Administrata e Trump njoftoi të premten sanksione të reja lidhur me okupimin e Krimesë dhe dhunën e vazhdueshme në Ukrainën lindore, pak ditë përpara një afati përfundimtar të mandatuar në Kongres për një zbatim të veçantë dhe të gjerë të sanksioneve të lidhura me Rusinë.

Në një njoftim për shtyp, Departamenti i Thesarit tha se janë sanksionuar 21 individë dhe nëntë subjekte nën autoritetet ekzistuese, duke përfshirë zyrtarët e qeverisë ruse dhe kompanitë ruse të lidhura me projektet në gadishullin e diskutueshëm të Krimesë.

Agjencia gjithashtu i sanksionoi udhëheqësit e lartë të dy grupeve separatiste ukrainase, Republikës Popullore të Donetskut dhe Republikës Popullore të Luhanskut, si dhe personave dhe subjekteve që thuhet se u kanë dhënë atyre mbështetje materiale.

“Qeveria e SHBA është e angazhuar për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për të synuar ata që përpiqen të minojnë marrëveshjet e Minskut”, tha në një deklaratë sekretari i Thesarit Steve Mnuchin.

“Ata që ofrojnë mallra, shërbime apo mbështetje materiale për individët dhe subjektet e sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara për aktivitetet e tyre në Ukrainë mund të përballen me sanksione të SHBA’së”, theksoi ai.

Deri të hënën, administrata duhet të zbatojë një sërë sanksionesh shtesë që synojnë të ndëshkojnë Rusinë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Këto sanksione u mandatuan nga Kongresi në një projekt-ligj të miratuar vitin e kaluar, të cilin Presidenti Donald Trump kundërshtoi me zë por megjithatë nënshkroi ligjin.

Sanksionet e së premtes, megjithatë, bien nën katër urdhra ekzekutivë ekzistues dhe janë të fundit në një seri veprimesh të ndërmarra nga administrata amerikane për të ushtruar presion ndaj qeverisë ruse.

Shpërndaje në


15 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget