60 TË VDEKUR NGA SULMI I ORGANIZATËS TERRORISTE BOKO HARAM
Sulmi i kryer nga grupi xhihadist, Boko Haram në qytetin Ran të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e 60 personave, njoftoi “Amnesty International”, që kreu një hetim.
“Sulmi më i përgjakshëm i Boko Haram në Ran, qytet në verilindje të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave”, theksoi kjo organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Sulmi është kryer të hënën e kësaj jave, por nuk ka pasur informata të plota për numrin e viktimave .
Nga ana tjetër rreth 30000 persona janë arratisur në drejtim të Kamerunit, për t’i shpëtuar këtij grupi xhihadist që kontrollon këtë zonë.
Lajme të ngjajshme:
ISH PRESIDENTI I KORESË SË JUGUT DËNOHET ME 15 VJET BURGIM
Kim Jongu i dërgoi një letër gjigande Trumpit- spekulime për shkakun e madhësisë
Në NATO dhe me armë bërthamore: Vetëm kështu Ukraina nuk do të sulmohet më nga Rusia
Kongresi i Radikalëve Serbë zgjedh Sheshelin kryetar dhe bën thirrje për luftë
Irani ndalon mësimin në gjuhën angleze