Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut ka vizituar Shtëpinë e Bardhë. Ai solli një letër të madhe me vete.

Vetëm fakti se një top-diplomat i Koresë së Veriut ka vizituar Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe ka takuar Donald Trump është lajm spektakolar.

Dhe fakti që diplomati i lartë me emrin Kim Yong Chol fizikisht solli një letër nga Kim Jong , të cilën ai ia dorëzoi personalisht presidentit amerikan, është gjithashtu një pikë referimi.

Megjithatë, madhësia e letrës së dorëzuar nga delegacioni i Koresë së Veriut është ende më i jashtëzakonshmi i gjithë çështjes.

Zarfën,të cilën Donald Trump e mbanë në duart e tij, është me një madhësi të madhe dhe gati arinë madhësinë e një gazete të palosur.

– Ishte një letër shumë interesante, e vetmja gjë që deklaroi Donald Trump  në konferencën e mëvonshme për shtyp.

Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë  i Koresë së Veriut që ka vizituar Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i mijëvjeçarit, shkruan agjencia e lajmeve AP.

Sidoqoftë, takimi në Dhomën Oval rezultoi me një marrëveshje për në një takim midis Donald Trump dhe Kim Jong më 12 qershor në Singapor,pas një negociate afatgjatë mes dy vendeve.

rtvzeri.com

Shpërndaje në


21 September 2019

Facebook

Facebook Pagelike Widget