E djathta ekstreme dhe grupet anti Bashkimit Evropian kanë përdorur rrjetin social Facebook për të shpërndarë mesazhet e tyre dezinformuese para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, thotë grupi që përcjell fushatat elektorale në Evropë Avaaz.

Grupi thotë që hetimi i tyre ka identifikuar përmbi 500 faqe të dyshimta dhe grupe të Facebook’ut në Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Spanjë dhe Britani të Madhe. Llogari të rreme ishin përdorur gjithashtu për të shpërndarë postimet sa më shumë.

Përmbajtjet e këtyre postimeve janë parë 533 miliona herë gjatë këtyre tre muajve, thotë Avaaz. Këto kanë përfshirë imazhe me përmbajtje të doktrinave të tyre, lajme të rreme, postime që promovonin nacionalzmin, faqe që mbështetënin individë të caktuar dhe grupe që nxisnin dhunën ndaj myslimanëve.

Disa nga këto postime, të cilat përfshinin edhe simbole të lidhura me nazismin në Gjermani janë të paligjshme.

Avaaz i ka ndarë të gjeturat me Facebook’un, të cilët kanë reagur duke fshirë disa nga këto llogari.

‘’Ne kemi larguar disa nga këto llogari të rreme dhe të duplikuara që po shkelnin politikat tona. Ne gjithashtu kemi marrë aksione kundër disa faqeve që vazhdimisht kanë postuar informata të rreme”, ka thënë një zëdhënës i Facebook për CNN.

Më shumë se 350 milionë njerëz nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të votojnë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Euroskeptikët dhe partitë e së djathtës pritet që të tregojnë sukses këto zgjedhje. Sondazhet kanë treguar që këto parti mund të fitojnë së paku 35% të ulësve në këto zgjedhje.

Avaaz thotë që faqet me lajme të rreme ishin ndjekur nga së paku 32 milionë njerëz, shumë më shumë se faqet zyrtare të partive të së djathtës ekstreme.

Shpërndaje në


20 October 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget