Twitter ishte rruga më e rëndësishme e komunikimit të Donald Trump: Pas mësymjes së Kapitolit në Uashington, shërbimi i medias sociale merr vendimin e bllokimit të vazhdueshëm të presidentit në largim.

“Pas një verifikimi të kujdesshëm të tweet-eve të llogarisë @realDonaldTrump”, ajo është “bllokuar në mënyrë të vazhdueshme”, bëri të ditur Twitter. Arsyeja është “rreziku për një nxitje tjetër të dhunës”, bëri të ditur shërbimi i lajmeve të shkurtra. Në një argumentim të mëtejshëm, Twitter konkretisht iu referua dy mesazheve të presidentit Trump në largim, ditën e premte. Në njërin prej tyre Trump kishte shkruar, se të 75 milionë “patriotët amerikanë të shkëlqyer”, që kanë votuar për të në zgjedhje, do të kenë edhe më tej në të ardhmen “një zë vigan”. Ata nuk do duhet të nënvlerësohen apo të trajtohen pa të drejtë në ndonjë formë. Në një mesazh tjetër, Trump bëri të ditur, se ai nuk do të marrë pjesë më 20 janar në ceremoninë e dorëzimit të mandatit tek pasuesi, Joe Biden.

Shpërndaje në