“Air Albania” nis punën, ja kush janë aksionerët e kompanisë ajrore shqiptare
Qeveria shqiptare i hapi rrugën ligjërisht kompanisë shqiptare të fluturimit “Air Albania”.
Pas promovimit dhe prezantimit se më 1 qershor 2018 do të niste fluturimet e para, është publikuar edhe vendimi numër 309 datë 16 maj 2018 firmosur nga kryeministri Edi Rama që e njeh zyrtarisht kompaninë.
Mësohet se si aksionerë janë Albcontrol SHa, MDN Investment dhe Turkish Airlines.
Aksionerët janë tre kompanitë e sipërcituara ndërsa Albcontrol në këtë ortakëri do të përfaqësojë interesat shtetërore.
Ndërkohë, mësohet se sipas vendimit Albcontrol dhe MDN Investment do të kenë mazhorancës e aksioneve prej jo më pak se 51 % të tyre ndërsa pjesa takuese prej 49 % i kalon Turkish Airlines.(TemA)
Lajme të ngjajshme:
Militantët e PD-së rrahin veteranët e luftës tek Varrezat e Dëshmorëve
Negociatat në tetor, Rama: Lajm pozitiv nga Europa
Rama: 100 mln euro nga BE dhe BERZH,ja qytetet ku do përdoren
Ndërtimet pa leje në Durrës, arrestohen 17 policë dhe punonjës bashkie
Rama në Bruksel më 1 Mars/ Do takohet me Borrell, Ursula Von Der Leyen dhe Verhelyi për çeljen e neg...