Jep dorëheqjen kryeministrja britanike
Theresa May njoftoi sot dorëheqjen nga posti i kryeministres.
Kryeministrja britanike do të largohet nga posti i saj si lidere e konservatorëve më datë 7 Qershor, duke i hapur kështu rrugën një kryeministri të ri.
Në një deklaratë të bërë para Downing Street, May tha se kishte bërë më të mirën për të respektuar rezultatet e referendumit të 2016-s.
Mej u detyrua të japë dorëheqjen pasi Parlamenti Britanik ka refuzuar tri herë projektin e marrëveshjes me Bashkimin Europian mbi daljen e Londrës.
Ajo shtoi se largohet me keqardhje të madhe që mundi ta çonte deri në fund Brexit-in.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër”, tha Mej e përlotur. “Por sigurisht që s’do të jem e fundit.”
Lajme të ngjajshme:
Sajid Javid,pakistanezi që bëhet sekretar i Brendshëm i Britanisë
Hakerët vjedhin informacionet për desertorët e Koresë së Veriut
Ushtria e Rusisë, një fuqi e mbivlerësuar: Fundi i shpejtë i luftës, në horizont?
Profesori malazez: Rusia tashmë e ka humbur luftën!
New York Times- Facebooki ka shitur të dhënat e përdoruesve