Qeveria ka miratuar sot projekt/vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën. 
Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën.

Si, emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.
Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar, do të realizojnë emisionet e posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

PRODHIMIN, TRANSMETIMIN DHE FINANCIMIN E EMISIONEVE TËPOSAÇME TELEVIZIVE, ARSIMORE DHE KULTURORE,TË DEDIKUARAPËR DIASPORËN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.16/2018, “Përdiasporën”, të nenit 116, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën eShqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin esistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar, me propozimin e ministrit tëShtetit për Diasporën, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:

1. Prodhimin, transmetimin dhe financimin nga buxheti i shtetit të emisioneve tëposaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, tëdedikuarapër diasporën, si pjesë të programit “RTSH3”, të Radiotelevizionit Shqiptar(RTSH).

2. Emisioni i posaçëm televiziv për mësimin e gjuhës shqipe prodhohet e transmetohetnga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) dhe financohet nga buxheti i miratuar përMinistrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

3. Emisioni i posaçëm televiziv për kulturën shqiptare, si prodhim i pavarur i Ministrisësë Kulturës, transmetohet nga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), me financimin ebuxhetit të miratuar për ministrinë.

4. Përmbajtja e programeve të emisionit të posaçëm televiziv për mësimin e gjuhësshqipe do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtëvendit,sipaskurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë tëmarrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.

5. Platforma e programeve të emisioneve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe,kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar të përgatitet nga një grup punendërinstitucional, që ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me përfaqësues të ministrivepërgjegjëse për arsimin, kulturën dhe diasporën.

6. Transmetimet e programeve të miratuara do të inkurajojnë mësimdhënienon-linedhe,pas transmetimit periodik në “RTSH 3”, do të vihen në dispozicion të publikut tëinteresuar pa pagesë.

7. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës, për prodhimin,transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme, sipas pikave 1, 2e 3, të këtijvendimi, të lidhin marrëveshjet përkatëse me Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH).

8. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri i Shtetit përDiasporën, brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim meRadiotelevizionin Shqiptar, të marrin masat e nevojshme për realizimin e emisionevetë posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri përgjegjëspër diasporën të mbështesin Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) përzbatimin emarrëveshjes me Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për realizimin, brenda vitit2019, të programit të përbashkët televiziv mbi bazën e interesave të diasporësshqiptare.

10. Ngarkohen ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dheMinistria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Bordi i Qendrës Kulturore së bashku me komunitetin shqiptarë në Suedi, shpreh indinjatë të thellë, pakënaqësi dhe e kundërshton në tërësi vendimin e minstrit të Diasporës, Dardan Gashi për mbylljen e kësaj Qendre.

“Është vendim i pakuptueshëm, arbitrar dhe qëllimkeq karshi diasporës. Nuk i dimë arsyet dhe nuk e kuptojmë fare ligjshmërinë e vendimit.  Për këtë arsye pyesim njëzëri përse u vendos kështu?!  Cilat janë arsyet?

Kundërshtimet tona bazohen në punën që kemi bërë prej se Qendra u shpërngul në Malmö. Ministri ka deklaruar se QKK kanë dështuar, e kjo nuk është aspak e vërtetë për QKK në Suedi.  Nuk kishte datë, ngjarje historike shqiptare  që nuk e kemi shënuar, përkujtuar  ashtu siç është dashur brenda kësaj kohe sa ka funksionuar Qendra. Janë festuar festat kombëtare, janë përkujtuar datat historike, janë përuruar vepra e ekspozita dhe janë organizuar programe muzikore shqiptare e suedeze. Qendra Kulturore në Suedi ka pritu bashkëkombës nga shtete të ndryshme Skandinave, albanologë të huaj, diplomatë suedezë e danezë, përfaqësues të ambasadave e konsullatave tona, si dhe dashamirës të kombit e kulturës shqiptare në përgjithësi. Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi ka ftuar e mirëpritur sidomos fëmijë të shumtë shqiptarë të diasporës, mësues, studentë shqiptarë e suedezë, ata fëmijë që sot e mot do të jenë vazhdimësi e qenies shqiptare dhe trashëgimisë sonë në Diasporë.

Të gjitha aktivitetet tona kulturore janë mirëpritur dhe janë dokumentuar  në mjetet e komunikimit në Kosovë, si në RTK , gazeta e portale të ndryshme dhe në faqen e Qendrës në Facebook .

Ministria e Diasporës që nga themelimi i Qendrës Kulturore në Suedi nuk është treguar serioze. Ministria emëron e shkarkon drejtorë pa kriter, sipas qejfit e pëlqimeve individuale e private. Duke vepruar kështu  ajo nuk ka menduar fare për çështjen kulturore, punën dhe  traditën kulturore të krijuar me mund në këtë Qendër.  Për ne, në Suedi nuk janë relevante dallaveret e njerëzve, zyrtarëve të kësaj Ministrie me njerëz të caktuar këtu në Suedi  e atje në Prishtinë. Relevante, jetike për ne është puna, angazhimi i sinqertë i njerëzve tanë në Qendër e jashtë saj, vazhdimësia, kultura, bashkimi e bashkëpunimi i komunitetit tonë.

Vendimi  i Ministrisë së Diasporës për të suspenduar aktivitetin tonë,  pa paralajmërim, pa shpjegim, pa arsyetim,  për ne është lojë e fëlliqur dhe një veprim i ulët i kësaj Ministrie.

Rreth shqetësimeve të komunitetit tonë në Suedi

Ministria e Diasporës nuk ka vepruar mirë as në Halmstad (kur u themelua së pari Qendra), nuk ka bërë mirë as tash me vendimin e vet për Qendrën këtu në Malmö. Nuk është përfillur fare komuniteti ynë, e do të duhej se në fund të fundit për ne është themeluar Qendra. Apo ndoshta, po del se është themeluar për nevojat e dikujt e interesat e ngushta të disave.

Vendimi vret punën tonë, dëshirat e mira të te gjithëve, aspiratat e vullnetin e treguar për ta ruajtur kulturën tonë, për të tubuar rreth kulturës e identitetit tonë kombëtarë njerëzit tanë, fëmijët tanë.

Suspendimi është skandal.

Me këtë vendim dëmtohet komuniteti ynë në tërësi, jo vetëm drejtori. Dëmtohen gjeneratat tona të reja, fëmijët  e Kosovës, ata fëmijë që për ditë e për natë padiktueshëm i nënshtrohen asimilimit.

Përhirë të kulturës sonë, Qendra duhet të funksionojë, pavarësisht konjukturave, qëllimeve të ulëta, pështjellimeve e dyfytyrësive të disave në Prishtinë.

Me një vendim të tillë arbitrar (arbitrar-sepse nuk dimë se çka është bërë keq apo  çka s´është punuar) shkelet kontributi ynë, gjaku ynë, djersa jonë, lufta jonë.

Për ne është nënçmuar Qendra Kulturore nga dikush, ajo Qendër ku ne jemi tubuar, kemi festuar e jemi çmallur.

Të shfrytëzohet mundësia e pjesëmarrjes në një tubim të paralajmëruar në Halmstad  me deputetë të Parlamentit të Kosovës. Para tyre të shtrohet pyetja përse suspendohet puna e Qendrës Kulturore në Suedi?

Të organizohemi më mirë, të fuqizohet puna e bordit kulturor dhe të pamundësohet veprimi i kujtdo qoftë  që të luajë me ne, me punën tonë.

Të bëhet publik halli ynë si Qendër në mjetet e komunikimit masiv në Kosovë.

Të stopojmë të këqijat e mundshme të deritashme, të analizojmë punën tonë  dhe të marrim përgjegjësitë për të ardhmen.

Të kërkohet analizë e plotë për arsyen e suspendimit nga Ministria e Diasporës . Përse është bërë ky suspendim?

Të kontaktohen mediat në Kosovë dhe të sqarohen punët”, thuhet në një reagim të QKK-së në Suedi.

Ndërkaq, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar ditë më parë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku edhe ka paraqitur Ligjin për Diasporën.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një televizion publik për diasporën, por kjo të bëhet bashkërisht me Shqipërinë dhe të mos këtë kosto. Sipas tij, Qendrat Kulturore nëpër diasporë të hapen bashkërisht me Shqipërinë.  

“Sa i përket amendamentimit të ligjit ekzistues për Kosovën, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë një marrëveshje gjithëpërfshirëse sa i përket diasporës. Ideja që qendrat kulturore kanë gjetur dështim, ju pata thënë që do të mbyllen dhe janë mbyllur. Ideja është që tash me Shqipërinë këto qendra të jenë të përbashkëta. Që të krijohet një ligj gjithëpërfshirës dhe adekuat propozimi ynë është që të kemi debate publike të përbashkëta në diasporë që ta diskutojmë draft-ligjin”, ka thënë ai.

RAGIP RAMAJ-Në Prishtinë sot ka filluar tryeza dyditore e diskutimit me temën Programi i Ndihmës për Media të Shërbimit Publik në Ballkanin Perëndimor, lidhur me financimin dhe modelet e qeverisjes dhe rregullimit të shërbimit publik transmetues të Kosovës. Në diskutimet e të pranishmëve, Transmetuesi Publik i Kosovës, RTK-ja, u trajtua në të gjitha segmentet – sfidat, sukseset, buxheti dhe e ardhmja e saj.


Në fjalën time prezantova nisiativën e mërgimtarëve për Kanalin Televiziv të Mërgatës dhe kërkova nga Komisioni për…Media sqarime se çfarë parasheh Projektligji për Transmetuesin Publik lidhur me Kanalin TV të Mërgatës.
Nait Hasani, Kryetar i Komisionit për…Media në Parlamentin e Kosovës, tha se, për shkak të kostos së madhe, ky projektligj nuk parasheh kanal të veçantë për mërgatën, por Kanali Satelitor i RTK-së do të jetë i rezervuar për transmetimet nga mërgata, qoftë edhe 24-orëshe.
Tryeza vazhdon punimet edhe nesër.

Bernë, 7 tetor  -Nga  1039 kriminelë sa jane debuart vitine kaluar nga Zvicra ne vendlindjet e tyre, një e treta e tyre janë nga Ballkani (348) kryesish serbe dhe shqiptare nqa Kosova, Shqiperia e Maqedenoia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve nga Berna zyrtare.

Pikërisht dy vjet më parë, iniciativa e dëbimit të SVP hyri në fuqi. Shifrat më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave tani tregojnë: deri tani referencat më të mëdha të vendit shpallen kundër të dënuarve nga Ballkani.

1039 dëbime u përcaktuan vitin e kaluar në Zvicër. Vetëm një e treta e personave të prekur, 348, vijnë nga vendet e Ballkanit që nuk janë anëtare të BE-së, si një ndarje e “NZZ am Sonntag” tregon. Këto përfshijnë vende si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova apo Serbia.

Me 154 raste të kundërvajtësit nga Afrika e Veriut janë të përfaqësuara i dytë më në statistikat, e ndjekur nga rajonet e origjinës Rumani (135 raste), Afrikën Perëndimore (92), ish-bllokun lindor (87) dhe Franca (32).

Kundër shtetasve të BE u shpallën 279 dëbime. Megjithatë, këto raste duhet të jenë gjithmonë një “kërcënim serioz për rendin publik”. Përndryshe, këto gjykime mund të shkelin marrëveshjen për lëvizjen e lirë të personave me BE. Megjithatë, numri i shkeljeve të rënda si vrasja ose përdhunimi në këtë kontekst është më pak se dhjetë për qind.

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Foxha pasi u kapën duke transportuar 800 kg hashash.

Të arrestuarit e kishin fshehur lëndën narkotike në furgon.

Mendohet se vlera e drogës së sekuestruar është rreth 6 milionë euro.

TAKIME ME PARTITË POLITIKE

Këshilli Nismëtar për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën po i vazhdon aktivitetet dhe takimet me partitë politike në Kosovë. Anëtarët e këtij Këshilli Nismëtar, Ragip Ramaj (Gjermani) dhe Arjan Melonashi (Itali), sot u pritën nga Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi.
Fillimisht anëtarët e Këshillit Nismëtar për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën i prezantuan Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Krasniqi, nisiativën për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën, rëndësinë dhe rolin që do të luajë ky kanal televiziv në ruajtjen e identitetit, kulturës, gjuhës shqipe dhe qenies shqiptare në përgjithësi, sidomos tek fëmijët dhe rinia shqiptare në emigracion.
Anëtarët e Këshillit Nismëtar për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën paraqitën modalitetet për themelimin e këtij kanali televiziv, ku si themelues dhe financues duhet të jetë Parlamenti i Republikës së Kosovës, ndërkaq duhet të funksionojë nën ombrellën e Mediumit Publik RTK-së dhe se ky kanal televiziv duhet të ketë pavarësi editoriale, kadrovike e financiare.
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi, mirëpriti nisiativën e mërgimtarëve për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën, duke e quajtur një projekt me rëndësi strategjike kulturore e kombëtare, të cilin e përkrah ai dhe Partia Demokratike e Kosovës. Njëherit ai u interesua për modalitetet se si është menduar nga mërgata, përkatësisht nga Këshilli Nismëtar themelimi dhe funksionimi i këtij kanali televiziv. Në të mirë të themelimit dhe funksionimit të këtij kanali televiziv, z. Krasniqi kishte edhe propozimet e tij, duke sygjeruar që Këshilli Nismëtar për Kanalin Televiziv për Mërgatën duhet të jetë fleksibil, të ketë më shumë se një formë projekti dhe në këtë mënyrë themeluesi, por dhe Mediumi Publik RTK-ja, të përkrahin projektin më të mirë të mundshëm.
Përfaqësuesit e Këshillit Nismëtar për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën falënderuan Nënkryetarin Partisë Demokratike të Kosovës për pritjen, përkrahjen dhe sygjerimet që pati për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën, që në të vërtetë është përkrahje për mërgatën tonë.Po ashtu, z.Ramaj e z.Melonashi i premtuan Nënkryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Krasniqi, se Këshilli Nismëtar për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën do të jetë bashkëpunues me Parlamentin e Republikës së Kosovës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Radiotelevizionin e Kosovës për gjetjen e modaliteteve adekuate për themelimin e Kanalit Televiziv për Mërgatën, në përputhje me mundësitë reale që ka shteti ynë.

Këshilli Nismëtar për themelimin
e Kanalit Televiziv për Mërgatën

Ragip Ramaj –(Të shtunën, më 30.06.2018, në ambientet e Kompanisë Ecolog të afaristit të njohur shqiptar Lazim Destani në Dyseldorf mbahet takimi i radhës me Komisionin për Administratë Publike,

Read More

Një 61-vjeçar, shtetas i Kosovës ka humbur jetën gjatë kohës që ishte duke punuar.

Read More

Sic na njofton z. Zili Ibrahimi, njëri nga themeluesit  e takimeve tradiocionale TAKIMET ODRI 2018, manifestimi i radhës kushtuar qytetarëve të Odrit, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër ,do të mbahet të diellën.

Read More

Korniza ligjore në mbrojtje të shqiptarëve jashtë vendit bëhet më e plotë me Ligjin e ri për “Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”,

Read More