Ishte nje nate e e ndriqueshme vere me plot yje dhe shum gjera te vecanta rreth nesh.Ja keshtu ishte ajo nate,as qe e pata menduar qe ne nje atmosfere te tille te lekundet zemra ime.E mendova thjesht,do te jete nje nate si gjithe te tjerat,me pak buzqeshje, ashtu si perhere.Sapo mberiva ne vendin e caktuer syte me shkuan ne fytyren tende engjellore.Nuk mundem ti harroj per asnje cast syte e bukur,ata sy qe me skllaveruan me jave (49) dite te tera.Sa bukur ndriste buzeqeshja ne fytyren tende,sa te mira i kishe gropezat ne faqe.Nuk te njihja e mezi prisja te me prezantoesh plotesisht .Bota mu shfaq me gjith bukurite e saj kur dora ime preku doren tende.Doren e vel…. bukuroshe,asaj qe ndoshta ndjenjen time per te nuk do ta mbylli as erresira e varrit.

Te ndjeva me tere forcen e shpirtit,e kuptova se cfare fshihnin vetullat e vrenjtura.Mjaftoi kaq pak kohe qe une te humbisja mendjen,te mbyllesha nen masken e heshtjes.Mjaftoi aq kohe,qe une te ndiqja me sy cdo veprimin tend.Ndoshta nuk ka bukuri me magjpese te natyres nga floket e tua te rrudhta qe te derdhen mbi shpatull.Kam zili eren e flokeve te tu qe me flladisnin aq embel.Nuk po zgjatem te flase ne detaje per pasojat qe me ndodhen mua,por te siguroj se isha dhe jam i yti me tere qenien time.Ke dicka te vecante ne shikimin tend magjpes,me duket sikur shpaloset kaltersia e detit me ate te qiellit, Nuk e paramendoja se do te qendroja para nje bukurie te tille.

Te kujtohet shpirti i vogel kercimi i pare? Si mund te harroj trupin tend te brishte,duart e vogla qe me rrethonin qafen,dhe aromen e flokeve tua qe i adhuroj me shume se cdo gje ne bote.Isha i emocionuar si asnjehere me pare,po kerceja si mos me keq,por qetesohesha kur shikoja buzeqeshjen tende hyjnore qe me inkurajonte,me jepte shprese e me bente te te shterngoja embelsisht belin tend prej zane.Te kujtohet zemra im kur shihnim qiellin tone te paster e ashtu pakuptuar u fshehem prej te tjereve U mallengjeve me bukurine e qiellit qe gjdo yje shfaqte fytyren tend te ledhatuer….Nuk kujtoj me asgje………. vetem se ndjeva embelsine e buzeve te tua,dridhesha i teri,e nuk ngopesha se shternguari trupin tend te dregjur si lastar.Ajo nate per mua eshte gjithcka,sepse jeta ime mori kuptim kur nder krahe te pushtova ty shpirti vogel.Tashme te kam larg,te kujtoj me mall.Por nuk do te vonoje qe do te kem perseri ne krahe si dikur.Te te perkedhel floket e te te ndjej zemren e vogel kur rreh prane meje…SHPIRT me ka marre malli shume zemer.

E filloj kete leter me e shkruar , me fjalet me te embla te zemres & te shpirtit tim te lenduar .Ne keto caste kur e shkruaj kete leter ndihem shum e emocionuar , me merzi, pikellim,dhevuatje te pafund te zemres sime , dhe me syt te perlot e te permalluar per nje dashuri. Gezohem qe gjindesh shendosh e mire e po ashtu kalon.Po ashtu jeta dhe realiteti dora ime kur nuk do te ndihej lodhje duke shkruar per ty , do te vazhdoj te shkruaj , do te vazhdoj te dua, do te vazhdoj te shpresoj ne ty sepse shpresa kur nuk vdes , nuk di cte them ,ndoshta e kam humbur rrugen e jetes dhe gjindem ne rruge te gabuar por zoti me hapi kete rruge deri te zemra jote .

Edhe pse kam nje ndjenje deshperimi ne zemer te them te drejten se ti meriton gezim radeLB, lumturi dhe gjith te mirat e kesaj bote ,sepse vajz si ti nuk gjindet ne bot askundi, beso se nuk e kam te lehte ta shkruaj tere kete leter por me detyron kjo zemer qe te nxjere ato qe kam ne dhomat e saj. Kur nuk do te mundem tja fal vetes nese diku gabova me ty e nuk po di gje qe beri ndryshim te madh mes nesh , kur nuk doshja te te lendoj ty dhe as veten time , gjithcka ndodhi pa planifikuar diten e mallkuar kur u dashurova me ty .Heret e kam kuptuar qe jam nje njeri i denuar nga zoti , por arsyen e ketij denimi asnjehere nuk e kuptova , tash vashdoj te qaj fatin tim qe shum e kerkova por nuk e gjeta , jetova me nje shpres te vdekur dhe ne shoqeri te endrave , per kete pafatsi mbeta e vetmuar jeten duke e mallkuar dhe veten e emerova ne baze te asaj qe mbeta << ROB I DASHURIS >> kurr nuk desha te gaboj , e para zotit te jem nje mekatare kur e di se ne kete bote jam vetem nje kalimtar i rastit qe stacionin e fundit te jetes e kam ne pragun e vdekjes per ne boten tjeter , asgje ne kete bote nuk eshte e perjetcme e as e pavdekshme.

Tani vashdoj te qaj ditet e rinis qe me iken e kurr me s`kthehen prap, asnjehere ne jete nuk i desh aventurat e as interesin,C`doher dashurova me shpirte e me zemer te paster , sado qe po mundohem si duket rruget tona nuk po takohen askund , se si ndihem une tani te tregon vete letra qe po shkruaj, kurr nuk e kam menduar nje dashuri te tille qe te ben te vuash me mall ne heshtje,te lendosh zemren e askujt te mos i tregosh , c`dohere qe shkruaj per ty ndihem i privelegjuar dhe krenar kur e di faktin qe ti e meriton kete gje radeLB , e meriton qe nje djal si une te vdes per ty , kjo eshte nje ndjenje qe shum me frikson sepse e di se c`ka DMTH ta dashuroj vec njera zemer , vetem zoti mund ta dije se ku perfundon rruga e loteve te mi dhe e vuatjeve te mia nese ka perfundim diku , une kam besim te zoti dhe jam e bindur se kesaj rradhe mund te me ndihmoj , pa dashjen e tij as ne nuk do ishim takuar , prej se te njoha ty jeta ime mori nje rruge tjeter dhe kuptim te pa kuptuar kete e deshmojne dhe poezit e mija qe tani ti shkruaj duke u frymezuar nga ty .Te mos harrojme qe dashurin nuk e kemi obligim ndaj askujt ,ajo eshte nje ndenje e zemres dhe e shpirtit, ndoshta une nuk e meritoj dashurin tende por nuk jam fajtor pse te dua shum,me vite te tera po jetoj me plagte pasheruar ne zemer, nese zoti e ka shkruar qe une per jete te vuaj .per ty dhe dashurin tende , nese eshte shkrruar qe kurr mos te takoj per te thene ne sy ate cka ndjej ne zemer per ty , nese eshte shkruar per ty te qaj e te vajtoje perjete do te pajtohem me kete fakt edhe pse shum i rende per mua por mos haro se deri ne vdekje une ty do te DUAAA.

Fati dhe lumturia jote me vrane nga rruga te cilen ti do sgjedhesh ne jete .Me fal te lutem per te gjitha keto fjale por nje te vertete mbaje ne zemre dhe kur mos e harro se me shpirt e me zemer ty nje djali te do,e di qe pas kesaj letre nuk do te gjej force te flas me ty sepse sigurisht do te me urresh pa mas por te lutem me fal se kete leter e shkruaj nga detyrimi i vuatjeve dhe kujtimeve te mia qe kam ne zemer. Nese ke ndjenja dhe zemer kupto te verteten e tregon kjo leter e mos me urrej.Valle c`eshte kjo qe ndihej une per ty 1 dashuri …1 pikellim …1 gezim…apo 1 plage e pasheruar e shpirtit tim Do vije 1 dite kur do te kuptosh te verteten se te kam dashur me gjithe zemere por atehere do te jete shum vone ,do te me kerkosh por nuk do me gjesh askund, do te gjesh vetem varrin tim me shum lule te celura mbi te , ku mbi koke do qendroje kurora e dashuris qe kisha per ty , une ne zemren tende do te mbetem si 1 dore lypsi qe troket pa ndale duke kerkuar pak dashuri, do te jem i vetmi ne endrat e tua por do te zhdukem se shpejti dhe ti do te kuptosh se ky nuk ishte realitet .Per ndarjen tone une qava me dite te tera pa ndale, e ato dite ra 1 shi i madh e i pazakonshem, kjo nuk ishte rastesi por per plaget e zemres e te shpirtit tim edhe zoti ndjeu keqardheje dhe qau me lot, u mundova qe ta bind me te vertet por u mundova kote sepse plaget qe kisha nuk laheshin me lot .Lumturis dhe dashuris time shpej ju shfaqen kufinjt e pengesat , endra ime e vertet nuk zgjati shum, ajo u be realiteti i hidhur dhe shum e hidhur per mua qe shpejt i erdhi fundi.Shpresoj se do te gezosh lumturin , dashurin dhe fatin qe aq shum e deshe dhe se nuk do te pendohesh per padrejtesine qe me bere mua . <<Nje amanet dua me te lene …. pas vdekjes time te varri im kurr mos u afro….. plaget qe edhe atje i mbaj te lutem mos mi trazo….

Ndoshta kjo do te jete letra e fundit qe per ty po e shkruaj sepse nuk e paske merituar qe 1 djal si une per ty te vuaj, le te mbetet kjo 1 misteri…1 ndarje e fundit per fatin qe kisha une ne dashuri … pa ty jam mbet si 1 jetim, si 1 zog pa krahe e nje lot i nxire … si mundesh ta thyesh zemren time si nje gote kristali ,kur une kete nuk e meritova ?? Nuk pate nevoj qe per lumturin e kenaqesin tende te lendosh 1 zemer te pafajshme >>Kete leter e shkruaj nga zemra per te pastruar shpirtin tim dhe per te mos mbetur borxhe i ndarjes ne dashuri….beso se tani gjindem i pa force, brenda 4 mureve i mbyllur ne vetmi per ty jam duke mbajtur zi …Nuk mjafton krenaria e as shpresa qete me shuaj mallin per ty ….nuk jetohet me shprese te vdekur dhe me dashuri te shfaqur vetem ne leter…eshe sa do te zgjase kjo agoni,kjo misteri,kjo varesi dhe ky mall e kujtim per ty kurr nuk mundem ta di… kur te lexosh kete leter mos u ndiej fajtor e sa krenar , le te beje kjo leter qe te kuptosh te verteten qe tregon. Jeta ime tani shum ka ndryshuar, ne zemer me ka mbetur plaga e tradhetise , ne dite e dashuris se humbur per jete mbeta nje ….<<ROB i DASHURIS>>.–(PER TY)…

Fol…Dua te me flasesh,qe te me zgjosh nga gjumi..Te me celesh perseri, se zeri yt me ngjall pranvere..

Hyr dhe rri perjete me mua, brenda ne qenien time sepse me mungon shume , me mungon menyra se si i mendon dhe i merr ti gjerat, ironia me te cilen flet shume here, me mungon shpirti dhe dashuria jote..
Oh, sa larg je dhe pse un te ndjej shum afer, sepse te dua gjithnje e me shume..
Hajde pra, foli zemres sime, qe edhe ajo te shkrije nga akulli qe e ka zene, sille djellin tend dhe nditen e syve te tu qe edhe un te arrij me ne fund te shoh..
Eshte e veshtire..cdogje duket e pamundur tashme, se ti nuk je me per mua, nuk rri me te me degjosh kur une te flas, nuk lexon kur une te shkruaj, nuk je me pranvera ime..
E ku ti kerkoj une te gjitha keto tani???
Duhet te dal ne rruge e te bertas??Te kerkoj perseri nje yll tjeter..me te mire?? Nuk mundem..as kembet sme bejne me, e as ze e fuqi nuk kam qe te kerkoj dike,qe mund te jete mbase me i mir..se u mesova me ty..
Ta dish se kenaqem me ty edhe nqs e gjithe bota mund te zhduket, kenaqem me syte e tu edhe nqs sdo shoh sy te tjere me ne jeten time, kenaqem me ty, se vetem ty te dua..aq shume..
Prandaj me fol, hyr perseri ne porten e zemres sime dhe me fol, vetem me pershendet te pakten..se me ka marre malli per zerin tend qe me ngroh, gjithmone..
Por ti..i merzitur me mua, vetem me largohesh dhe mbase nuk arrin t’i degjosh fare keto fjale, qe vijne nga thellesite e shpirtit tim e qe jane vetem per ty..Mbase ste interesojne shume ose mbase nuk me beson me..sepse asnjeher nuk me ke besuar!!
Dhe ti ike..papritur..pa thene me asgje..qeofte edhe..Lamtumire..

Rrëfim:

“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. 

Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga gruaja”, – rrëfen Eminja, 35 – vjeçare.

“Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj eorganizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.

– “Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë. 

Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja”.

Metodat që përdora patën sukses
– “Mendoja se një mashkull që e tradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha.

E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar,e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra në taksi dhe u nisa për në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmitarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Mendova. Gjithmonë do jetë i imi!”

S’e lija të merrte frymë
– “Më në fund u shkurorëzua dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u vendosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia, por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë.

Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi”.

Po i lajë mëkatet– “Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një arsye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. 

Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”
– “Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta braktis. 

Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do marrëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë.

Në rrethin tonë nuk janë të pakta gratë e braktisura nga burrat, të cilat, për hir të fëmijëve, bëhen fli. Njëra ndër to, që rininë e kaloi si «grua pa burrë», papritmas përjetoi mrekulli: iu kthye burri pas njëzet vjetësh.Mrekullitë dhe gjërat e bukura nuk ndodhin vetëm në faqe romanesh dhe në shirit filmi, ku në fund gjithçka përfundon me hepi end. Mrekullitë ndodhin edhe në jetë, sepse jeta në gjiun e saj ngërthen plot të papritura dhe mistere.
Gruaja që kaloi dy decenie të jetës duke pritur quhet Shyqerije Bytyqi, nënë e dy fëmijëve, Afërditës, e cila është martuar dhe ka fëmijë, dhe Mirlindës, 21-vjeçare. Historia e hidhur fillon herët, më 1977, kur burri nën kërcënimin e arrestit (pasi disa shokë të tij burgosen) e lë punën e mësuesit dhe arratiset në Belgjikë. Atje së shpejti merr statusin e emigrantit politik. Meqë kishte përvojë pune si mësues edhe atje punon edukator në shkollën evropiane, lidhjet me familjen i mbante të rregullta. S’mungonin as thirrjet telefonike, as letrat…
Gruaja jetonte me shpresë se së shpejti burri do t’i kthehej. Ajo u bë edhe burrë edhe grua për fëmijët e saj, njërën vajzë katërvjeçare, e tjetrën një vjeçe ia pat lënë burri. Burri i saj, Ganiu, pas një viti e gjysmë qëndrimi në Belgjikë, emigron në Amerikë.Shpresat për ta marrë gruan me fëmijë ishin asfare. Por, gruaja burrëreshë nuk dorëzohej. I përkushtohet rritjes së vajzave, mirëqenies dhe edukimit të tyre. Derisa vitet iknin e kontaktet me burrin shkonin duke u zbehur, edhe fjalët e botës dhe presioni brenda përbrenda familjes rritej, sepse si mund të jetonte gruaja pa burrë në shtëpinë e burrit? Akuzat dhe fjalët edhe më tepër e rëndonin peshën mbi kurrizin e gruas, e cila stoikisht ballafaqohej me vështirësitë që ia krijoi jeta. Thellë në shpirtin e saj të munduar nga vuajtjet e malli, besonte se ai ishte gjallë dhe do të kthehej… por vitet kalonin e prej tij asnjë lajm, asnjë gjurmë.
Ajo vendosi: rinia e saj perëndoi, do të kujdesej deri në vdekje për vajzat, edhe pse s’kishte trashëgimtar… Gruaja e burrit të zhdukur jetonte vetëm për fëmijët e saj, u bë si mumie e gjallë duke i mbyllur sytë dhe veshët ndaj akuzave të rrethit. Pas një kohe të gjatë, në fshat u përhap lajmi se Ganiu ishte gjallë dhe ishte martuar në Amerikë. Ky lajm sa e gëzoi aq edhe e tronditi gruan. Ishte martuar? Tekefundit, s’ishte, çudi, ishin bërë 14-15 vjet prej ditës kur e kishte kaluar pragun e shtëpisë.
Por, ndodhi e kundërta. Ganiu ishte i gjallë, i zhdukuri jetonte në Nju-Jork dhe mohonte se ishte i martuar. Përpjekja e Shyqerijes për t’u takuar me burrin në Gjermani dështoi. Ambasada amerikane nuk ua lëshoi vizat e as Ganiu s’mund të hynte në Gjermani. Kështu as pas shtatëmbëdhjetë vjetësh pritjeje ajo nuk u takua me burrin. E dëshpëruar, së bashku me vajzat u kthye në Kosovë. Por, e gëzonte fakti se ai ishte gjallë dhe ndoshta një ditë do të kthehej. Martesa e Afërditës kaloi në vaj, nusja nuk i përmbante lotët. Po martohej si ndonjë vajzë bonjake, që nuk e shijoi dashurinë atrore kurrë. Vajza e «babait të humbur» u bë nuse pejane, por më shumë qau sesa u gëzua për këtë akt solemn në jetën e saj.
Gjithçka po rridhte me ritëm monoton në familjen e Bytyqve, kur këto ditë marsi, një burrë dyzeteshtatëvjeçar, ia behu te dyert e mëdha të oborrit. Nuk e njohu njeri. Njeriu që u kthye në vatrën e vet pas njëzet vjetësh mori një grusht dhe e u zhgreh në vaj si çilimi. Qanë edhe trarët e shtëpisë nga gëzimi. U gëzua i madh e i vogël. Lajmi mori dhenë: u kthy nga Amerika, pas njëzet vjetësh, Gani Bytyqi i Studençanit, heu po kush do të besonte! Dhe gjithçka filloi nga e para. Jeta mori kuptimin aty ku ishte këputur filli pas kaq vjetësh. Takimi i përmallshëm me nënën plakë e të shushatur, me fëmijët kaloi në vaj. Vajza e vogël u njoh me burrin e thinjur, babin e saj, në moshën njëzetenjëvjeçare. Vajza e madhe e njohu djalin me «gjyshin amerikan». U njohën të gjithë. U njohën e rinjohën. Gruaja, ajo që priti njëzet vjet, e i mbeti besnike si hiri zjarrit, e fitoi betejën.
Dhe jeta ka nisur prej fillimit. Këto ditë i «humburi» po çmallet me njerëzit, me tokën, me ajrin e vendlindjes. Ditët kalojnë shpejt, njerëzit si varg lumenjsh vijnë për të përshëndetur. E netve të vona njerëzit e shtëpisë i rrinë afër, sikur kanë frikë mos po ik sërish.
Po, do të kthehet sërish në Nju-Jork, ku punon si gatues picash në një restorant, por kësaj radhe jo vetëm. Do të shkojë me vajzën dhe gruan, atë të durueshmen, të dlirën, që ia fali tërë jetën pritjes.
Anglezët e kanë një thënie që më pëlqen: «Gjithçka është mirë, kur përfundon mirë».

Ishte vetem 16 vjeçe kur u dashurua me mua. E njoha ne gjimnaz. Une isha viti i katert kurse ajo ishte viti i pare. U mundova shume derisa ja vitova zemeren, por nuk e dija qe ajo do ma thyente zemren.Lidhja vazhdonte per mrekulli. Ne fund te shkolles filluan sherretDonte dhe nje jave te mbaronte viti shkollor. Ajo po mbaronte vitin e pare kurse une po largohesha nga shkolla. Pasi mora pergjigjen e shkolles per ne itali, ajo me kerkoi te takoja vellain e saj, gje qe une nuk e prisja. Nuk e kundershtova. E prita vellain e saj sa doli nga shtepia. E thirra dhe e ftova per kafe. Ai u trega shume i mire me mua. U ulem dhe i tregova si ishte muhabeti. Ai e dinte qe une per 1 muaj do largohesha nga Berati. Mbasi i tregova gjithçka ai nuk u tregua shume i keq me mua. Me tha vetem “Te gjithe jemi çuna, dhe te gjithe duam ne jete”. Une u qetesova nga fjalet e tij.

Ne darke fola ne telefon dhe ajo ishte shume e gezuar qe une mora nje inisiative qe nuk me takonte tani per tani se isha vetem 19 vjeç.

Shkolla mbaroi.
Mbas mbarimit te shkolles filluan xhelozite
Ajo vendosi te kalonte pushimet ne Kavaje te halla e saj. Mua nuk me pelqeu qe ajo te ikte ne Kavaje sidomos qe ajo do te qendronte 2 muaj. Une nuk doja per faktin se nuk rrija dot pa e pare ose pa e takuar. Me ne fund ajo iku pa me thene gje. Mbas 1 jave me mer ne telefon nga Kavaja dhe me thote se do rri 2 muaj. Une u nxeva shume dhe i bertita ne telefon. Mbas nje debati ja mbylla telefonin.Nuk komunikova me te per 1 muaj rresht. Mbasi erdhi nga Kavaja une isha ne Tirane te njerezit e mi. Qendrova 1 jave ne Tirane per te harruar ate histori qe vertet me vrau. U ktheva nga Tirana 1 jave me vone pasi ajo kishte ardhur, nuk dija gje per ardhjen e saj. Me mori ne telefon dhe me tha: Stiljano dua te takoj. Ti harrojme ato qe u bene………………………?

Vendosa ti harroj te gjitha. Por prap mbaja inat ne vetvete se si mundi te ikte pa me thene.

Ndarja ndodhi per faktin se;
Pasi kjo erdhi nga Kavaja ndenji 3 dite dhe kerkonte te ikte prape ne kavaj. Une u merzota aq shume sa i thashe;
Po ike dhe nje here ne Kavaj kur te vish ti nuk do jesh me mua i lidhur. E thashe vetem per faktin se doja qe ti jepja pak frike (ne kuptimin qe ajo te mos ikte). Kurse ajo ma mori sikur une nuk e doja me. Filloi dhe me thoshte se ti nuk me do, do te me mbash mbyllur ne shtepi etj……..

Ndenji rreth 2 dite dhe me mori ne telefon dhe me tha; Stiljano une dua te ndahem nga ty per faktin se ti je shume xheloz. Une i thash une jam xheloz por jo deri ne ndarje. Por ajo ashtu donte ashtu beri. Nuk reagova keq thjesht mevinte inat se me thoshte qe vdekja do na ndaja ne te dy asnje tjeter.Nejse. U ndame.
Rri dy dite kjo dhe me mer ne telefon. Me thote qe Stiljano u be ti harrojme.
Kjo gje mua me ishte bere……..
Une i thashe jo ne u ndame dhe nuk kemi per tu lidhur me. Nga ana ime mos prit qe une te mar ne telefon dhe te them ????? une te dua, Ate mos e prit nga mua. Ajo filloi te qaje ne telefon. Une e mbylla telefonin. Per faktin se ishte hera e trete qe me thoshte do ndahemi dhe rrinte 2 dite me thoshte u bene ca u bene ti harrojme.!
Nuk foli dhe e mbylli telefonin duke qare. E mora kete vendim per faktin se ishte hera e katert qe ma thoshte “do ndahemi”.

Une edhe sot e kesaj dite jam ndare me të per faktin se ;
DASHURIA TE LIDH, XHELOZIA TE NDAN

Ne ate dite Qershori dicka ndodhi se ndjej egersine e natyres pasi skutat e shpirtit tim jane ndezur……eshte egersia,krenaria e thyer,humbja dhe se fundidashuria e lenduar.pse duhet te ndodhte pse??Ështe pyetja qe me persekuton qe nga momenti qe mora ate telefonate e cila shkundi pemen e dashurise sime te paster,ku cdo frut ra pa jete ne token e coptuar nga korrupsioni imoral.ai ze me kumbon akoma,me ndjek me sy hapur,ne enderr,kudo.njeriut qe i dhurova zemren time,shpirtin tim,kohen time me vrau.mbylli me force librin e dashurise sone pa pyetur dhe gervishi cdo kapitull te saj,PSE,PSE, PSE?? dritherimat e trupit akoma i ndjej qenien time te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh.se harroj kurre ate dite kur ajo lajmeroi ne telefon”DON’T TALK TO HIM ANYMORE!”etj etj…….dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i pakontrollueshem.spyeta kush ishte,perse ma bente mua kete xhest,por ishte nje femer e irrituar,e re ne moshe,ndoshta nje adoleshente qe donte te pronezonte dike qe une e jetoja dhe me perkiste mua per nje kohe te gjate…Ora vajti 24:45.edhe nje nate e trishtuar per mua,edhe nje nate plot kujtime per ty,per ditet e netet e kaluara bashke…. nuk mund te te harroj me beso,shpirt!ditet e netet qe kaloj pas muajit Gusht jane perplot te mbushura me kujtime per ty,perplot vaj e vuajtje………………………kam vendosur gjithe shpirtin tim,gjithe ndjenjat e mia,mendimet emocionet tek ty……..sepse kam besim e te dua………te dua………te dua me shume se cdo gje ne bote………e si mos te te dua ty……kur me dhe jeten???si mos te te enderroj kur ti me fale enderrat?????
kaloi dhe nje muaj tjeter,edhe 23 dite te tjera pa ty shpirt,nderkaq mua akoma me mundon kujtimi per ty,me mungojne ato fjale qe me jepnin jete,gjalleri,qe me falnin buzeqeshjen qe me mungonte prej kohesh.ishe ti i vetmi qe me beje te lumtur,qe me ndeze shkendine ne zemer e qe sot u shua!po a u shua valle kur une ende te dua si e marre,kur une kurre ste harrova as edhe nje sekonde te vetme?! sigurisht qe jo i dashur,padyshim se ajo qe me mban te gjalle sot eshte dashuria per ty,……..ajo me jep force dhe shprese per te bindur veten se ti nje dite do te vish…….po sikur ajo te ishte neser……OH ZOT,paramendo si do te ndjehesha,cdo te beja!…….e di qe se psri do te vrapoja me shpejtesi deri tek ti dhe do te te hidhesha ne perqafim e sdo te te lejoja te me ikje me kurre kurre……e nese sdo te jete e nesermja,atehere do te jete e pasnesermja…….ti do vish,sepse e di qe dhe ti ndjen te njejten gje per mua,e di qe dhe ti me don.
arsyeja qe une kam jetuar ishe ti.arsyeja qe une vuaj je ti.ti je ende shpresa e jetes time,e me shume se cdo gje tjeter te deshiroj ne kete bote.kujtimet e mia tani me mundojne pa ty.
sa e lumtur isha kur e perjetova perqafimin tend.ti me dhurove dashurine….e une ende vazhdoja me stilin tim te vjeter.ti je kujtesa e vecante e jetes dhe zemres time dhe shpresoj e do luftoj,qe te jesh gjithmone.nuk e di pse u largove ne ate fillim kur te dashurova me tere qenien time njerezore,e ti fillove me provokime e keqkuptime vazhdimisht.rastesisht te kam njohur ne (internet)………..folem,ti me pershendete dhe qe atehere filloi dashuria ime e pare,me bere te ndjej dridhje te lehta neper tere trupin tim.kur ti me flisje per te ardhmen,ne zemren time ndjeva ngrohtesine e flakes qe u ndizte por qe shume shpejt u shua,ate e ndjej edhe ne kete nate ne vetmi qe u mundova te te harroj me ter forcen per sikur ti perseri me peshperisje,prit,prit,prit…..!
te faleminderit per ate gjysme premtimi por ku mbeti sot?te faleminderit per buzeqeshjet e tua,per ate kohe qe kalove me mua.jeta ime pa ty nuk ka vlere,te lutem mendo dhe njehere per te gjitha dhe besoj qe do te kuptosh realitetin,e realiteti eshte se une te dua me gjithe zemer,ti je dashuria e pare e jetes sime,hapi syte dhe do te shikosh se une nuk jam e tille sic mendojne disa njerez perfshi dhe ata njerez qe na ndane.. koha po kalon,e ti ende me mungon do te vije koha jone,ngaqe dashuria e vertete gjithmone fiton cdo luftim dhe gjeja qe me mundon me se shumti eshte qe ti je verbuar nga fjalet e njerezve qe te folen keq per mua,e ato fjale nuk jane aspak te verteta.gjeja qe urrej me se shumti ne kete bote eshte:dyftyresia,shpifjet e njerezve,genjeshtra,dhe tradhetia.. jam treguar e sinqerte me ty qe diten e pare.edhe pse nuk e kam besur kurre se do te me ndoshte por shpifjet me humben dashurine,na ndane njehere por kjo sdo te ndodhe me,te betohem,per shpirt te mamit qe ska per te ndodhur me kurre.
O ZOT cdo dite te bukuar lutem qe mos te largohesh nga une…..lutem qe te takohemi sa me shpejt……lutem qe te mos me braktisesh e te lidhesh me nje tjeter……lutem qe mos te merzitesh kurre nga une……….me fal per gjithcka qe kam bere………per gjithcka qe te ka vrare apo te ka merzitur…….me fal per gabimet e mia……..me fal qe i besoja shoqeve qe me thonin qe do me ndihmonin qe mos te gaboja kurre e te mos u ndaja kurre nga ti……..me fal per fjalet e pakuptimta…….per budalliqet……..te pergjerohem mos me ler…..se ashtu do me sillje vdekjen…..se ti e di qe tani ne kete bote vetem ty te kam…..e vetem ty do te kem….me fal per te gjitha e nese e ke te veshtire te pakten mundohu ta besh…….e mundohu edhe te me durosh …edhe te me duash pak se kjo eshte gjithcka qe kerkoj nga jeta…….vetem dashurine dhe pranine tende…sido qe te vene punet une nuk do te rresht kurre se te dashuri…….e do te dashuroj cdo dite e me shume…….te lutem vetem vetem per nje gje…ti qe me dhe jeten te lutem mos u bej vrases…….mos ma merr prape ate duke me braktisur……….te dua……sepse ti je endrra ime,jeta ime.
le te thone te tjeret qe jam e cmendur,do i le ta thone prape gjithmone,sepse une e di qe e tillle jam,e cmendur,e marrosur,psepse te je frymezimi im,je gjithcka qe kam pasur dhe do te kem brenda trupit!TE DUA DHE NUK PYES PERSE JETOHET,SEPSE E DI QE VETEM PER TY!shikoj fotografine tende dhe i jap vetes shprese dukeperfyturuar gjithcka qe nje dite te shenjte te mezipritur te jem me ty……………
P.S.mallkuar qofshin ata njerez qe prishin nje dashuri qe ndajne dy njerez qe duhen.
………………………………………….. .
Kjo eshte historia e nje vaize dhe nje djali.as une nuk e dija historine e tyre.doja mendimin tuaj a ia vlen qe keta te rinj te bashkohen perseri me njeri-tjetrin pasi qe te dy e pranojne qe jane te dashuruar pas njeri-tjetrit.jane ndare vetem nga fjalet e botes.apo duhet ta harrojne njeri-tjetrin dhe cdo njeri te mendoje per jeten e tij……………..

Me kujtohet mire ajo dite.Ka qene shtator dhe plot 6 vite me pare.Isha 19 vjec ajo ishte 17.Nuk e kisha pare qe prej shume kohesh.Papritur me drejtohet me pershendet.Nuk di se si por buzeqeshja e saj,syte e bukura blu dhe fytyra e bardhe e plote si hene mu nguliten thelle ne zemer.
Ndjeva nje rendim te papritur,shpirti ne peshe,doja ta shihja gjithnje sidomos kur buzeqeshte me dhimbte ne shpirt .Gjithcka e saj me rrembente, floket e kuqe me onde vetullat e saj dhe sidomos perhyerjet tek syte kur qeshte o Zot.

Ajo nuk jetonte ne qytetin tim.Ishte ne rrethin e te njohureve te familjes time por nuk kishim lidhje gjaku.Ajo do te rrinte nje jave tek dasma e nje djali(kushuriri im) qe ishte e ftuar dhe pastaj do ikte.Kjo gje ishte vdekje per mua.Nuk me hahej asgje, i menduar, dhe behesha teper xheloz kur rastesisht ne dasem mund ta prekte ndonjeri ne menyre ngacmimi kur kercenin vallezim.

Dhe me ne fund erdhi dita qe do ikte.Une as gje nuk munda ti thoja.Vetem se ajo e ndjente ajo me kuptonte ajo e dinte se cfare fshihnin syte e mi.Te tjeret gjithashtu kishin kuptuar dicka.Ndersa une u mbylla ne vetvete e kisha zjarr ne zemer qe me digjte papushuar.Doja ta kem prane,te ishte vetem e imja e askujt tjeter.Ta shterngoja ne krah perjete,te vdisja ne preherin e saj.

Dhe pak fillonte shkolla hyja ne vit Katert.Ditet te padurueshme,fillova gjithnje me teper te diferencohesha nga shoket.U dhashe mbas kitares,cigares dhe leximit.Nje dite mes tere asaj torture shpirterore,malli dhe dashuria me shtyu te merrja shokun tim me makine te nisesha per ne qytetin e saj nuk isha ne gjendje te rrija me pa e pare.E marr tek numri ne telefon tek numri i shtepise.E njoha zerin e saj fillova te dridhem nga emocionet dhe gezimi ne te njejten kohe.Nuk di por jeta me dukej kot pa ate.I thashe qe doja te takoja.Erdhi dhe me takoji e buzeqeshur si eshte perhere.Shkova vetem me te per te pire dicka,folem folem folem aq gjate sa qe me ne fund mbeta aq i habitur sa qe vdekjen e parashikoja por qe te me donte ajo mua kuuurr.Mu afrua me puthi ne faqe e me tha qe une i kam thene dhe mamit qe pa ty nuk rrij dot.Gati sa nuk ngriva

Qe nga ajo dite me shume rrija atje se sa ne qytetin tim.Por nuk do te zgjaste shume gezimi kjo gje do te degjohet shpejt nga njerezit e mi dhe nga te familjes saj.Fillojne presionet nga vllai saj qe ishte shok me cunin e dajes tim te cilit i thote se ajo eshte e vogel nuk ka moshe per fejese.Te shtepise me vihen kundra te gjithe dhe ma prejne shkurt qe o me ate o me ne.Ne te duam te miren ti akoma nuk ke moshe per gjera tilla shiko shkollen e sa e sa justifikime tjera qe desha sdesha une u detyrova vetem ti degjoja zerin ne telefon por kurre me per ta takuar.Ditet kalonin nje nga nje ajo rritej ne zemren time ne endrrat e mija qofte dhe per nje cast te vetem nuk e harrova.Nuk kisha se si nuk me shkonte ndonjehere ne mendje qe koha mund te ma largonte nga shpirti mallin dhe pasionin e zjarrte per ate vajze.

Vitet kaluan gjithcka mes nesh u shkeput por perseri per aq kohe qe isha ne Kosove ajo fjeti ne zemren time.Kur mora rruget e mergimit dicka e re filloi te lindte ne zemren time.Largesia paskan thene qe te vret.Nuk thone kot larg syrit larg zemres.Kishte gjashte vite qe ngrysja me zi e gdhija me vaj me ate ne zemer ndersa tani nuk e ndjej me.Me duket si nje pjese e vdekur prej meje.Ajo eshte e bukur dhe sot si atehere por shoh qe dashuria ime vdiq.Largesia dhe njerezit ma vrane zemren por sidoqofte jam i sigurt qe vendin e saj do ta zej ndonjera qe do te me doje me gjithe shpirt dhe une nuk do te kursehem kurre te ia shperblej.

…ora 4:00 e mengjesit, fiks 4…nuk mund te fle, po degjoj muzike ne radio, dhe te them te drejten te gjitha keto kenge me jane bere hite ne koken time…muzika ne njefare menyre me qeteson…por sonte jam e merzitur, paksa e trishtuar, frikesuar nga vetja ime…sdua me te vuaj...sikur te kisha guxim ti tregoja gjithqka…

gjithqka qe nga dita kur u pame e deri tani, se qfare kam filluar te ndjeje per te, te mendoj per te…te enderroj me te…marrezi, mbylle i them vetes, mos enderro kot, kjo nuk mund te quhet shprese, kjo quhet marrezi e zemres time…

Me vije inate se pse e takoje ne kete kohe, pse tani, kishim 3 vite qe studjojme ne te njejtin fakultet por drejtime te ndryshme, dhe ja tani, tani ne takohemi…sa qudi, vertet interesante, se kishim pare njeri tjetrin me pare, apo e kishim pare por se kishim verejtur…une nga ana ime e di se pse se kam verejtur, sepse kam qene e zene duke besuar genjeshtra te nje egoisti te shpellave te Sokratit, kurse ai…ndoshta ishte i zene edhe ai…por se besoj se me ka verejtur ndonjihere sepse heren e pare qe folem me tha: S`te paskam pare me heret ne fakultet… Hey e besoni dashurine ne shikim te pare ju ??? e di se thoni jo, ose mendoni qe jo, ashtu edhe une kam thene…por tani e besoj ose ose mund te them se e takova ate dashuri…prit , ndoshta s`eshte dashuri…por cka dreqin eshte, cka, kur mendoj per te sikur ta kisha njohur nje shekull te tere, edhe pse ate shekull s`do e jetoj, sikur ta kisha prekur edhe me pare, edhe pse ato prekje ja fala dikujte qe se meritonte…
…S`mund te jemi bashk edhe pse duam…une dua, se di ndoshta edhe ai do…se si me shikon tani qe flasim thuajse gjdo dite…eshte viti i fundit dhe shihemi shpesh…me pershendet me shikon, jo si shkohet dikush qe e ke nje miqesi ose shoqeri apo apo marradhenie kolegiale…me shikon ndryshe e ndjej, e shoh besomeni e shoh…kur me takon doren me shtrengon jo ne menyre vulgare, jo jo jo…ne nje menyre miresie…une, hmm dridhem, mbrenda meje jam ajo Helena e cila shikon me dashuri, simpati, mallengjim per dashurine qe se pa kurre edhe pse e besoi nje kohe se ishte e tille, por gabohej…por jasht meje perpiqem te jem ajo Helena e forte qe te gjithe e njohin, dhe sillem shume ftoht…e nderpres ne mes te bisedave dhe largohem kinse s`kam kohe…dhe ai, ai me shikon sikur don te thote edhe me shume…se di ndoshta vetem po me duket keshtu…se di…
…S`mund te jemi bashk…por kurre sdo harroj 3 dite ne nje udhetim qe kishim me shoqerine, aty u takuam u njohem…shikuam ndoshta edhe i jemi bere bajat te themi me nje fjale njeri-tjetrit sepse shpesh ndesheshim me shikime…derisa une i thash vetes: mbaju mos u bej budallaqe!!
Se harroj se si me ka prekur nje nate kur po benim muhabet me shoqerine per deshirat se ku do donim te studjonim…dhe per qudi ju betohem te dy donim te studjonim ne te njejtin vend…dhe, e besoni u fiken dritat e hotelit sepse ne oren 3 te mengjesit aty fikeshin dritat…me preku leht ne krahe…dhe une ja largova duart…perseri tentoi, perseri ja largova duart…s`guxoja, frikesohesha…nga asgje me shume se nga ajo se qfare do lind me vone, sepse ne s`mund te jemi bashk, por as ai s`guxoi me…se di a ishte ajo provokim nga ana e tij apo..se dii ahh…dhe une s`dua te vuaj prap…jo s`dua pamarre parasysh se sa do jete e veshtire ta shoh gjdo dite…pastaj po ate nate me shoqeri ne erresire vetem me nje drite qe dikush nga ne kishte leshuar sa per te dalluar njeri tjetrin, me tha ben te te bej floket gershete…hahaha paramendojeni, smund te besoja…ai po me prekte floket, ai qe kisha filluar te ndjeja diqka per te…ai qe tani e mendoj edhe ne oren 4:15 te mengjesit…e pseee???
…me prekte floket dhe po bente nje gershete te cilen me dhimbsej ta prishja ate nate kur shkova te flija…bile kur e perfundoj me ngacmonte ne buze me floket e mija…kurse une behesha nervoze….jo se ai luante me floket e mija, per ate isha e lumtur, por sepse s`doja te ndeja me asgje….asgje….Smund te jemi bashk…
Dje e pashe, me foli…u ndal s`mendova se do ndalej…por u ndal, sa embel me shikonte…kurse une dredhoja shikimin tjeter vend…s`mund tu rezistoja syve te tij…sa i mire qe eshte… dhe shume i sjellshem… e kam verejtur edhe ne udhetimin me shoqerine, sillej shume mire me te gjithe, me te gjithe…kishte nje sens humori te embel….nje buzeqeshje qe gjdo femer e magjepse…
Nuk e di pse jetoj kete ndjenje…dua te jem e lire nga kjo…sepse ne 2 s`mundemi kurre te jemi bashk…e dini pse sepse nje ZOT na ka krijuar na ka falur jete…por pse na ndau ne fe, une dhe ai…kemi fe te ndryshme…mua s`me pengon kjo, as atij…e kuptova gjate bisedave tona mes shoqerise kur flisnim per religjion…por nje fjale e urte thote: ” si eshte vendi, mbahet kuvendi”…
Nuk mund te them e dua, sepse kete fjale e pata thene njehere, ndoshta isha ngutur teper shume te vrapoj drejt asaj qe me dukej e persosur dhe me doli e kalbur…nuk mund ta quaj dashuri…por mendoj shume per te…
Shpresoj qe te jete vetem feja ajo qe na ndane…dhe asgje tjeter !
Por…edhe nese s`do kemi kurre bashkim…mjafton qe te dy te jemi te lumtur ne rruget e jetes…
…kam kaluar shume gjera ne jete, do e kaloj edhe kete!
Gj… te pershendes shume sonte, ti je ne gjume, kurse une, Helena…sikur HELENA e trojes po mendoj per ty…ushtarin tim!
Ok…ika ne gjum…flm nese keni lexuar shkrimin tim…!! Peace Lena

E pyes veten pse rash n’dashni.Ah moj nene qka te bej.Jeta ime perfundoj.Per nje vajze qe e deshta shume ma bani zemren ma dogji shkrum.Ma thej zemren si nje gote por qka te bej e dua kot.Jeta pa te me digjet flake syte e mi po derdhin gjak.E dashurja ime te prita me mall une tash po vdes ma ben hallall.Pse t’jetoj kur sjam me ti ma ktheve shpinden me le N’vetmi.

Sikur f’mi me le tuj k’ja si nuk te erdh aspak gjuna.Mi more shpresat e u largove dashnin tone ti e lendove.Ti shkove e me le te vuaj askend tjeter une nuk do ta dua,por edhe kujtimet tona une do ti ruaj.Dije se ne zemren time shpurt nuk ka vend per asnje tjeter emer.Arsyen pse vdeka kejt ne ta din ishte arsya EMRI YT.Jeto se une kam vdek per ti shko e mos me lyp me sy.Dashuroje tjetren e cila te gezon se per ne te dy dashuria perfundoj.Ti mu me lendove tradheti me tjetrin me dhurove.Qe une shume te deshta bema ti hallall,por pse me tradhetove ti te koft haram.S’Mundesh me me harru se te deshta pa hile,nuk jam une si ti me zemer katile.Kur te bie shi dije kush po qan,eshte ai djali me zemer te vrare.Ti je fajtor se ma prishe jeten,deshte me jetu me nje zemer tjeter.

Tash more vesh se m’ke humbur mua,dhe i kerkon fjalet vetem ty te dua.sikur te ishim sebashku sabah per sabah vet i ke fjalet se lipe me u nda.Pi kujton ditet se ishe me mu vone e kuptove se me ke lendu.E lendove edhe veten se poo don me tu kthy vone e more vesh se zemren ma ke thy.Une po martona por i lumtur sjam.Si te martona kur vec ti ne zemer te kam.E dashurja ime ne darsem po te thrras,per me me shiku ti kur zemra me plas.Ne krahet e tu une dua me vdek po ta le amanet kurr mos me harro per jete.Deshira ime ke qe une me ti te martona por nuk mrrina e dashur dhe sun e perjetova.KUSH NE NA NDAU E VRAFT PERENDIA,SEPSE E VRAU NJE GJE QE QUHET DASHURIA.Me kujtimet e vjetra une tash poo jetoj ditet qe i kaluam smundem ti harroj.Koka po me thot mos qaj e mos vuaj.

Por zemra spo me len ti me te harruar.sepse vetem, ty te deshta dhe te thash fjalen te dua.Prap erdhi koha te ecim rrugeve tona e kisha dasht nje perqafim per te fundit takim.N’Doshta me kurr nuk do te shoh,per jete.Se dita se keshtu qenka Fati te mbet pa ty i shkret.Vec edhe njeher te shoh me sy.Ti preki buzet e tua me lotet e mi.Ndegjoje zemren time qish po te te thot.Mos shko te lutem e dashur mos me le ty vet.Zemren do ta bej gur ti sdo te harroj kurre.Per takim te fundit thuaj diqka te mir vec jo ate fjalen qe quhet “LAMTUMIR