Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t’i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)
Mos ofendo askënd në jetë
Se gjuha është një thikë e mprehtë
E plaga e saj nuk është e lehtë.
Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)
Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)
Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)
Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)
Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)
Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
Të vdesim kur vdekja është mjek yni.
Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.
Duaj atdhenë si shqiponja folenë – (Jug-Shqipëri)
Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)
Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
Cfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.
Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)
Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s’kemi qeshur – (S.Shamfor)
Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)
Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)
E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.
Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)
Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)
Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri)

Shpërndaje në