Një prej vrasësve më të kërkuar në Shqipëri është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 22 vjet në arrati. Skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Iseberi.

Iseberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë. Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Iseberi në vitin 1997 do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg. Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv ‘Crimeëatch’ në BBC1.

Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Iseberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll. Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Iseberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Iseberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë. Dëfrim Iseberi mundi mjeshtërisht ti shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër.

Tashmë arratia e tij 23-vjeçare ka marrë fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit. Ndërkohë mediet britanike kanë listuar edhe 10 shqiptarët më të kërkuar në mbretërinë e bashkuar, disa prej të cilëve, sipas britanikes “Daily Mail”, mbrohen dhe fshihen nga komunitetet shqiptare në ishullin mbretëror, të tjerët tashmë janë arrestuar.

Producenti i njohur Flamur Beqiri është ekzekutuar ditën e Krishtlindjes, në sy të fëmijëve dhe bashkëshortes.

DailyMail shkruan se eliminimi i tij ka të bëjë me disa vrasje të ngjashme mes bandave të shqiptarëve në Europë duke theksuar se ai ishte ndër më të kërkuarit në Suedi.

Abcneës.al sjell të plotë shkrimin e DailyMail mbi ekzekutimin e Beqirit:

Ekzekutimi i një producenti para gruas dhe fëmijës së tij në Londër në prag të Krishtlindjes ka qenë i lidhur me disa vrasje të bandave shqiptare në Suedi, ku ai dikur ishte një nga më të kërkuarit, ka zbuluar MailOnline.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u qëllua rreth orës 9 të së martës, ndërsa gruaja e tij ulëriste nga tmerri jashtë shtëpisë së tyre në Battersea.

Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte.

Policia në Suedi është duke punuar me Scotland Yard për rastin sepse ‘disa’ nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008 ai ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milion paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Një i brendshëm në Suedi tha sot për MailOnline se Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze.

Shoku i tij Naief Adaëi, 33 vjeç, u vu në shënjestër të një sulmuesi sirian para një dyqani në Malmo në gusht.

Grabitësi i dënuar i bankës ia dorëzoi foshnjën e tij dy muajshe gruas së tij Karolin Hakim, 31 vjeç, dhe iku. Zonja Hakim u qëllua në kokë, por fëmija dhe babai i saj mbijetuan.

Naief u burgos me tetë vite për një grabitje prej 7 milion dollarësh në Danimarkë në vitin 2008.

Vrasja e Beqiri është e 146-ta në Londër për vitin 2019.

Motra e tij është një modele e famshme e cila ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United, Anders Lindegaard por martesa e tyre nuk funksionoi .

Cili ishtë Flamur Beqiri, i njohur si Alex?

Beqiri është martuar me gruan e tij, Debora Krasniqi, në Cernobbio pranë Lake Como, Itali, në tetor 2018.

Në artikullin në revistën Grace Ormonde Wedding Style, i cili publikoi foto të rastit që tronditi Britaninë zbuloi se çifti u takua për herë të parë përmes Facebook.

Zonja Krasniqi i tha revistës se dyshja, fillimisht ishin vetëm miq, por më vonë u dashuruan marrëzisht’.

“Gjithmonë kishte diçka të veçantë në lidhjen tonë,” tha ajo

Duke folur për ditën e veçantë, ajo tha: ‘Unë pashë vetëm atë dhe djalin tim, dhe gjithçka u duk kaq perfekte.

“Ndërsa ecnim si burrë e grua, u kthyem te njëri-tjetri, buzëqeshëm dhe thamë ‘Pfff, faleminderit Zotit që jemi bashkë”.

Por dashuria e tyre do të shuhej shumë shpejt..

Për vrasjen e tmerrshme që ndodhi , Jamie Stevenson, nga Komanda e Specialistëve të Krimeve, tha: ‘Hetimi ynë është në fazat e hershme dhe ne jemi ende duke punuar për të vendosur se cili është motivi që mund të ketë çuar në ekzekutimit të tij, në një mënyrë kaq të tmerrshme, në prag të Krishtlindjes, para familjes së tij.

‘Ata janë shkatërruar nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe po ruhen nga oficerë të specializuar.

Ne e dimë se viktima po kthehej në shtëpi me gruan e tij dhe fëmijën pas një mbrëmje, kur u qëllua në oborrin e shtëpisë së tij. ‘

Julian Stratton, 51 vjeç, ishte në shtëpinë e prindërve të tij vetëm metra larg vendit të ngjarjes dhe kur tha se kishte dëgjuar krismat.

Ai tha: ‘Ishin pesë të shtëna me armë, pastaj një pauzë para gjuajtjes përfundimtare. ‘

‘Të shtënat u dëgjuan nga shumë fqinjë, por duke qenë pragun e Krishtlindjes, shumica menduan se ishin fishekzjarre, në fillim.

Ai shtoi: Fqinji im është një mjek. Ai shkoi për ta ndihmuar dhe pa atë të shtrirë në rrugën e tij, përpara se të arrinte policia dhe ambulanca.

‘Ai ishte shtrirë para derës së tij i mbuluar nga gjaku. Ai ishte akoma gjallë. Ne me të vërtetë po shpresonim që ai do ia dilte.

“Ju nuk keni ide se sa e dëshpëruar ajo (gruaja e tij) dukej.”

Një makinë u pa duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po siguron banorët e Battersea se nuk ka ndonjë rrezik tashmë nga personi i armatosur.

Ndërsa shumica e botës feston Krishtlindjet dhe shikon përpara në vitin 2020, Londinezët do të reflektojnë në një vit gjakderdhjeje me dhunë me armë.

Operacioni më i rëndësishëm anti-drogë i kryer nga Policia e Ravenës çoi në arrestimin e dy trafikantëve me origjinë shqiptare.

Hetimi i cili zgjati disa javë dhe u koordinua nga zyra e prokurorisë publike, lindi pasi policia e Ravenës filloi të dyshojë se një tregtar droge në zonë, i cili ishte përjashtuar nga territori italiane pas dhënies së një mase sigurie në vitin 2016, pasi u gjet me kokainë në Milano, duke kryer tregti në një dyqan Romagna.

35-vjeçari u vëzhgua dhe u ndoq për disa ditë. Shqiptari për t’u kthyer në Itali kishte përdorur një dokument të vlefshëm, por duke mbajtur një mbiemër të ndryshëm, duke e ndryshuar atë pas martesës me një grua rumune në Shqipëri. Pas martesës ai kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.

Shqiptarët gjatë vëzhgimit nga policia u panë të shkonin nga shtëpia ku jetonin në Bagnacavallo, u panë të shkonin në një shtëpi në Ravena.

Kështu punonjësit e policisë së Ravenas, të martën pasdite, ndaluan dy shqiptarët, të cilët ishin duke udhëtuar drejt Via Canalazzo, Ravenna me një mjet tip “Alfa Romeo Giulietta” (jo në pronësi të tyre).

Gjatë kontrollit në makinë shqiptarëve ju gjetën edhe 3 mijë euro para të gatshme, për të cilat nuk arritën të justifikonin origjinën e tyre.

Hetimet pastaj u zhvendosën në shtëpinë e Bagnacavallo, dhe këtu dyshimet e policisë u konfirmuan. Në shtëpi, në fakt, kishte rreth 20 mijë euro të mbështjella në rrathë, 16 kg marijuanë të ndarë në çanta të paketuara, por edhe materiale dhe dy makina paketimi dhe pesë bilance precize.

Por surpriza e vërtetë u gjet në makinë. Gjatë çmontimit që autoritetet poi  bënin makinës hetuesit zbuluan në airbagun e pasagjerëve 6,2 kilogramë kokainë, të paketuara në 24 pako me pesha të ndryshme të gatshme për shitje. Nëse kjo sasi droge do të dilte në treg do të kapte vlerën e 100 mijë eurove. Gjithashtu e drogën u gjet dhe sekuestruan rreth 70 plumba për pistoletë.

Pra në total Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale 16 kg marijuanë, 6.2 kg kokainës, 130 mijë euro para të gatshme, një pistoletë dhe 70 plumba.

Hetuesit spekulojnë se të dy trafikantët po grumbullonin drogë nga Evropa Lindore, dhe pastaj e rishesin atë me shumicë në tregtarët e drogës nga e gjithë Romagna.

Një djalosh, që babait të tij i ndihmoi të tërheq përfitime të sigurimit invalidor zviceran në mënyrë të paligjshme dhe që për këtë ishte dënuar, para Gjykatës Federale zvicerane ka korrur sukses të pjesërishëm.

Rasti kishte bërë jehonë në Kantonin Schëyz, në vitin 2016, shkruan “Bote”, përcjell Shtegu.com. Atëbotë, babai 70-vjeçar ishte dënuar nga Gjykata Penale e Schëyz-it me katër vite burg, për shkak se si simulant në periudhën 2004-2016, ai kishte përfituar rreth 600,000 franga zvicerane nga fondi i sigurimit invalidor zviceran dhe nga përkujdesja e huaj ndaj personit. Para autoriteteve, ai ishte paraqitur si i paralizuar në pjesën e majtë të trupit.

Por, rasti mori kahe të kundërt, pasi autoriteteve u kishte ardhur një video. Aty është mundur të shihet se si shtetasi verimaqedonas, në një dasmë në Maqedoninë e Veriut, po kërcente me entuziazëm me gjithë trupin, duke përfshirë edhe dorën dhe këmbën e majtë “të paralizuar”. Përveç kësaj, ai ishte fotografuar edhe duke punuar kopshtin, duke mbajtur të mëdhenj, bile edhe duke kalëruar.

Atëbotë, edhe djali i tij 38-vjeçar ishte dënuar me gjobë prej 270 mëditjesh me nga 150 franga. Ai ishte akuzuar, se kishte manipuluar me plotësimin e dokumenteve të rremë për babain, duke i dorëzuar bile edhe nga dy herë te mjekja.

Gjatë vizitave tek mjeku, djali kishte përkthyer, duke inskenuar një rrëfim të rremë për babain. Gjykata Penale, por edhe ajo Kantonale e dënuan për mashtrim të letrave me vlerë profesionale.

Mirëpo, këtë vendim e korrigjoi Gjykata Federale, të paktën pjesërisht, përcjell Shtegu.com. Fajësimi për mashtrim të letrave me vlerë profesionale e shkel Ligjin federal, kanë vlerësuar gjykatësit e lartë dhe lëndën e kthyen për rishqyrtim në Gjykatën Kantonale.

Gjykata tani duhet të vendos nëse i biri mund të shpallet si bashkëpunëtor në rastin e babait, apo thjesh do të përgjigjet për veprën “asistim në mashtrim”.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka tashmë listën me kandidatët zyrtarë që do të jenë pjesë e tij, listë kjo e propozuar nga ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme. 
Nisur nga rrethanat e mbajtjes së Samitit të Dytë të Diasporës si dhe për të pasur një konsultim më të gjerë për këtë çështje në mbledhjen e Komitetit Shtetëror me propozim të Ministrit të Shtetit për Diasporën u gjykua që vendimmarrja të merret pas komunikimit dhe vlerësimit me pjesëmarrësit e Samitit për këtë çështje.
Kandidaturat, të përzgjedhura sipas procedurave ligjore dhe të propozuara nga ambasadat e akredituara jashtë vendit, do të përzgjidhen në një fazë të dytë, pas komunikimit dhe vlerësimit të pjesëmarrësve të Samitit.
Për herë të parë, Këshilli Koordinues i Diasporës do të institucionalizojë prezencën e Diasporës në nivelin më të lartë shtetëror. 
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni të plotë listën me kandidaturat:

Ishin “veteranë” të grabitjes së banesave të qytetarëve italianë.

Policia e Forlit ka arritur të vërë në pranga dy shqiptarët që kishin grabitur dhjetëra shtëpi në ktë zonë dhe isghin kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin.

Policia i ka pritur dy të rinjtë që të hynin në aksion brenda një shtëpie që ishte pikasur për goditjen e rradhësh dhe më pas kanë ndërhyrë. Kur policia i ka dalë përballë, dy grabitësit shqiptarë, rreth 27 vjeç të dy, kanë shpërthyer në dhunë kundër karabinierëve në tentativë për t’i shpëtuar prangosjes eventuale.

Në rroba ju gjetën bizhuteri të shumta, të cilat shqiptarët i kishin vjedhur po në të njëjtën natë gjatë dy grabitjeve në dy shtëpi të tjera.

Në shtëpinë e të rinjve është gjetur gjithashtu një “minierë” me sende të vlefshme, madje dhe një gur fresibël për të çare kasafortat që ata kishin mundur të grabisnin prej shtëpive të italianëve.

Njoftojmë të gjithë anëtarët e Fondit të Kosovës për Raste të Jashtëzakonshme se puna dhe veprimtaria Fondit në fjalë mbyllet tërësisht prej datës 31/12-2018. Arsyeja për mbyllje të fondit është ngritja e shpenzimeve të transportit nga ana byrove të varrimit dhe shpenzimet e transportit të kufomave për në Kosovë. Lusim të gjithë bashkatdhetarët që të mos bëjnë parapagim të anëtarësisë në Fond të Kosovës për Raste të Jashtëzakonshme për vitin 2019 sepse numri i gjiro-llogarisë bankare do të mbyllet. Për informim shtesë mbi punën dhe veprimtarin e fondit mund të kontaktoni me Zeqir Thaqin në Helsingborg. Me respekt! Fondi për Raste të Jashtëzakonshme Helsingborg – Suedi

Qeveria ka miratuar sot projekt/vendimin e propozuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën z.Pandeli Majko për “Prodhimin, Transmetimin dhe Financimin e emisioneve të posaçme televizive, arsimore dhe kulturore të dedikuara për Diasporën. 
Sipas këtij vendimi, pjesë e programit “RTSH 3”, të Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH) do të jenë emisione të posaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, të dedikuara për Diasporën.

Si, emisione të veçanta për mësimin e gjuhës shqipe, dhe emisione të posaçëm televizive për kulturën shqiptare. Gjithashtu edhe krijimin një programi televiziv për mësimin e gjuhës shqipe që do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtë vendit, sipas kurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë të marrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.
Prodhimi, transmetimi dhe financimi i tyre do të realizohet nëpërmjet buxhetit të shtetit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim me Radiotelevizionin Shqiptar, do të realizojnë emisionet e posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

PRODHIMIN, TRANSMETIMIN DHE FINANCIMIN E EMISIONEVE TËPOSAÇME TELEVIZIVE, ARSIMORE DHE KULTURORE,TË DEDIKUARAPËR DIASPORËN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 13, të ligjit nr.16/2018, “Përdiasporën”, të nenit 116, të ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën eShqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin esistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tëndryshuar, me propozimin e ministrit tëShtetit për Diasporën, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:

1. Prodhimin, transmetimin dhe financimin nga buxheti i shtetit të emisioneve tëposaçme televizive, për mësimin e gjuhës shqipe dhe për kulturën shqiptare, tëdedikuarapër diasporën, si pjesë të programit “RTSH3”, të Radiotelevizionit Shqiptar(RTSH).

2. Emisioni i posaçëm televiziv për mësimin e gjuhës shqipe prodhohet e transmetohetnga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH) dhe financohet nga buxheti i miratuar përMinistrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

3. Emisioni i posaçëm televiziv për kulturën shqiptare, si prodhim i pavarur i Ministrisësë Kulturës, transmetohet nga Radiotelevizioni Shqiptar (RTSH), me financimin ebuxhetit të miratuar për ministrinë.

4. Përmbajtja e programeve të emisionit të posaçëm televiziv për mësimin e gjuhësshqipe do t’u kushtohet interesave të arsimimit për komunitetet shqiptare jashtëvendit,sipaskurrikulës së përbashkët të realizuar për këtë qëllim, në bazë tëmarrëveshjes me qeverinë e Republikës së Kosovës.

5. Platforma e programeve të emisioneve të posaçme për mësimin e gjuhës shqipe,kulturën shqiptare dhe identitetin kombëtar të përgatitet nga një grup punendërinstitucional, që ngrihet me urdhër të Kryeministrit, me përfaqësues të ministrivepërgjegjëse për arsimin, kulturën dhe diasporën.

6. Transmetimet e programeve të miratuara do të inkurajojnë mësimdhënienon-linedhe,pas transmetimit periodik në “RTSH 3”, do të vihen në dispozicion të publikut tëinteresuar pa pagesë.

7. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Kulturës, për prodhimin,transmetimin dhe financimin e emisioneve të posaçme, sipas pikave 1, 2e 3, të këtijvendimi, të lidhin marrëveshjet përkatëse me Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH).

8. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri i Shtetit përDiasporën, brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, në bashkëpunim meRadiotelevizionin Shqiptar, të marrin masat e nevojshme për realizimin e emisionevetë posaçme dhe transmetimin e tyre, duke filluar nga viti i ri mësimor 2019-2020.

9. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Kulturës dhe ministri përgjegjëspër diasporën të mbështesin Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) përzbatimin emarrëveshjes me Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) për realizimin, brenda vitit2019, të programit të përbashkët televiziv mbi bazën e interesave të diasporësshqiptare.

10. Ngarkohen ministri i Shtetit për Diasporën, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dheMinistria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

Bordi i Qendrës Kulturore së bashku me komunitetin shqiptarë në Suedi, shpreh indinjatë të thellë, pakënaqësi dhe e kundërshton në tërësi vendimin e minstrit të Diasporës, Dardan Gashi për mbylljen e kësaj Qendre.

“Është vendim i pakuptueshëm, arbitrar dhe qëllimkeq karshi diasporës. Nuk i dimë arsyet dhe nuk e kuptojmë fare ligjshmërinë e vendimit.  Për këtë arsye pyesim njëzëri përse u vendos kështu?!  Cilat janë arsyet?

Kundërshtimet tona bazohen në punën që kemi bërë prej se Qendra u shpërngul në Malmö. Ministri ka deklaruar se QKK kanë dështuar, e kjo nuk është aspak e vërtetë për QKK në Suedi.  Nuk kishte datë, ngjarje historike shqiptare  që nuk e kemi shënuar, përkujtuar  ashtu siç është dashur brenda kësaj kohe sa ka funksionuar Qendra. Janë festuar festat kombëtare, janë përkujtuar datat historike, janë përuruar vepra e ekspozita dhe janë organizuar programe muzikore shqiptare e suedeze. Qendra Kulturore në Suedi ka pritu bashkëkombës nga shtete të ndryshme Skandinave, albanologë të huaj, diplomatë suedezë e danezë, përfaqësues të ambasadave e konsullatave tona, si dhe dashamirës të kombit e kulturës shqiptare në përgjithësi. Qendra Kulturore e Kosovës në Suedi ka ftuar e mirëpritur sidomos fëmijë të shumtë shqiptarë të diasporës, mësues, studentë shqiptarë e suedezë, ata fëmijë që sot e mot do të jenë vazhdimësi e qenies shqiptare dhe trashëgimisë sonë në Diasporë.

Të gjitha aktivitetet tona kulturore janë mirëpritur dhe janë dokumentuar  në mjetet e komunikimit në Kosovë, si në RTK , gazeta e portale të ndryshme dhe në faqen e Qendrës në Facebook .

Ministria e Diasporës që nga themelimi i Qendrës Kulturore në Suedi nuk është treguar serioze. Ministria emëron e shkarkon drejtorë pa kriter, sipas qejfit e pëlqimeve individuale e private. Duke vepruar kështu  ajo nuk ka menduar fare për çështjen kulturore, punën dhe  traditën kulturore të krijuar me mund në këtë Qendër.  Për ne, në Suedi nuk janë relevante dallaveret e njerëzve, zyrtarëve të kësaj Ministrie me njerëz të caktuar këtu në Suedi  e atje në Prishtinë. Relevante, jetike për ne është puna, angazhimi i sinqertë i njerëzve tanë në Qendër e jashtë saj, vazhdimësia, kultura, bashkimi e bashkëpunimi i komunitetit tonë.

Vendimi  i Ministrisë së Diasporës për të suspenduar aktivitetin tonë,  pa paralajmërim, pa shpjegim, pa arsyetim,  për ne është lojë e fëlliqur dhe një veprim i ulët i kësaj Ministrie.

Rreth shqetësimeve të komunitetit tonë në Suedi

Ministria e Diasporës nuk ka vepruar mirë as në Halmstad (kur u themelua së pari Qendra), nuk ka bërë mirë as tash me vendimin e vet për Qendrën këtu në Malmö. Nuk është përfillur fare komuniteti ynë, e do të duhej se në fund të fundit për ne është themeluar Qendra. Apo ndoshta, po del se është themeluar për nevojat e dikujt e interesat e ngushta të disave.

Vendimi vret punën tonë, dëshirat e mira të te gjithëve, aspiratat e vullnetin e treguar për ta ruajtur kulturën tonë, për të tubuar rreth kulturës e identitetit tonë kombëtarë njerëzit tanë, fëmijët tanë.

Suspendimi është skandal.

Me këtë vendim dëmtohet komuniteti ynë në tërësi, jo vetëm drejtori. Dëmtohen gjeneratat tona të reja, fëmijët  e Kosovës, ata fëmijë që për ditë e për natë padiktueshëm i nënshtrohen asimilimit.

Përhirë të kulturës sonë, Qendra duhet të funksionojë, pavarësisht konjukturave, qëllimeve të ulëta, pështjellimeve e dyfytyrësive të disave në Prishtinë.

Me një vendim të tillë arbitrar (arbitrar-sepse nuk dimë se çka është bërë keq apo  çka s´është punuar) shkelet kontributi ynë, gjaku ynë, djersa jonë, lufta jonë.

Për ne është nënçmuar Qendra Kulturore nga dikush, ajo Qendër ku ne jemi tubuar, kemi festuar e jemi çmallur.

Të shfrytëzohet mundësia e pjesëmarrjes në një tubim të paralajmëruar në Halmstad  me deputetë të Parlamentit të Kosovës. Para tyre të shtrohet pyetja përse suspendohet puna e Qendrës Kulturore në Suedi?

Të organizohemi më mirë, të fuqizohet puna e bordit kulturor dhe të pamundësohet veprimi i kujtdo qoftë  që të luajë me ne, me punën tonë.

Të bëhet publik halli ynë si Qendër në mjetet e komunikimit masiv në Kosovë.

Të stopojmë të këqijat e mundshme të deritashme, të analizojmë punën tonë  dhe të marrim përgjegjësitë për të ardhmen.

Të kërkohet analizë e plotë për arsyen e suspendimit nga Ministria e Diasporës . Përse është bërë ky suspendim?

Të kontaktohen mediat në Kosovë dhe të sqarohen punët”, thuhet në një reagim të QKK-së në Suedi.

Ndërkaq, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka raportuar ditë më parë në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku edhe ka paraqitur Ligjin për Diasporën.

Ai ka thënë se duhet të bëhet një televizion publik për diasporën, por kjo të bëhet bashkërisht me Shqipërinë dhe të mos këtë kosto. Sipas tij, Qendrat Kulturore nëpër diasporë të hapen bashkërisht me Shqipërinë.  

“Sa i përket amendamentimit të ligjit ekzistues për Kosovën, Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës ka bërë një marrëveshje gjithëpërfshirëse sa i përket diasporës. Ideja që qendrat kulturore kanë gjetur dështim, ju pata thënë që do të mbyllen dhe janë mbyllur. Ideja është që tash me Shqipërinë këto qendra të jenë të përbashkëta. Që të krijohet një ligj gjithëpërfshirës dhe adekuat propozimi ynë është që të kemi debate publike të përbashkëta në diasporë që ta diskutojmë draft-ligjin”, ka thënë ai.

RAGIP RAMAJ-Në Prishtinë sot ka filluar tryeza dyditore e diskutimit me temën Programi i Ndihmës për Media të Shërbimit Publik në Ballkanin Perëndimor, lidhur me financimin dhe modelet e qeverisjes dhe rregullimit të shërbimit publik transmetues të Kosovës. Në diskutimet e të pranishmëve, Transmetuesi Publik i Kosovës, RTK-ja, u trajtua në të gjitha segmentet – sfidat, sukseset, buxheti dhe e ardhmja e saj.


Në fjalën time prezantova nisiativën e mërgimtarëve për Kanalin Televiziv të Mërgatës dhe kërkova nga Komisioni për…Media sqarime se çfarë parasheh Projektligji për Transmetuesin Publik lidhur me Kanalin TV të Mërgatës.
Nait Hasani, Kryetar i Komisionit për…Media në Parlamentin e Kosovës, tha se, për shkak të kostos së madhe, ky projektligj nuk parasheh kanal të veçantë për mërgatën, por Kanali Satelitor i RTK-së do të jetë i rezervuar për transmetimet nga mërgata, qoftë edhe 24-orëshe.
Tryeza vazhdon punimet edhe nesër.