Tregu i mallrave në Kosovë, që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pësuar ndryshime.

Produktet e këtyre vendeve janë zëvendësuar me produktet vendore, ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina fillimisht 10 për qind e më pas 100 për qind, është në fuqi që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se që nga vendosja e kësaj takse, ka pasur lëvizje të importeve të produkteve nga vendet tjera.

“Që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, ka pasur lëvizje të importit nga vendet tjera. Kryesisht në këtë lëvizje prin Shqipëria me rritje të importit prej 40 për qind, po ashtu ka rritje të produkteve me origjinë nga Maqedonia me 15 për qind. Nga vendet e Bashkimit Evropian është Gjermania, pastaj vendet si Sllovenia, Kroacia. Së fundit kemi pasur rritje të importit edhe nga Bullgaria dhe Italia”, thotë Stavileci.

Para vendosjes së takës doganore 100 për qind, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë.

Ky shtet në ditë ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro, derisa tani, sipas të Stavilecit, në ditë mesatarisht eksporton mallra në vlerë prej rreth 8 mijë euro.

“Tani kemi rënie të importit nga Serbia për 99 për qind. Ka raste kur në ditë kemi zero import të produkteve nga ky shtet. Nëse më herët kemi pasur 1.2 milion euro në ditë produkte të importuara nga Serbia, tani mesatarisht janë 7 deri në 8 mijë euro. Importi nga Serbia është kryesisht lëndë e parë dhe një pjesë e vogël e produkteve që paguajnë taksën 100 për qind”, tha Stavileci.

Përfaqësues të bizneseve thonë se tanimë bizneset tregtare në Kosovë kanë gjetur alternativa tjera të zëvendësimit të produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se kanë monitoruar tregun dhe furnizimin që nga vendosja e taksës dhe se janë parë ndryshime të mëdha në treg.

“Bizneset në muajin e parë kanë pasur vështirësi që të gjejnë zëvendësimet, në veçanti në sektorin e prodhimit, por edhe disa tregtarë të cilët e kanë pasur biznesin e tyre të orientuar në Serbi. Por, që tani këto produkte dhe lëndë të parë janë zëvendësuar”.

“Fillimisht ka pasur hezitim se kjo taksë nuk do të vazhdojë dhe ka pasur raste kur disa biznese e kanë ndalur prodhimin duke menduar se taksa do të hiqet, por deklaratat e kryeministrit (të Kosovës, Ramush Haradinaj) se taksa nuk do të hiqet deri në njohjen e Serbisë nga Kosova, i ka siguruar bizneset se kjo ka një afat të gjatë dhe se kjo taksë nuk do të hiqet dhe duhet të gjenden alternativa të tjera. Vendi i parë ku bizneset kanë kërkuar alternativa është Shqipëria. Vlen të theksohet se vitit i 2018 për herë të parë ka regjistruar shkëmbime tregtare me Shqipërinë në vlerë prej rreth 270 milionë”, thekson Shahini.

Vendosja e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia, përveç efekteve ekonomike-tregtare, ka edhe efekte politike. Ajo po shihet si pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se bisedimet nuk do të vazhdojnë pa u hequr taksa.

Derisa, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës që ta heqë këtë masë, duke thënë se ajo nuk përkon me interesat amerikane.

Por, Qeveria e Kosovës, të paktën deri më tani, nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi.

Banka Qendrore Evropiane ka publikuar versionet e reja të bankënotave 100 dhe 200 euroshe.

Këto bankënota të reja, sipas BQE-së, janë më të sigurta dhe janë më të vështira për t’u falsifikuar. 

Gjenerata e dytë e bankënotave në Evropë ishte prezantuar më 2013.

Bankënota 100 euroshe zë 23 për qind të sasisë së bankënotave euro që janë në qarkullim. 

Ato tash janë të madhësisë së njëjtë me bankënotën 50 euroshe.

Bankënotat e reja do të dalin në qarkullim nga 28 maji i vitit 2019.

Ai është një nga njerëzit më të pasur të Kinës, por njihet gjithashtu si aziatiku i refuzuar më shumë herë nga Harvardi, siç e ka shprehur jo rrallëherë edhe vet.

Jack Ma ka vendosur të dorëhiqet nga pozicioni i shefit ekzekutiv të perandorisë tregtare “online”, “Alibaba”, gjë që do ta bëjë të hënën sipas raportimeve të “New York Times”. Ai gjithsesi do të mbetet në bordin e drejtorëve të “Alibaba”, por me fokus më të shtuar drejt filantropive në fushën e edukimit.

Miliarderi Jack Ma e themeloi “Alibabën” në vitin 1999 dhe e ka udhëhequr atë derisa e pa të bëhej një nga kompanitë më të mëdha botërore të tregtisë në internet. Me një vlerë totale prej mbi 400 miliardë dollarësh, “Alibaba” përfshin shitjet “online”, produksionin e filmave dhe një rrjet informatike.

Në një intervistë për “NYT”, ish-mësuesi i anglishtes Ma ka deklaruar se tërheqja e tij nuk nënkupton fundin e një epoke, por “fillimin e një epoke të re”, teksa shtoi se “e adhuron arsimimin”.

Jack Ma, i cili do të festojë 54-vjetorin e lindjes të hënën, ka një pasuri prej rreth 40 miliardë dollarësh, gjë që e bën atë personin e tretë më të pasur në Kinë, sipas listës së pasanikëve të vitit 2017 të hartuar nga “Forbes”.

Më herët gjatë kësaj jave, Jack ma i tha “Bloomberg TV” se dëshironte të krijonte një fondacion personal, duke ndjekur gjurmët e shefit të Microsoftit, Bill Gates.

“Ka shumë e shumë gjëra që mund të mësoj prej Bill Gates, – tha ai. – Nuk mund të bëhem kurrë aq i pasur sa ai, por gjëja e vetme që mund të bëj më mirë sesa ai është të tërhiqem më herët. Mendoj se do të vijë dita, shumë shpejt madje, që do t’i kthehem sërish mësimdhënies. Kjo është një gjë që më bën të mendoj se mund ta bëj shumë herë më mirë sesa të jem shef ekzekutiv i Alibabës”.

Jack Ma e ka nisur jetën profesionale duke dhënë mësim anglishteje në një universitet të qytetit Hangzhou, në provincën lindore të Zhejiangut. Ndërsa “Alibabën” ai e themeloi nga dhoma e tij e apartamentit në Hangzhou, së bashku me një grup miqsh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu mbledhjet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë i ka quajtur si spektakle mediale.

Lexo më shumë

Zhvillimi kryesor sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos do të jetë fjalimi i dyshes Merkel-Macron. Gjithashtu pritet dhe mbërritja e Donald Trump. Fjalimi i presidentit amerikan do të mbahet të enjten.

Lexo më shumë

Orë të gjata në punë? Shqiptarët, me sa duket, thyejnë rekord në Europë për qëndrimin më të gjatë në vendin e punës.

Lexo më shumë

Gjatë 11 muajve të parë të vitit që lamë pas të gjitha bankat komerciale që operojnë në Kosovë së bashku kanë realizuar një profit neto prej hiç më pak se 82 milionë eurosh, shkruan sot Gazeta Zëri.

Lexo më shumë