore. Precedenti për gjallërimin e dispozitave të Paktit të Londrës në një sektor të Ballkanit hap dyert edhe për gjallërimin e dispozitave të tjera.

Ndarja e Shqipërisë
Me rastin e vlerësimit të tërë kësaj çështjeje, duhet t ë kemi parasysh që me çdo kusht duhet të shikojmë që ti shmangemi konfliktit të hapur ose të fshehtë me Italinë. Gjithashtu duhet ta shmangim pushtimin e tërë Shqipërisë nga Italia, ngase kjo do të na rrezikonte në vendet më të ndieshme (nevralgjike, m.a.) si në Bokë të Kotorrit e në Kosovë.

Duke pasur parasysh gjithë ç’thamë më lart, për ne ndarja e Shqipërisë mund të vinte në konsideratë vetëm si një e keqe e domosdoshme, të cilën nuk mund ta eviotjmë dhe si një dëm i madh nga i cili duhet të nxjerrim përfitime të atilla aq sa është e mundur, d.m.th. prej dy të këqijave ta zgjedhim më të voglën.

KOMPENSIMET TONA
Këto kompensime gjenden në materialin e përpunuar para 20 vjetësh, kur është shtruar çështja e ndarjes së Shqipërisë.
Maksimumi që e kemi kërkuar asokohe ishte kufiri që do të shkonte përgjatë lumit të Matit dhe Drinit të Zi dhe i cili do të na jepte garanci strategjike të Malit të Zi dhe Kosovës. Gjithashtu do të duhej të siguronim luginat e Liqenit të Ohrit dhe Prespës, duke përfshirë edhe Pogradecin dhe fshatrat sllave të Malit të Thatë si dhe ato në mes të Prespës e Korçës.

Marrja e Shkodrës me këtë rast do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike. Kjo do të na mundësonte që të bënim punime të mëdha hidroteknike dhe të përfitonim tokë pjellore për ushqimin e Malit të Zi. Shqipëria Veriore në kuadër të Jugosllavisë do të mundësonte krijimin e lidhjeve të reja të trafikut të Serbisë Veriore e Jugore me Adriatikun.

Me ndarjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare të Kosovës, e cila në situatën e re lehtësisht do të asimilohej. Ne eventualisht do të fitonim 2-300.000 shqipatrë, por këta shumica janë katolikë, marrëdhëniet e të cilëve me shqiptarët myslimanë nuk kanë qenë asnjëherë të mira. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi do të bëhej gjithashtu në rrethana të reja, sepse nuk do të kishte kurrfarë aksionesh të forta për pengimin e tij.

Leo Freundlih, hebreu që protestoi kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Holokausti mbi shqiptarët . Serbët vranë 500 000 njerëz. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Ebraik

Masakrat që u ndërmorrën serbët në trojet shqiptare. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtën e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, është gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiouesja Safete Juka, me banim në Amerikë.

Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarë nga serbët në vitet 1912-1913. I revoltuar ai ngriti zërin e tij kundër asaj që ai e qujati “Golgotha Shqiptare”, e që u shoqërua nga masakra të atij tipi që nuk i kishte njohur Bota më parë.

“Unë e dënoj dhunën që ushtrohet padrejtësisht ndaj çdo populli. Ai që nuk bën kështu sot, të mos çuditet nëse nesër edhe ai vetë do të bëhet viktimë e një Golgothe tjetër” – thotë shkrimtari hebre. Vetëm pas 10 vjetësh, pikërisht në vitin 1992, ky libër njohu botim në tri gjuhë, në saj të ndihmës së jashtëzakonshme të gjermanit Hans Peter Rullman me banim në Hamburg. Botimi në anglisht u bë në saj të zotit Steve Tomkin, kroat i lindur në Kosovë. Në Kroatisht libri i përkthyer edhe u botua nga mjeku Dr. S Leban, i lindur në Bosnje. Ndërkohë që përkthimin në shqip e realizoi Riza Lahi, nën sponsorizimin e Xhaferr Kastratit nga Kosova dhe përkujdesjen e shtypshkronjës “Eurorilindja” në Tiranë.

Serbia, “macja që kërkon të behet luan”

Pas traktat të Shën Stefanit mes Turiqë që humbi luftëra të njëpasnjëshme dhe Rusisë fituese, kombi shqiptar u vu në rrezik të jashtëzakonshëm, pasi aleatja ballkanike e perendorisë së Carëve Serbia, kërkoi të zgjeronte zotërimet e veta për tu kthyer në një fuqi ballkanike dhe evropiane, megjithëse kishte një popullsi vetëm 900 mijë banorë. Por nëse deri në vitin 1911 synimet ruse dhe serbe në Ballkan do të dështonin, kjo nuk erdhi për meritë të Perendorisë Turke nën të cilën ndoshej Shqipëria, por thjesht nga fakti që shqiptarët me anë të Lidhjes së Prizrenit më 1878 nuk e lejuan një gjë të tillë dhe e kundështuan me armë.Që nga viti 1906 deri në vitin 1912, një sërë kryengritjesh për pavarësi të shqiptarëve, kryesisht në veri të trojeve etnike shqiptare, u shtypën me dhunë dhe barbari nga na e ushtrive turke. Me fillimin e luftës ballkanike, Shqipëria ishte gjysëm e shkretuar dhe trupat serbe, në ëmër të luftës kundër Perendorisë Osmane, ndërmorën një sërë pushtimesh të cilët i shoqëruan me masakra masive kundër një popullise krejtësisht të paarmatosur, ku sipas shtypit evropian humbën jetën 250 mijë shqiptarë.

Ndërkohë ka të dhana të sigurta se shifra mund të jetë edhe një gjysëm milioni. Nga 180 mijë kilometra katrorë, me një popullsi rreth 2 milionë banorë që numëroheshin brenda teritoreve shqiptare në fund të shekullit të XIX, në vitet ‘ 30 kishin mbetur teritore shqiptare vetëm 80 mijë km katrorë, dhe këto në pjesën më të madhe jashtë shteti shqiptar. Sipas historinëve të kohëve moderne, ekspansioni sllav që u shoqërua dhe me shpërgulje masive dhe zhdukje të popullisive etnike të vendeve të mësipërme, që njehsohej me ekpansionin komunist më vonë i mori popujve gjermanë, hungarezë, shqiptarë, rumunë, armenë etj teritore të cilat kapnin sipërfaqen rreth një milionë kilometra katrorë nga të cilat një e dhjeta i takonin teritoreve shqiptare.

Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të perendorisë së kalbur Osmane humbi më shumë se gjysmën e teritoreve të veta. Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit) Nishit, Rrethinat e Manastrit, shtoju këtyre edhe humbjen e krahinave të Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluar ose u asimiluan me forcë nga Greqia, përbëjnë edhe fushatën më të egër atishqiptare të ekspansionit sllav kundër popullit më të vjetët në Ballkan dhe Evropë.

Një ndër librat që hedh dritë mbi shpërnguljet masive të shqiptarëve është edhe libri historik i Leo Freundlich “Golgotha shqiptare”. Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913 ka qenë edhe “Nënë Tereza”, atëherë fëmijë. Ajo pa me sytë e saj sesi serbët i helmosën të atin, ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes shpëtuan duke u arratisur në drejtim të Tiranës. Shqiptarët në holokaust para Hebrenjve ( Shënime të gazetarit gjerman Hans Peter Rullmann) Më 1913, të dielën e pashkëve, sa Ka shpërthyer Lufta Ballkanike një shkrimtar vienez, Izraeliti Leo Frojdlih botoi një libër të titulluar “Akuza që ulurijnë” (Accusation Records).

Në të përfshihen dokumeta akuzuese të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga Serbët në krahinat shqiptare të veriut jo më larg se 80 vite më parë, ose më saktë rreth 30 vite më parë se të ndoshte lufta e dytë botërore. Holokausti i parë Evropian është planifikuar dhe zbatuar nga Serbia kundër popullit shqiptar. Leo Frondlih përshkruan ngjarjet nga mezi i tetorit 1912 deri në marsin e vitit 1913. Në një periudhë kohe më pak se pesë muaj ushtria dhe bandat çetnike serbe “egërisht dhe në mënyrën më antihumane që ka shfaqur ndonjëherë çizmja e pushtuesit, bëri barbarizma që nuk kanë të përshkruar.

Me qindra e mijëra burra të pa armatosur, të therur, gra të përdhunuara, pleq të mbytur, me qindra gra të djegurA dhe të rrafshuar për tokë” Gjatë luftrave evropiane të shekullit të XVIII dhe XIX , nuk ka pasur asnjëherë synime për shfarosjen kolektive të ndonjë kombi. Në rastin më të keq, një vend orvatej për të pushtuar një vend tjetër. Përpara luftës serbe kundër shqiptarëve më 1912, askush nuk është përpjekur për të zhdukur një popull të tërë.

Në vitin 1912, kur mbi shqiptarët po ndodhte katastrofa e madhe, Frojndlih kishte një parandjenjë se sundimi serb kundër ekzistencës së një kombi të tërë, kishte përmasat e një sinjali historik. Ai ishte i vetëdijshëm se ky kthim i paparitur kundër qytetërimit dhe shpirtit human, siç kishte nisur Serbia nuk do të venitej aspak në të ardhmen, në qoftë se bota nuk do të ndëshkonte popullIN në mënyrë të menjëhershme. Freundlih përshkruan masakrimin ndaj shqiptarëve.

Mënyra sesi ushtria serbe, veproi më 1912-1913 ndaj shqiptarëve gjatë luftës ballkanike, përbën edhe rastin e parë të një zhdukje masive të një populli nga një popull tjetër. Megjithëse Mbretëria Serbe u njoftua se Komisioni Ndërkombëtar i kufinjve, menjëherë sapo situata të qetësohej do të niste punë për përcaktimin e kufinjve, ushtria e këtij shteti nuk i njohu paralajmërimet e fuqive të mëdha dhe vazhdoi pushtimin e teritoreve jo serbe. Më 22 tetor të vitit 1912, këmbësoria serbe pushtoi qytetin e Prishtinës në Kosovë. Më pas ajo vazhdoi sulmin në dy drejtime. Nga krahu i Shkupit dhe tjetri nga Prizreni për tu futur në drejtim të luginës së Drinit të Zi. Pas një muaji, më 20 nëntor 1912 serbët pushtuan edhe gati gjithë Shqipërinë e veriut dhe më 29 nënëtor 1912 pararoja e kësaj ushtrie u vendoset në Durrës.

Lufta e serbëve kundër shqiptarëve, nuk kishte karakter pushtues, por shumë më tepër. Ajo mori karakterin e spastrimit etnik, dhe synonte që brenda një kohe të shkurtër ti tregonin Botës se shqiptarët qenë zhdukur nga Ballkani. Pikërisht për këtë arsye ata i quanin shqiptarët turq dhe me këtë justifikim ose i shpërngulnin ose i masakruan. Frojdlih i përshkruan masakrat e serbëve në vjeshtën e vitit 1912 – pranverën e 1913 në trojet shqiptare, Kosovë, Maqedoni kështu: “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin ti shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat.

Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilët përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtazana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin vere, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.

Pas krimeve, Edit Durham nis e urren serbët

Gjatë kohës që në Shqipërinë etnike, shiptarët masakroheshin në shtëpitë e tyre, anglezja Mery Edit Durham, punonte për “Macedonia Relief Organisacion”. Kur shkeli për herë të parë në Ballkan, historiania dhe antropolog’ja Angleze ishte admiruese e popullit serb, si shumë njerëz të tjerë në perendim. Por siç vëren anëtari i Parlamentit Anglez Aubrey Hernert “ishte vetëm mizoria e serbëve që e ktheu dashurinë e saj në përbuzje”. Pas masakrave të njëpasnjëshme, ajo vendosi të dalë hapur kundër serbo-malazezëve: ” E mbështolla medaljen e florinjtë që ma kishte dhënë Krajl Nikolla duke e bërë të qartë se Nuk mund të pranoja një medalje nga ata që kishin miqësi me Abdul Hamidin dhe merrnin dekorarat dhe paret e tij.

Unë e kam kuptuar, i shkruan Durham krajlit Malazez se pasuesit e tu, janë shumë më mizorë sesa turqit, dhe unë nuk mund ta mbaj më për asnjë çast dekoratën e përlyer me gjak të pafajshmish”. Vendimin e saj ajo ai komunikoi shtypit anglez dhe austriak. Meqenëse nuk kishte mundësi për të takuar Mbretin serr Petër, ajo i tha shtypit anglez se do të ruante rastin e përshtatshëm për tia kthyer urdhërin e “Shën Savës” që në takimin e parë.

Të dhëna mbi shqiptarët, para masakrave serbe Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog francez, i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë në fillim të Shekullit të XIX, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan, i cili në atë kohë i përkiste Perendorisë së madhe Turke. Pas kthimit në Gjermani më 1840, Bue përmblodhi në katër volume, secili me nga 400 faqe të mëdha, përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore. Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët.

Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se “Librat e Bues janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”. Sipas shkencëtarit, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të XIX ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqipëria mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij gjeografike Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull- gjithmonë sipas tij – kishte shumë më tepër Shqiptarë sesa Grekë dhe së paku dy herë më shumë shqiptarë sesa Serbë.

Kronologjia e krimeve serbe ndaj shqiptarëve nga Pranvera e vitit 1912

Rreth 6 mijë familje shqiptare shpërgulen me forcë nga zona e Nishit në drejtim të Turqisë. Po në këtë kohë nisin masakrat e malazezëve në krahinat shqiptare të Hotit e Grudës.
12 nëntor 1912: “Dejli Chronicle” shkruan se 2 mijë shqiptarë në krahinën shqiptare të Shkupit dhe 5 mijë në afërsi të Prizrenit janë therur në mënyrë masive.
Dhetor 1912 – Gazeta pariziene “Humanite” shkruan se në Drenicë dhe Palikurë u mbytën të gjithë banorët. Në këtë vend është zbuluar një vargan varresh masive, një pjesë e të cilëve si gurë varri kanë kafka njerëzish. Në fund janë varret e atyre që janë djegur të gjallë. Gjatë masakrave 31 fshtata dhe qytete shfarosen krejtësisht.

1913 : Masakrohen 300 shqiptarë në krahinën e Lumës. Gazeta gjermane FRANGFURTER ZEITUNG shkruan se fëmijët u dogjën në kashtë në sy të prindërve, dhe më pas u masakruan prindërit me batare pushkësh dhe bajoneta

Pranverë 1945- vriten 40 mijë shqiptarë në krahinë e Kosovës, me pretekstin se ishin atikomunistë dhe të shitur në perendim. 1930 – përfundon asimilimi me forcë i gjithë shqiptarëve të Sanxhakut
1949-50- Largohen forcërisht nga zonat kiufitare Kosovë Lindore serbi rreth 300 mijë shqiptarë, pas një marrëveshje turko-jugosllave.
1989- Helmohen në shkolla fillore nga ushtria serbe mbi 6000 fëmijë të vegjël shqiptarë.
Mars 1998, masakrohen 32 banorë të fshatit Raçak në Kosovë.

Mars – Qershor 1999, gjatë luftës në kosovë, përzihen nga shtëpitë e tyre 1 milionë shqiptarë dhe vriten mbi 12 mijë gra, burra, fëmijë dhe pleq.
2000 -Kosova Lindore ( Preshevë, Medvegjë – Bujan), vazhdon të mbetet e pushtuar prej Serbisë, nën shtetërrethim. Mbi 300 shqiptare janë vrarë nga vera e vitit 1999 deri në verën e vitit 2000 në këtë krahinë.

Në Verdun të Francës më 21 shkurt të vitit 1916, fillon beteja më e përgjakshme e luftës së parë botërore midis ushtrive gjermane dhe franceze.

Një ri-vlerësim në vitin 2000, gjeti se nga 715 mijë viktima, 377 ishin francezë dhe 337 mijë gjermanë me një mesatare prej 70 mijë viktima për çdo muaj të betejës.

Beteja e Verdunit është cilësuar një nga më të gjatat dhe më të kushtueshmet në historinë njerëzore, ri-vlerësime të tjera të fundit thonë se numri i viktimave arriti në 976 mijë deri në përfundim të betejës, 18 dhjetor 1916, që rezultoi me fitoren e ushtrisë franceze.

Prof.Dr. Halim Purrellku

Meqë Qeveria bullgare ishte krijuese dhe nxitëse e lëvizjes revolucionare, logjikisht dhe qëllimi i kryengritjes qe përcaktuar mbi bazë të interesave të politikës ekspansioniste bullgare. Në këtë kuadër, qarqet bullgare vlerësuan se, për momentin, nuk është e mundur bashkimi i “Maqedonisë” me Bullgarinë, por as edhe autonomia e saj, prandaj objektivi i kryengritjes tani ishte që të arrihej afirmimi dhe imponimi i „çështjes së Maqedonisë“ për zgjidhje përpara Fuqive të Mëdha, në mënyrën që do të shkonte në favor të çdo politike shtetërore të Bullgarisë.

KOMITETI MAQEDONAS” I UDHËHEQUR NGA DAMJAN GRUEV

Për arritjen e qëllimeve politike, Qendra drejtuese e kryengritjes shpresonte edhe në ndihmën e faktorëve të jashtëm, në veçanti të Fuqive të Mëdha evropiane.

Për të nxitur ndërhyrjen (intervencionin) e Fuqive të Mëdha, strategjia e veprimit taktik ishte konceptuar mbi këta dy shtylla:

1.Provokimi i masakrave mbi popullatën krishtere;

2.Zgjatja e kryengritjes për një kohë sa më të gjatë.

Kështu, me qëllim të provokimit të masakrave mbi popullatën e konfesionit ortodoks, ishte paraparë që me çdo kusht, duke përdorur të gjitha mjetet, të provokohej popullata e konfesionit mysliman dhe ushtria osmane, të ushtronin masakra mbi popullatën krishtere, me çka do të nxitej opinioni publik evropian në favor të kauzës. Prandaj dhe ishte planifikuar që kryengritja të fillon me aksione të armatosura të komitëve bullgarë mbi vendbanimet shqiptare e turke; djegien e fshatrave dhe vrasjen e popullatës së tyre, që eventualisht do të rezultonte me një masakër të tmerrshme nga ana e myslimanëve mbi të krishterët. Lidhur me këtë, në një rast edhe vetë kryeministri bullgar do të prononcohet se „cubat synonin që, me ngritjen e popullatës myslimane kundër asaj krishtere, të krijojnë hapësirë për dhunë dhe vrasje.“ Në këtë frymë ishte dhe Deklarata e Komitetit Qendror të VMRO-së, nga Selaniku, drejtuar opinionit evropian, mbi arsyet e shpërthimit të kryengritjes, ku thuhet: „Dhuna e pa përshkruar e myslimanëve dhe ndjekjet sistematike të administratës i detyroi të krishterët nga Maqedonia dhe nga Edreneja (Odrini) që domosdo t’i qasen mbrojtjes së armatosur masive… pasi që i shterën të gjitha mjetet që ta sjellin ndërhyrjen e Evropës… si mjet i vetëm për tu flakur dhuna dhe të ndërpritet gjakderdhja…“ Por, fatbardhësisht ideatorët, organizatorët, politikanët dhe mbështetësit e kryengritjes, llogaritë i kishin bërë keq, sepse ata, mbi të gjitha, nuk do të kenë sukses në përpjekjet që të provokojnë masakrën aq të dëshiruar të shqiptarëve e turqve (myslimanë) dhe të pushtetit osman mbi të krishterët ortodoks.

Ndërkaq, në udhëzimin e fundit për ngritje në kryengritje; “Plani dhe qëllimi i kryengritjes”, 19 .07/1.08.1903, të nënshkruar nga Boris Sarafov, veç tjerash thuhej: “do të bëjmë luftë partizane e shoqëruar me masa terroriste dhe anarkiste; …

Qëllimi i kryengritjes nuk është që ta fitojmë Turqinë, por ajo të mos mundet të na fitoj neve. Sa më jetëgjatë të jetë kryengritja, aq më e sigurt është se herët a vonë Fuqitë Evropiane do të jenë të detyruara të nxjerrin në shesh ushtritë e tyre-

Detyrë e çetave është: (veç sulmit ndaj caqeve institucionale osmane)…të vriten poljakët dhe të gjithë agallarët, memurët që mbledhin tatimin.“ Pra, Fuqitë Evropiane do të jenë të detyruara, herët a vonë, të vënë në veprim edhe ushtritë e tyre, vetëm nëse kryengritja do të zgjaste për një kohë sa më të gjatë.Mbi bazë të këtij plani, Kryengritja do të shpërthen në gusht të vitit 1903, sepse shpresohej që në takimin e perandorëve (atij austriak dhe rus) që pritej të mbahej nga fundi i gushtit 1903, „përfundimisht do të zgjidhet fati i Maqedonisë dhe Edrenesë (“Odrin”)“.

Prandaj dhe kryengritja duhej të arrinte efekte më të mëdha, për të ndikuar tek perandorët për reforma më të gjëra në këto rajone.Por, udhëheqësit e kryengritjes gabimisht e kishin vlerësuar situatën ndërkombëtare, sepse Fuqitë e Mëdha nuk ishin të vendosura për intervencion, kurse Qeveria bullgare nuk ishte e përgatitur të reagonte.

MIZORITË NDAJ SHQIPTARËVE NË FAZËN E PARË TË KRYENGRITJES

Kryengritja filloi që në mbrëmje të 2 gushtit të vitit 1903, me aksionet e para të armatosura në sanxhakun e Manastirit, përkatësisht në pesë (5) kazatë e këtij sanxhaku, dhe atë: në kazan e Manastirit, të Kërçovës, të Përlepes, të Ohrit, të Follorinës, në një pjesë të kazasë së Kastories, si dhe në disa fshatra të kazasë së Kajllarit të sanxhakut Selfixhe. Për bandat dhe kryengritësit gjithëherë cak i presionit dhe i sulmit ishin fshatrat me popullatë të besimit mysliman.Kështu, në natën e 2 gushtit dhe gjatë 3 gushtit të vitit 1903, krahas sulmeve të armatosura ndaj postave ushtarake dhe objekteve strategjike të infrastrukturës, bandat komite bullgare dhe kryengritësit sulmuan edhe popullatën civile në fshatrat shqiptare e turke në sanxhakun e Manastirit e jashtë tij.

Fillimisht ata sulmuan mbi gjashtë fshatra shqiptare në zonat e Manastirit, të Resnjës, të Krushevës dhe të Kërçovës. Gjatë këtyre aksioneve, kryengritësit ua vënin flakën shtëpive dhe vërrinit (kasolleve me kashtë, bar dhe drithë), si dhe tentonin të hynin nëpër fshatra. Përpara sulmit të bandave bullgare, fshatarët shqiptarë e turq ishin të detyruar të vetëmbrohen, me ç’rast u zhvilluan përpjekje të armatosura në fshatrat shqiptare; Lerë, Kazhan, Ramna, Zmirnevë, Dolencë, Pribillcë, Morgaç dhe Çerkes Koy etj. Por, pas luftimeve që zgjatën disa orë sulmet e komitëve mbi këto fshatra dështuan. Me ç`rast nga radhët e shqiptarëve u vra një grua (në fshatin Dolencë) dhe u dogjën disa hambarë dhe mullarë me barë. Sulmet e komitëve mbi fshatrat shqiptare e turke të sanxhakut të Manastirit vazhdonin edhe në ditët në vijim.

Pothuajse për çdo natë, komitët dhe kryengritësit bullgarë ua venin zjarrin një vargu kullash dhe pronash të shqiptarëve e turqve, kurse ndër fshatra të popullatës shqiptare e turke ua rrëmbenin bagëtinë. Në vazhdim më në detaje ndjekim sulmin e bandave komite dhe pasojat nga këto sulme, në vendbanime të zonave të caktuara të Vilajetit të Manastirit.Nga ngjarjet më të shënuara të natës së parë të kryengritjes, më 2/3 gusht 1903, ishin prerja e të gjitha linjave telegrafike dhe sulmi i kryengritësve ndaj kasabasë (qytezës) së Resnjës, si dhe ndaj shumë fshatrave shqiptare të kësaj treve. Atë natë, sulmi i kryengritësve kundër Resnjës u mbraps, vetëm pak shtëpive ua vunë zjarrin, kurse numri i viktimave në këtë qytezë ishte i vogël.

Në mbrapsje nga Resnja, kryengritësit sulmuan shtëpitë dhe pronat e fshatrave shqiptare, dhe atë: në fshatin Podmoçan, ata plagosën dy fshatarë dhe tre çobanë si dhe e dogjën hanin në afërsi (Hani i Shyrit), si dhe në fshatrat Carevdvor, Nakolec (seli e nahisë), German, Rëmbi, Medovë, Shtërkovë, Pëpli dhe Vapillë. Lufta në këto fshatra zgjati afërsisht tri ditë, kurse popullata e këtyre fshatrave u zhvendos në Nakolec. Bandat komite i pushtuan dhe i shkatërruan-rrënuan këto fshatra shqiptare: Pople dhe Rembi në liqenin e Prespës, Lahci e Bukovë pranë Resnjës, kurse Nakoleci u mbrojt me trimëri kundër bandave.

Bilanci i akteve terroriste të bandave komite dhe të kryengritësve në këtë ndër fshatrat shqiptare të kësaj zone ishte: u dogjën gjithsej 42 shtëpi, 41 kasolle, 3 kulla, 3 hane dhe 1 karakollë, si dhe rruga për në Korçë u shkatërrua vende-vende. Njëkohësisht, bandat ua rrëmbyen (plaçkitën) fshatarëve sasi të mëdha të të mirave materiale; bagëti, drithë etj.Në nahijen e Demir Hisarit komitët dhe bullgarët, në natën e 2 gushtit, rrethuan dhe sulmuan fshatrat shqiptare Pribillc, Novoselë, Çerkes Koj, Murgash (Murgashevo), Obednik, Koçishtë, Krushje dhe Leva Reka. Luftimet e komitëve e kryengritësve me popullatën e këtyre fshatrave vazhduan deri në agim, dhe përfunduan me mbrapsjen e kryengritësve dhe me humbje reciproke relativisht të vogla. Me ç’rast komitët e kryengritësit i dogjën; në Koçishtë 3 shtëpi dhe 4 kasolle, kurse në Çerkes Koj i dogjën 5 kasolle. Pribillci u sulmua sërish më 10 gusht 1903.Sulmet e komitëve dhe kryengritësve mbi popullatën civile shqiptare dhe pronat e saja, në fshatra të kazasë së Manastirit, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim: Më 3 gusht, kryengritësit vazhdonin të mbanin nën zjarr të përhershëm gjashtë fshatra shqiptare e turke.

Në natën e 7 gushtit ata e rrethuan fshatin Tërnovë dhe hapën zjarr të furishëm, kurse më 12 gusht komitët sulmuan fshatin Egri i Poshtëm. Po më 7 gusht, komitët e kryengritësit i dogjën 16 çifligje në kazanë e Manastirit. – KRUSHEVA – 1903 –Në natën 2/3 gusht 1903 komitët dhe kryengritësit bullgarë pushtuan Krushevën, me ç`rast i vranë dhe i masakruan njëzetepesë (25) mysliman, ndër ta dy (2) gra dhe dy (2) fëmijë. Nga të gjithë qytetarët e konfesionit mysliman në Krushevë, vetëm se dy veta ia dolën t’iu shpëtonin kësaj masakre. Nga 25 myslimanët, 10 veta u vranë në mënyrë barbare duke ua prerë kokën.

Kryengritësit vranë 8 nëpunës, 2 gra turke, 2 polic, kurse masakruan kajmekamin me gjithë familje dhe nëpunësit, dhe atë nëpunësin e korrespodencës me familje (me përjashtim të një vajze) dhe inspektorin e telegrafit me gruan dhe vajzën 12 vjeçare. Për masakrën e komitëve në Krushevë ndaj administratorëve dhe familjeve të tyre, një mësues serb ja se çka thotë: “Një zapti në ikje u vra dhe pastaj iu pre koka; u vra gruaja e postierit dhe vajza dhjetëvjeçare; tre taksidar (tagrambledhës) u dogjën në shtëpitë ku banonin; noteri i uqumetit u vra kurse gruaja e tij së bashku me fëmijën e vogël u vranë me sëpatë; u vranë me sëpatë në mënyrë shumë çnjerëzore telegrafisti, polici, ballkan-memuri, gjumurukçiu”.

Në kazanë e Kërçovës, komandant kryesor i të gjitha çetave komite ishte Pesho pasha nga Bullgaria. Komitët i detyronin të gjithë fshatarët e konfesionit të krishterë të kazazë së Kërçovës, të ngrihen dhe tu bashkohen atyre. Por, vetëm popullata bullgare e kësaj kazaje iu bashkua atyre, kush vullnetarisht e kush me detyrim. Komitët dhe fshatarët bullgarë, në numër të madh, në 3 gusht në mbrëmje e rrethuan Kërçovën dhe filluan luftimet me ushtrinë turke, por sulmi i tyre u mbraps nga ushtria. Pos kasabasë së Kërçovës, më 3 gusht komitët dhe kryengritësit sulmuan edhe karakollin në Teqenë bektashiane “Hadër (Hajdar) baba” në fshatin Brod dhe atë në fshatin Izvor. Ata e rrethuan teqenë dhe e dogjën kullën e xhandarmerisë, si dhe plagosën Hasan beun, babanë e teqesë. Po atë ditë, ata sulmuan dhe fshatin shqiptar Sop të Kërçovës, të cilin e dogjën. Me ç’rast kryengritësit vranë gjithsej 9 veta të përkatësisë fetare myslimane, kurse vetëm në qytezën e Kërçovës vranë 8 veta dhe 10 të tjerë i plagosën. Sulmi i komitëve me bomba u shtri dhe mbi fshatrat tjera të kazasë së Kërçovës.

Më 4 gusht ata sulmuan fshatrat Pllasnicë, Lisiçan, Shutovë, Garanë dhe Staroec etj. të kësaj kazaje, ku dhe vranë 8 veta dhe plagosën 10 veta shqiptarë e mysliman. Gjithashtu, komitët i dogjën edhe fshatrat shqiptare Drugovë dhe Izhishtë, të Kërçovës. Në kazan e Kërçovës, përpara terrorit të bandave bullgare, nga disa fshatra u arratis-iku e tërë popullata shqiptare; me gra e fëmijë, si nga Trebinja, Pllasnica, Belica „Shqiptarët e atij fshati (Belicës-H.P.) u larguan dhe ikën në Manastir dhe në vende tjera“, si dhe nga Samakovi dhe Braqani, fshatarët e këtij të fundit u vendosën në fshatin Tuhin të Kërçovës.Kryengritja bullgare më 3 gusht u zgjerua edhe në nahijen e Debarcës. Fshatrat me popullatë të besimit mysliman, në dhe për rreth nahijes së Debërcës, që nga ditët e para të kryengritjes u sulmuan nga kryengritësit. Veç tjerash, kryengritësit i vranë dy notabël (bejlerë) shqiptar nga Dibra, të cilët shkonin për të bërë tregti.Që nga 3 gushti kryengritja u shtri dhe zhvilloheshin luftime edhe në nahijen e Koxhaxhikut, si p.sh. në fshatin Sellcë, por dhe në Drinkoll.

Popullata myslimane rreth fshatit Sellcë, në mbrojtje të fshatrave të tyre pati 3 veta të vrarë dhe 2 të plagosur. Kurse, fshatarët e fshatit Novac (afër Sellcës) ishin të detyruar që vet t`iu kundërvihen sulmit të kryengritësve, nga fshatarët 2 veta u vranë dhe 2 u plagosën.Më 2 gusht bullgarët e kazasë së Kastories (Kosturit) e sulmuan fshatin Zherven të kësaj kazaje, i banuar me popullatë të besimit mysliman. Sulmi i tyre mbi këtë fshat vazhdoi tri ditë, do të thotë deri më 4 gusht, i shoqëruar me vrasje, djegie dhe rrënime. Kështu, në Zherven, kryengritësit bullgarë, më 2 gusht, vranë 8 veta, më 3 gusht vranë edhe 26 veta, kurse më 4 gusht kryengritësit sulmuan sërish fshatin Zherven dhe e kallën, nga 94 shtëpi sa kishte 89 u dogjën, kurse popullata e fshatit për t`i shpëtuar likuidimit u zhvendos në Kastoria. Ndërkohë, terrori i bandave bullgare u shtri edhe në fshatrat tjera me popullatë myslimane në Kastoria. Me ç’rast, nga ana e bandave janë vrarë dhe janë rrëmbyer shumë veta nga radhët e popullatës myslimane, numri i të cilëve nuk dihej.Terrori i bandave bullgare u shtri edhe mbi fshatrat shqiptare e turke të kazasë së Follorinës.

Nga 3 gushti, kur filloji sulmi i bandave, dhe deri më 16 gusht, ishin sulmuar këta vendbanime: Neolan i Sipërm, Kotori i Sipërm, Ermenohor, Stanci (Spanci), Follorinë, Kleshtinë e Sipërme, Voshtaren dhe Krushorad. Gjatë sulmeve të bandave në këto vendbanime u vranë dhe masakruan rreth nëntë (9) veta, u dogjën dy (2) shtëpi, si dhe u rrëmbyen një numër i madh i kafshëve.Nga sa u tha, sipas të dhënave dokumentare jo të plota, gjatë dy javëve të para të gushtit 1903, nga ana e bandave komite dhe kryengritëseve u sulmuan mbi 52 vendbanime shqiptare e turke, mbi 12 nga to u bënë shkrumb e hi. Vetëm në sanxhakun e Manastirit nga ana e komitëve dhe kryengritësve u vranë mbi 77 dhe u plagosën mbi 56 veta, shqiptarë e turq, si dhe u dogjën mbi 246 shtëpi dhe qindra kasolle etj. Gjithashtu, krahas sulmeve të armatosura ndaj fshatrave shqiptare në këto kaza, bandat komite dhe kryengritëse ua vuan zjarrin dhjetëra çifligjeve. Vetëm më 7 gusht nga komitët u dogjën 16 çifligje në kazanë e Manastirit.Kështu, deri më 22 gusht, kryengritja u shtri shumë pak përtej kufijve të sanxhakut të Manastirit.

Kryengritësit shpresonin, sipas asaj që u kishte thënë propaganda e komiteteve, se brenda dhjetë ditëve do të pason ndërhyrja e Fuqive të Evropës, me që kjo nuk ndodhi atëherë filloi të bien morali ndër fshatarët të cilët u ishin bashkuar kryengritësve, kurse deri në dhjetor të vitit 1903 kryengritja u shtyp nga forcat osmane.

QËNDRIMI I SHQIPTARËVE NDAJ KRYENGRITJES

Përkundër asaj se që nga fillimi i vitit 1903 komitetet bullgare-maqedonase në propagandimin e kryengritjes iu qasën një taktike të re; kamuflimi i idesë së kryengritjes me vello fetare: „të çlirimit të të gjithë krishterëve në përgjithësi“, ndaj dhe kërkonin bashkëpunim me të gjithë të krishterët pa dallim kombësie. Mirëpo, siç vlerëson studiuesi Stevan K. Pavlloviq; Kryengritja e Ilindenit shpërtheu si rezultat i ndërthurjes së motiveve nacionaliste, sociale dhe politike. Do theksuar se i gjithë dokumentacioni arkival i kohës i konsultuar, i proveniencave të ndryshme, këtë kryengritje për nga karakteri etnik e karakterizon si „kryengritje bullgare“.Sa i përket qëndrimit të shqiptarëve ndaj Kryengritjes së Ilindenit, përgjithësisht historiografia shqiptare, pa ndonjë qëndrim kritik, ka pranuar klishetë e historiografisë së Shkupit ndaj “Kryengritjes së Ilindenit”, dhe në këtë kuadër ajo në planë të parë e vë aspektin e pjesëmarrjes pasive e aktive të shqiptarëve në këtë kryengritje, pa i analizuar dimensionet tjera të kësaj kryengritje.

Todor Simovski vlerëson se shqiptarët e ndihmonin komitetin dhe kryengritjen për këto arsye:1.Disa nga shqiptarët, në organizatën-komitetin shihnin aleatin dhe mikun në luftën kundër Perandorisë Osmane. 2.Disa të tjerë kërkonin ndihmën dhe përvojën e organizatës. 3.Disa për shkak të përfitimeve personale duke bërë kontrabandë me armë. Gjithsesi se këto të fundit përbënin shumicën absolute. Për angazhimin e shqiptarëve në kontrabandën e armëve dhe të municioneve, ishin shumë të interesuar edhe vetë komitetet bullgare, ndaj dhe në pikën gjashtë (6) të „Udhëzimeve sekrete…“ çetat komite, veç tjerash, porositeshin që „shoqatat“ e ngarkuara për furnizim me armë: „të bëjnë për vete shqiptarë për kontrabandën e armëve.“(Citati i marrë: Angel Dinev, Ilindenskata Epopeja, Prilep, 1954, faqe, 2.)Pra, pjesën më të madhe të shqiptarëve të cilët ishin vënë në shërbim të kryengritjes bullgare, e përbënin kontrabandistët për përfitime materiale. Ashtu që shumica e bartësve-transportuesve të armëve, barutit dhe të pajisjeve tjera ushtarake, ishin shqiptarë nga radhët e të dyja konfesioneve; mysliman e ortodoks.

Në furnizimin me armatime dalloheshin fshatarët e fshatrave; Piskopi, Vishnje, pastaj shqiptarë nga Struga, nga Pogradeci, nga Gostivari, nga Kolonja, Follorina, Krusheva etj. Veçanërisht, më shumë ishin të angazhuar në ndihmë organizatës dhe kryengritjes, në forma të ndryshme, shqiptarët e besimit ortodoks, si ata të fshatit Eleovë të Kosturit, pastaj ata të fshatrave Negovan, Bellkamen dhe Kotor i Poshtëm të Follorinës, si dhe ata të Piskopisë dhe të Vishnjes. Gjithashtu, edhe nga radhët e shqiptarëve të besimit mysliman kishte simpatizant dhe të tillë që ishin përfshirë në organizatën, si: Abdyli, Sulë aga nga fshati Pleshevicë i Follorinës-i cili ishte besnik i organizatës, Osmani-kapter i ushtrisë osmane me shërbim në Follorinë, Mehmed Aliu nga fshati Kleshtinë e Sipërme e Follorinës-oficer i ushtrisë osmane, Sefedin Mahmudi nga Naselica-kajmekam në Follorinë, Mehmed Shupellka-roje fushe, Usein efendiu-taksildar, Ibraim Aliu nga fshati Bilisht i Follorinës-anëtar i Organizatë së Brendshme, Sinan aga nga fshati Kazhan i Manastirit, Mehti beu-kajmekam i Ohrit e shumë të tjerë që e ndihmonin Organizatën moralisht dhe materialisht. Ndërkaq, Belul Arif Naxhaku ka qenë komitë në çetat e vojvodëve; Çaulev, Alabak dhe Petre Lesov. Ndërkaq, në mënyrë më masive në kryengritje veçanërisht ishin përfshirë shqiptarët e besimit ortodoks të Lagjes Shqiptare të Krushevës.Gjithsesi, kishte individë dhe grupe minore shqiptare, apo raste të izoluara, që bashkëpunonin me komitetet bullgaro-maqedonase dhe me çetat e tyre komite apo iu bashkuan kryengritjes, për motive politike. Mirëpo, si duket këta shqiptar nuk ishin të vetëdijshëm se ishin të manipuluar nga komitetet bullgaro-maqedonase, në funksion të realizimit të kauzës ekspansioniste bullgare.

Kjo në mënyrë shumë ilustrative shprehet në qarkoret rezervat të “Komitetit të Fshehtë Maqedonas”, të janarit-shkurtit të vitit 1899, drejtuar strukturave vartëse të tij, lidhur me marrëveshjen e këtij komiteti me “Komitetin Revolucionar Shqiptar”, në Bukuresht, për kryengritje të përbashkët, ku shprehimisht thuhej: “Komiteti shumë mirë e dinte…se bullgarët i urrejnë shqiptarët. Por ata le të na ndihmojnë të shpëtojmë nga turqit, pastaj lehtë do të jetë që edhe me to t’i pastrojmë llogaritë-për këtë as që do të mendojmë”.

Ndërkaq, nga sa u tha, për Lëvizjen Kombëtare shqiptare dhe për shumicën e popullit shqiptar ishin të qarta qëllimet e vërteta të “reformave” në “Tre Vilajetet”, qëllimet e intrigave të Propagandës bullgaro-maqedone dhe të komiteteve bullgaro-maqedone, si dhe qëllimet e vetë Kryengritjes së Ilindenit, të cilat qëllime drejtpërdrejti cenonin interesa kombëtare shqiptare, sepse, siç thuhej dhe në popull: „Me paratë e Rusisë bullgarët duanë të na i marrin tokat…“ Prandaj, nuk kishte asnjë arsye logjike e racionale që Lëvizja Kombëtare shqiptare dhe populli shqiptar të mbështesnin, me përjashtim të rasteve të izoluara, kauzat e huaja, në dëm të kauzës së vet. Lidhur me këtë, edhe A. Alri, konsulli i Francës në Shkodër, në një raport të tij, datë 26.08.1903, konstatonte: „Katolikët dhe myslimanët e Shqipërisë pa dyshim nuk dëshironin që në këtë moment ta luajnë lojën e sllavëve, duke i krijuar vështirësi Qeverisë perandorake“.Prandaj, nga sa u tha, shumica absolute e popullit shqiptar kishin qëndrim negativ ndaj kësaj kryengritje. Numri më i madh i prijësve-krerëve dhe popullata në Shqipëri, i kërkuan leje pushtetit që shqiptarët të formojnë çeta vullnetare për t’i ndihmuar ushtrisë perandorake në shuarjen e kryengritjes. Mirëpo, me një urdhër të sulltanit ishte ndaluar ndërlikimi i veçantë i popullatës civile, ndaj dhe krerët dhe popullata shqiptare hoqën dorë nga qëllimi që t’i ndjek kryengritësit. Në raste të kundërta, shqiptarët të cilët nuk iu nënshtroheshin urdhrave të autoriteteve, detyroheshin dhe me forcë të kthehen prapa në vendet e veta.

Nga ana tjetër, administrata osmane, të gjithë ata persona që i nënshtroheshin obligimit ushtarak, i rekrutonte nëpër batalione redife dhe ilafe.Gjithsesi se kishte dhe raste kur fshatarë shqiptarë të zonave përkatëse ku zhvilloheshin luftime, të marrin pjesë aktive përkrah forcave osmane në shpartallimin e kryengritësve. Por, në ata zona ku popullata bullgare nuk ishte përfshirë në lëvizjen kryengritëse dhe qëndroj e qetë, nuk ishte ngacmuar fare nga ana e shqiptarëve, siç ishte rasti me pjesën veriore të nahijes së Kërçovës. Këtë gjë e pohonte dhe Llazar Kujunxhiqi, administrator i shkollave serbe në Kërçovë.

Ai shprehimisht thotë se: „pjesa veriore (e Kërçovës-H.P) nuk mund të ankohet“ për dhunë të ushtruar ndaj elementit sllav. Përkundrazi, kjo pjesë e Kërçovës „sot është kursyer mu për faktin se është e përzier me shqiptarët. Për shkak të shqiptarëve, Komiteti deri më tani nuk kishte qasje atje, ndaj dhe nuk mundej as që të kishte atje përleshje të armatosura si në viset më jugore (të Kërçovës-H.P.), rrjedhimisht as nuk kishte plaçkitje“. Ky konstatim i Kujunxhiqit, është dhe një dëshmi që mohon pohimet e propagandave bullgare, serbe e ruse mbi gjoja dhunën masive që po ushtronin shqiptarët mbi popullatën sllave dhe përgjithësisht ndaj asaj të krishterë (ortodokse).

Nikolae Iorga ishte historian, shkrimtar publicist, politikan, akademik, profesor i Universitetit të Bukureshtit dhe i disa akademive e Instituteve të ndryshme të historisë. Ai ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.

Si specialist i formuar punonte në shumë gjuhë të huaja si në latinisht, në greqishten e vjetër, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, portugalisht, anglisht, suedisht, danisht, holandisht dhe sllavisht. Gjatë veprimtarisë së tij shkencore burimeve arkivore në arkivat e bibliotekave të Prespës, Munihut, Nurembergut, Insbrukut, Venedikut, Milanos, Firences, Dubrovnikut, Barcelonës, Parisit, Gjenovës etj. Krijimtaria e tij e jashtëzakonshme përfshin rreth 1250 vëllime, qoftë si autor ose si editor dhe mbi 25000 artikuj shkencorë. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematikore, gjatë 69 vjetëve të jetës së tij, N. Jorga ka shkruar gjithsej 26.350 zëra bibliografikë. Nëse llogarisim se ka shkruar që në moshën 18- vjeçare, kemi një rezultat të çuditshëm, sepse del që N. Jorga ka shkruar 430 zëra bibliografikë, punime, studime ose libra/ në vit. Këto të dhëna, edhe pse në dukje të parë të pabesueshme, i gjemë në të gjitha enciklopeditë dhe biografitë e N. Jorgës. Si pasojë e botëkuptimeve antifashiste vritet nga legjionarët në 1940-ën, në një pyll afër Plojeshtit, duke mos arritur të përfundojë shumë projekte dhe dorëshkrime nga fusha të ndryshme.

Historiani rumun i konsideron shqiptarët ndër popujt më të vjetër në Evropë. Dhe shprehet:

“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.

Konferenca e Bujanit ka filluar më 31 dhjetor 1943 dhe ka përfunduar më 2 janar 1944, në të cilën është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë.Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike.

Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.

Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se mareshali Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.

Pushtimi i trojeve shqiptare deri në Durrës nga ushtria serbe gjatë vitit 1912 dhe luftërat ballkanike

Shkruan: Dr.Qazim Namani

Për shtrirjen e shqiptarëve edhe në pjesën qendrore të Serbisë gjatë shekullit XVIII e XIX, gjejmë burime të shkruara edhe nga autorët serbë (shih fig.1). Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonin nëpër qytetet e Ballkanit, mund të pohojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të rajonit ishte me origjinë shqiptare. Mendoj se politika ruse dhe serbe sipas platformës së tyre i shfrytëzoni shqiptarët ortodoks që tani kishin hyrë në fazën e sllavizmit, pasi që ata e dinin gjuhën, traditën dhe depërtonin te liderët dhe feudalët shqiptarë pa asnjë problem. Fatkeqësisht liderët shqiptar në mungesë të platformës kombëtare dhe unitetit, nuk i kanë kuptuar në hollësi hilet e politikës ruso-serbe, dhe përmes këtyre njerëzve i zhvillonin bisedimet për çështjet më të rëndësishme në rajon.

Fig. 1. Dëshmi nga literatura serbe, se Kraleva në vitin 1784, i  kishte vetëm 11 shtëpi serbe dhe 89 shqiptare.

Në ndikimin e politikës ruse dhe Kishës Ortodokse Serbe, në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX, nacionalizmi serbë një shkallë të urrejtjes ndaj popullit shqiptar dhe pushtimit osmanë të trevave të Ballkanit. Siç mësojmë nga literatura serbe deri në vitin 1834, kishte pasur shumë pak banorë serbë. Bazuar në regjistrimin e parë të shtëpive në vitin 1834, menjëherë pas fitimit të autonomisë, vërejmë se në Beograd shtëpi serbe dhe të hebrenjve ishin regjistruar 769 shtëpi apo 25%, nga numri i përgjithshëm i shtëpive në qytet, por për një periudhë të shkurtër, në vitin 1846, numri i shtëpive për këto dy komunitete shtohet në 1720 apo në 45% nga numri i përgjithshëm (shih fig, 2).

Fig. 2. Dëshmi nga literatura serbe për regjistrimin e shtëpive në Beograd, gjatë vitit 1834 dhe 1846

Po ashtu nga burimet e kohës është e ditur se gjatë kësaj periudhe në qendrën e Beogradit jetonin hebrenjtë dhe shqiptarët, andaj me qenë se numri i serbëve ishte shumë i vogël, gjatë regjistrimit të shtëpive dhe popullatës në fillim për ta shtuar numrin e serbëve, me ta përfshiheshin edhe hebrenjtë e më vonë edhe vllahët.

Shumë nga vllahët që ishin vendosur për të jetuar në Beograd, ishin nga vendbanimet shqiptare si: Janina, Elbasani, Manastiri, Ohri, Nishi, e Shkupi, (shih fig.3).

Fig. 3. Dëshmi nga literatura serbe për shkuarjen e vllahëve në Beograd nga qytetet shqiptare

Nga literatura serbe, kuptojmë se pas autonomisë serbe e deri në vitin 1867, nuk kishte ndonjë politikë, për ndryshimin e strukturës së popullatës që ishte koncentruar gjatë atyre viteve në Beograd. Deri në këtë kohë në Beograd ishin koncentruar, banorë të ndryshëm, që flisnin gjuhë të ndryshme, dhe kishin tradita të ndryshme, sa që edhe nuk kuptoheshin mes veti. Pas këtij viti u ndërmorën disa veprime politike, për asimilimin dhe serbizimin e pjesëtarëve të komuniteteve tjera që i vendosën për të jetuar në Serbi (shih fig. 4).

Fig. 4. Dëshmi nga literatura serbe se deri në vitin 1867, në Beograd kishin shkuar për të jetuar shumë komunitete që flisnin gjuhë të ndryshme dhe kishin tradita të lloj-llojshme.

 Autorët serbë duke u bazuar në dokumentet historike të arkivit të Beogradit dhe literaturës për kujtimet e qytetarëve të vjetër të Beogradit, ka mjaft emra. Po e përmendim që është Arnautovi Ilija, që ishte kolonel dhe oficer i shquar, është quajtur ashtu sepse kishte ardhur nga jugu, prej trevave shqiptare. Nga kjo kuptojmë se oficerët e parë të ushtrisë serbe, pjesa dërmuese kishin origjinë shqiptare që kishin shkuar në Beograd nga trevat shqiptare (shih fig. 5).

Fig. 5. Argumente nga literature serbe se shumë oficer të ushtrisë serbe gjatë krizës lindore kishin origjinë shqiptare

Përveç ushtrisë nga trevat jugore shqiptare, kishin shkuar për të jetuar në Beograd, edhe njerëz me profesione të ndryshme (shih fig, 6).

Fig. 6. Dëshmi për shumë qytetarë të Beogradit, që kishin shkuar nga trevat jugore dhe  kryenin profesione të ndryshme.

Nga territori i Maqedonisë së sotme në Beograd kishin shkuar, një numër i madh i banorëve, me origjinë shqiptare të besimit ortodoks që me kohë u serbizuan (shih fig. 7).

Fig. 7. Dëshmi për shkuarjen e qytetarëve për të jetuar në Beograd, nga trevat e Maqedonisë së sotme.

Siç do të shohim më vonë, këta shqiptarë që në këtë periudhë u vendosën në Beograd, e të cilët u serbizuan, dhe hynë në strukturat ushtarake serbe, ata i bënë krimet më të mëdha ndaj popullatës shqiptare, gjatë krizës lindore, dhe krimet më të rënda në të gjitha fushatat ushtarake që i zhvilloi Serbia më vonë ndaj popullit shqiptar.

Në dy dekadat e fundit të shekullit XIX, në Serbi u krijuan organizata të shumta rinore dhe institucionale që luftonin mes veti edhe për ta marrë pushtetin.

Në gusht të vitit 1901, një grup oficerësh të rinj, të udhëhequr nga kapiteni Dragutin Dimitrijevi Apis, e themeluan organizatën çetnike “Dora e Zezë”, ky ishte një grup konspirativ i organizuar kundër dinastisë s Obrenoviçëve.

Foto, 1 dhe 2. Bandat e çetnikëve serbë që gjatë vitit 1905-1908, vepruan kundër shqiptarëve të Maqedonisë së sotme

Nga kjo organizatë e fshehtë që vepronte në Shkup, u kryen krimet më të rënda ndaj popullatës myslimane shqiptare. Shqiptarët nga aksionet e pjesëtarëve të kësaj organizate u masakruan në mënyra të ndryshme. Shqiptarët në vazhdimësi ishin të ndjekur, të vrarë, të dhunuar, dhe shpeshherë nga aksionet e bandave të tyre  kufomat e shqiptarëve të vrarë hidheshin në lumin Vardar.

Foto 3. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Prilep, dhe Foto 4. Banda e çetnikëve serbë e themeluar në Manastir

Vasilije Trbic, ishte një çetnik serbë, i cili gjatë vitit 1908, me bandën e tij, i kishte masakruar banorët shqiptar në fshatin Braillovë e Desovë, në komunën e Dellovës, që shtrihet në pjesën qendrore të Maqedonisë afër Prilepit. Në Braillovë nga plaçkitja që kishte bërë në familjet shqiptare ai e ndërtoi një kullë. Gjatë masakrës, të gjallë e kishte lënë vetëm një foshnje në djep. Foshnja ishte një vajzë të cilën e kishte veshur në rroba serbe dhe në djep e kishte lëshuar në mes të fshatit. Pranë djepit ai e kishte shkruar dhe parullën se prej tash këtu do t’rriten vetëm foshnje serbe. Ajo foshnje e kishte emrin Emine, ishte një vajzë nga fshati Desovë e familjes Bajraktari. Familjarët shkuan natën e morën vajzën, të cilën e rritën, por nga presionet e shumta nga pushtetarët sllav, që kërkonin ti martonin me dhunë vajzat e kësaj familje me çetnik serbë, ajo detyrohet të shpërngulet në Turqi. Përveç masakrave të shumta që kryen ndaj familjeve shqiptare, këta çetnik cenuan edhe nderin familjarë të shqiptarëve në këto anë, duke marrë për gra vajzat e shqiptarëve. / Vijon/ GazetSHQIPTARI.com

Shqiptarët kanë qenë ndër personat që kanë kontribuar më së shumti në ndërtimin e Perandorisë Osmane. Ata mundën të mbajnë poste të larta, deri në postin e kryeministrit – vezirit. Kryeministrat shqiptarë i dhuruan perandorisë territore të gjera e të lakmuara, të tilla si Iraku, Kostandinopoja, Anadolli, Jemeni, Egjipti, Libia, Algjeria, Arabia, Siria, Kreta, Krimeja etj. Më poshtë mund të gjeni emrat dhe biografitë e shkurta të tyre.

Gjedik Ahmet Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij, me anë të flotës ushtarake arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimesë, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do t’ju kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit, dhe do t’i paguante tribute vjetore perandorisë. Më 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake.

Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.

Daut Pasha

Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496 u largua nga detyra dhe pas dy vitesh vdiq.

Haim Ahmet Pasha

Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.

Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Lepantos në Korint, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore.

Në këtë kohë e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve.

Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit sunit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët.

Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.

Ahmet Pashë Dukagjini

Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe, nga vitet 1514 deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra qeveritar i Ballkanit. Më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.

Ibrahim Pasha

Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë. Gjithsesi ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520 bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi.

U edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. U martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasmë madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.

Kështu, në vitin 1526 u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën – kryeqytetin e vendit. Kjo betejë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë.

Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.

Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër, por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë.

Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë, por më tepër për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje.

Ibrahimi ka nënshkruar kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori. Por, nga ana tjetër, kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme, nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.

Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit, aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besohet të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij, ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël.

Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët. Sulmoi Austrinë dhe edhe pse s’e pushtoi, me atë veprim tmerroi Evropën. Pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.

Ajaz Mehmet Pasha

Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit.

Në fillimet e karrierës së tij ka qenë bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.

Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve.

Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.

Lutfi Pasha

Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi, Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit.

Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.

Rustem Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.

Kara Ahmet Pasha

Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan.

Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman.

Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen.Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

Semiz Ahmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.

Koxha Sinan Pasha

Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.

Ferad Pasha

Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.

Merre Husein Pasha

Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.

Jemishxhi Hasan Pasha

Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.

Kujxhu Murat Pasha

Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor.

Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.

Nasuh Pasha

Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.

Ohril Hysein Pasha

Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.

Hasan Pasha

Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.

Taban Mehmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.

Mustafa Pashë Kamekeshi

Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane.

U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.

Xhixhan Mehmet Pasha

Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.

Kara Mustafa Pasha

Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.

Tarhanxhu Mustafa Pasha

Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.

Qypyrli Mehmet Pasha

Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare.

Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë.

Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.

Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu

Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot.

Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.

Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu

Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.

Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.

Ali Pashë Arabxhiu

Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.

Hysen Qypyrliu

Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.

Dalltaban Mustafa Pasha

Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.

Numan Pashë Qypyrliu

Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.

Haxhi Halil Pashë Shqiptari

Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.

Ivaz Zade Halil Pasha

U bë kryeministër në vitin 1770. Të dhëna të shumta për të nuk ka.

Almedar Bajraktar Mustafa Pasha

Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.

Memish Pasha i zgjuar

Ishte kryeministër në vitet 1808-1809.

Gjirtili Mustafa Nail Pasha

Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.

Mehmet Ferit Pashë Vlora

Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.

Mirsili Said Halim Pasha

Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.

Ahmet Izet Pasha

Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.

Demat Ferit Pasha

Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.